Blije këtë produkt
2000 Lekë

Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike ( Botuar nga: Iceberg në 2013 )

Autori:  Irakli Koçollari

Dokumentet që sjell ky punim janë një copëz e "këtij mozaiku" të madh, që "stuhitë" e kohëve e kanë shpënë larg në Arkivat Britanike. Ato vijnë për herë të parë për të plotësuar sadopak të panjohurat e shumta që ka "mozaiku i lashtë" i historisë së vendit tonë. Fondi i tyre na bën me dije për anë dhe çështje tërësisht të panjohura të një figure pak të njohur, shumë të debatuar, por që zë një vend të rëndësishëm në historinë e vendit tonë, Ali Pashës. Veç lëvizjeve pak të ndriçuara me karakter politik, ushtarak, diplomatik, apo ekonomik të këtij hegjemoni, dokumentet e arkivave britanike të këtij botimi sjellin edhe të dhëna me mjaft interes rreth përpjekjeve të këtij burri për mëvetësi dhe indipendencë. Këto dokumente vënë përpara drojës pretendimet e historiografisë tradicionale vendase apo të huaj për fillesat e nacionalizmit dhe përpjekjet gati një shekull më parë të këtij hegjemoni për një shtet të mëvetësuar dhe indipendent.

Çmimi: 2000 Lekë
Blije këtë produkt
2000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Iceberg (2013)
  • Botuar në: 2013
  • ISBN-13: 978-9928-4140-0-7
  • Nr. faqe: 480
  • Përmasat e librit: 170 x 240 x 45 mm

Njihu me Autorin

Irakli Koçollari -

Dr. Irakli Koçollari ka një karrierë të pasur në fushën e diplomacisë ku ai ka shërbyer në detyra të larta pranë shërbimeve diplomatike Shqiptare në Evropë. Dr. Koçollari ka shërbyer në detyra të larta në institucionet shtetërore, përfshi këtu edhe në shërbimet e inteligjencës ku ai ka mbajtur ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania