Faqja e autorit

Agim Vinca


Agim Vinca lindi më 22 maj 1947 në Veleshtë të Strugës (Maqedoni). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Strugë. Studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në vitin 1970, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës., ku edhe magjistroi dhe doktoroi. Është profesor ordinar në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ku ligjëron Letërsinë e sotme shqipe.
Agim Vinca është njëri nga poetët e njohur bashkëkohorë shqiptarë dhe njëri ndër studiuesit më të dalluar të letërsisë shqipe. Agim Vinca merret edhe me përkthime letrare. Jeton dhe punon në Prishtinë.Tani Agim Vinca është 67 vjec.

Shiko librat e autorit

titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania