Blije këtë produkt
700 Lekë

102 MINUTA ( Botuar nga: Doruntina në 2006 )

Autori:  Jim DwyerKevin Flynn
Përkthyesi:  Raimonda Vucini

Ne e dimë të gjithë çfarë po bënim atë ditë, më 11 shtator 2001, por çfarë po bënin ata? Ata, pikërisht ata, avokatë, sekretarë, funksionarë, bankierë, tregtarë, punonjës sigurimesh, larës xhamash, mirëmbajtës, të gjithë ata që popullonin Kullat Binjake në momentin e përplasjes. Mendonim se kishim parë gjithçka, se kishim lexuar gjithçka, por për vetë katastrofën nuk kishte asgjë. Ngjarja e gozhdoi të gjithë planetin përpara pamjeve televizive të pashembullta të atyre dy grataçelave në flakë, por u deshën katër vjet që ky rrëfim "i hollësishëm" dhe "i ankthshëm", sipas shtypit amerikan, të dilte në dritë. Çfarë ndodhi në të vërtetë në ato dy kulla, ato ditë, gjatë 102 minutave që rrodhën nga goditja e avionit të parë te shembja e kullës së dytë? Cili ka qenë fati i mijëra njerëzve në Kullat Binjake nga ora 8 e 45 minuta deri në orën 11 e 20 minuta? Çfarë po ndodhte në brendësi, ndërkohë që mbarë bota ndiqte zhvillimin e kësaj drame nga jashtë? Kësaj pyetjeje mund t'i jepte përgjigjie vetëm një libër, "102 minuta" është përshkrim i jashtëzakonshëm i këtij krimi.

Çmimi: 700 Lekë
Blije këtë produkt
700 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Doruntina (2006)
  • Botuar në: 2006
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-10: 99943-795-4-2
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 280
  • Përmasat e librit: 134 x 205 x 17 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania