Blije këtë produkt
1200 Lekë

Abandoni ,Engjëlli i Skëterrës ( Botuar nga: Pika pa sipërfaqe në 2018 )

Autori:  Ernesto Sabato
Përkthyesi:  Erion Karabolli

Një histori e errët dhe e fuqishme, e cila zhvillohet në një Buenos Aires klaustrofobik,që parathotë shumëçka për ngjarjet e trazuara politike që do përjetonte pak vite më vonë ky qytet. Jemi në qytetin e skuadroneve të vdekjes, të torturave; po ashtu, jemi në qytetin e inteligjenciesë radikale, të majtëve radikalë, mes fretërve borgjezë dhe të rinjve të sinqertë e të dhënë pas politikës e filozofisë, mes të cilëve ndodhet autori i këtyre faqeve, i cili jeton me ta, duke vuajtur e duke u zhgënjyer me personazhet e romanit, si të ishin prej mishi e prej gjaku. Ai thur një roman që ushqehet me të gjitha format që mund të marrë fjala: dialogë, faqe ditari, artikuj gazetash, përshkrime ëndrrash, rrëfime të kulluara etj; duke krijuar kësisoj një nga veprat më të rëndësishme të ietërsisë bashkëkohore.

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Pika pa sipërfaqe (2018)
  • Botuar në: 2018
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-185-62-4
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 544
  • Përmasat e librit: 142 x 221 x 35 mm

Njihu me Autorin

Ernesto Sabato -

Ernesto Sabato u lind më 1911 në Rojas, pranë Buenos Airesit. Në vitet 1930 diplomohet për fizikë. Më pas shkon në Europë, në fillim në Bruksel e më pas në Paris, ku frekuenton qarqet e surrealistëve. Më 1940 kthehet në Argjentinë si profesor i fizikës në universitetin e La Platës të Buenos ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania