Blije këtë produkt
1000 Lekë

Ali Maliqi në historinë e Dibrës dhe Shqipërisë ( Botuar nga: Botart në 2019 )

Autori:  Albert Kotini

...Në kontaktet që kishte me Cen Elezin, Enver Hoxha i propozoi të ndërhynte pranë Ali Maliqit për t'u dorëzuar. Kjo ndërhyrje, duke shtuar këtu edhe amnistinë, natyrisht edhe praninë e Cen Elezit, bëri që Ali e Ferik Maliqi të dorëzoheshin. Me 12 maj 1945, pas grupit të parë të Bahri Omarit me shokë, dolën në gjyq rreth 30 vetë, nga të cilët 13 u dënuan me vdekje: Ali Maliqi, Aziz Kaloshi, Hajredin Zogolli, Maliq Karasani, Murat Basha, Curr Ajazi etj. Ndërsa Cen Elezi, i fyer për prerje në besë, i kërkoi takim Enver Hoxhes dhe i tha: "Më kërkove të ndërhyja për Ali Maliqin për ta dorëzuar ,duke më premtuar se vetëm do ta internonit. Unëe, i mbështetur në fjalën tuaj ,ndërhyra dhe e dorëzova mbi ato kushte që ju vetë më premtuat. Aliu, i mbështetur në fjalën tuaj dhe timen, u dorëzua, ndërsa tani e dënojnë me vdekje. Kjo më turpëron e nuk më lë nderi të shkoj në Dibër për prerje në besë të mikut. Kërkoj që edhe ju ta mbani fjalën e premtimin që më dhatë, së paku duke i falur jetën. Në fillim, Enveri i tha se këto punë i zgjidh Koçi Xoxe, por Cen Elezi ngulmoi, duke thënë: "Jeni ju që ma bëtë kërkesën dhe unë e çova fjalën tuaj në vend, duke besuar si burri burrit, sepse unë as kam biseduar me Koçi Xoxën dhe s'kam përse t'i drejtohem atij"...

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botart (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-219-87-9
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 272
  • Përmasat e librit: 142 x 206 x 23 mm
  • Pesha: 380 g

Njihu me Autorin

Albert Kotini -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania