Faqja e autorit

Anisa Markarian


ANISA MARKARIAN lindi në Tiranë me 4 korrik 1962, bijë e një nëne shqiptare dhe e një babai armen, i cili u mbijetoi masakrave të gjenocidit otoman dhe zgjodhi Shqipërinë për atdhe të dytë. Me gjithëe prirjet për artin, sidomos për letërsinë e kinematografinë, ajo kreu studimet për mjekësi e punoi si mjeke anesteziste-reanimatore në Spitalin Nr. 2 të kryeqytetit deri në vitin 1991, kur emigroi në Francë.
Krijimtarinë në letërsi e kinematografi e shpreh që në rininë e hershme.
Disa nga tregimet e saj të para u botuan në vëllimet Stina e gonxheve (përzgjedhje me proza nga autorë të rinj, Sh. B. Naim Frasheri, 1990) dhe Jete tjeter (antologji me krijime nga autorë mjeke, Neraida 2001). Në vitin 1999 boton librin e parë, Sënduku i kujtimeve, përmbledhje tregimesh (Botime Cabej).
Në moshën 16-vjeçare interpreton rolin e Dhurates në filmin Vajzat me kordele të kuqe, dy vjet më vonë fiton kupën e Festivalit të 4-t të Filmit Artistik Shqiptar si interpretuesja më e mirë në një rol kryesor femëror (roli i Zanës në filmin Nealo stine). Në dy filmat që pasuan, Pranvera s'erdhi vetëm (1988) dhe Ngjyrat e moshës (1990) është skenariste dhe interpretuese e personazhit kryesor.
Romani 15 ditë prilli është libri i saj i dytë.
Anisa Markarian jeton e punon në Francë si mjeke urgjentiste dhe lektore në dietëtikë--nutricion.
Artistikisht shprehet vetëm në gjuhën e saj amtare, në shqip.

Shiko librat e autorit

titleToAlt
Çmimi: 1500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania