Blije këtë produkt
750 Lekë

50 shijet e pastave ( Botuar nga: Dudaj në 2018 )

Autori:  Renato Mekolli

Dashuri e përjetshme për pastën! Pasta... mmm, sapo mendoj për të, më vjen menjëherë në mendje Italia e bukur. Asnjë vend tjetër nuk e gatuan dhe e shijon këtë ushqim të dashur me aq pasion sa një Italian! Pasta mbart një histori të hershme, e cila na kthen pas në kohën e Romës së vjetër, pikërisht 100 vjet para Krishtit, kur Ciceroni dhe Orazio përdorën si gatim "rripat e butë e të sheshtë" të përgatitur vetëm me miell dhe ujë e nga të cilat rrjedh sot lazanja. Në Mesjetë, në vitin e largët 1292, Marko Polo, sipas disa legjendave, solli spagetin nga Kina. Por disa të dhëna të tjera tregojnë se në vitin 1154, gjeografi arab Al-idrin ka folur për "një ushqim në formë fijesh të bëra me miell", i quajtur ndryshe "itryah", i cili përgatitej në Trabia, Palermo. Mendohet që pasta e ka origjinën nga kjo province dhe më vonë u quajt "maccheroni" (makarona). Pas vitit 1700, ishin napolitanët, ata të cilët ndryshuan kuptimin e "makaronave", duke i quajtur ato "pasta". Me kalimin e viteve, ky ushqim me shumë vlera u zhvillua dhe u përhap edhe në vende të tjera të botes, duke shpërndarë në çdo shtëpi "dashurinë e së dielës së ngrohtë familjare". Kjo është arsyeja se pse e dua kaq shumë pastën...

Çmimi: 750 Lekë
Blije këtë produkt
750 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dudaj (2018)
  • Botuar në: 2018
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99943-0-557-5
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 138
  • Përmasat e librit: 148 x 160 x 5 mm

Njihu me Autorin

Renato Mekolli -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania