Blije këtë produkt
700 Lekë

Andrea Topia dhe Princesha Helena ( Botuar nga: Botime Enja në 2019 )

Autori:  Resmi Osmani

Madhëria e tij Robert D'Anzhu, bir i Karlit II, u kurorëzua mbret i Napolit pas vdekjes së të vëllait Filip I, më 1309. Kurorën mbi kryet e tij, në një ceremoni madhështore, e vuri vetë Hirësia e tij Apostolike Papa. Ishte tridhjetë e një vjeç. Që në moshën njëzet vjeçare, u martua me Jolandën e Aragonës, e cila i solli si pajë disa krahina. Ajo i lindi dy djem, princët Karlo dhe Luixhi. Qe jetëshkurtër. Martesa e saj zgjati pesë vjet dhe nuk arriti ta shihte të shoqin mbret. Dy vjet pas vdekjes së saj, Roberti u martua me princeshën Sança të Aragonës, bijë e mbretit Xhejms III të Majorkës. Çifti nuk pati fëmijë nga kjo martesë. Gjatë kohës së vejanisë, por edhe më pas, madhëria e tij, mbreti Robert,pati disa aventura dashurore dhe lidhje jashtë- martesore me oborrtare të vetat, gjë e zakonshme për ato kohë. Njëra prej tyre, markeza Maria D'Akuino. lindi një vajzë që e quajtën Helena - Fiameta. Mbreti, e njohu për bijë Helenën dhe i dhuroi markezës D'Akuino një kështjetllë në Gargano bashkë me feudin e saj, ku ajo u tërhoq për të rritur të bijën dhe për të ndarë dashurinë me mbretin. Kur Helena ishte dy vjeçe, e ëma e saj, markeza vdiq papritur. Pati fjalë që e helmoi i shoqi, markezi D'Aquino, që se gëlltiti dot turpërimin e tij. Helenën, mbreti Robert, e tërhoqi në pallatin mbretëror. U rrit me gjithë hiret dhe nderimet e një princeshe dhe thonë që mbreti e donte edhe me shume se dy djemtë, që i kishte nga e ndjera mbretëreshë Jolanda. Kur erdhi në moshë martese, dorën e princeshës Helenë, e kërkuan shumë princër e fisnikë të shquar. Por mbreti nuk ngutej. Me bukurinë dhe hiret e saj mbretërore, ai e shihte Helenën si një mundësi për të lidhur një miqësi, që do ta ndihmonte për të shtrirë ndikimin e tij në një rajon të ri, jashtë sundimit të tij. Ky rast erdhi kur kërkesën për fejesë e bëri princi franko-gjerman Filip D' Kurtenav, që kishte edhe titullin Perandori Latin i Kostantinopojës dhe qeveriste principatën e Moresë dhe ishujt e Egjeut. Kërkesa u pranua. Këtu zë fill edhe ajo që do të rrëfejmë.

Çmimi: 700 Lekë
Blije këtë produkt
700 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botime Enja (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-297-15-0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 176
  • Përmasat e librit: 140 x 210 x 10 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania