Faqja e autorit

Agatha Christie - 02 Mars 2019


Agatha Christie (1890-1976) shkrimtare e shquar angleze, e konsideruar si "Mbretëresha e krimit", sepse krijimtaria e saj gjithmonë ka pasur në qendër motive të botes së krimit, vrasjeve, grabitjeve etj. E njohur per 66 romanet e saj dhe 14 vëllimet me tregime, të cilat kryesisht kanë pasur personazhe detektivin Herkul Puaro dhe Miss Marpëllin, por më pas edhe detektivët Harlej Kuin, Mr. Parker Pajn dhe Tomi e Tupensa, Christie ka shkruar edhe dhjetëra pjesë teatrale të suksesshme. Mjaft vepra i ka botuar me pseudonimin Mary Westmacott dhe shumë nga romanet e saj janë ekranizuar. E përkthyer në mbi 100 gjuhe, vepra e Agatha Christie ka shënuar një rekord kopjesh të shitura në të' gjitha kohërat (2 miliardë), duke u renditur e treta, pas veprave të Shekspirit dhe Bibles.
Në vitin 1971, Agatha Christie mori Urdhrin e Lartë Dame Commander e Perandorisë Britanike, për kontributin e saj të rëndësishëm në letërsi.

Shiko librat e autorit

titleToAlt
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania