Faqja e autorit

Anastas Angjeli


Profesor në fushën e ekonomisë dhe financës, me nje kontribut të shquar, vecanërisht në atë të Financave Publike dhe te Reformave Strukturore ne Ekonomi. Prej vitit 1982 e më pas ka kontribuar në profesoratin e Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës e më tej, pas vitit 1990, me angazhimin e tij në politikë. Ka qenë Deputet i Kuvendit të Shqipërisë prej vitit 1991-2005, disa herë drejtues i komisioneve kuvendore për cështjet ekonomike e financiare dhe Ministër i Ekonomisë, Ministër i Financave dhe Ministër i Punës dhe Cështjeve Sociale, për një periudhë të gjatë kohe gjatë tranzicionit. Prof. Dr. Angjeli është themelues i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe Rektor që prej vitit 2009-2013 dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë që prej vitit 2009.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania