Blije këtë produkt
700 Lekë

Apartamenti në katin e katërt ( Botuar nga: Ombra GVG në 2019 )

Autori:  Charles Casha
Përkthyesi:  Anisa Trifoni

Në këtë roman, autori ndërton ngjarje që ndërthuren me njëra tjetrën, me të tashmen dhe të shkuarën e tyre, duke krijuar histori e cila të shtyn për ta ndjekur me vëmendje rrjedhën e subjektit. Samueli, protagonisti i romanit është një djalë vetmitar, i mënjanuar nga shoqëria dhe i detyruar që të përjetojë pasojat e vendimeve dhe sjelljeve të të tjerëve. Gjendja e tij psikologjike rëndohet edhe më shumë mbas vdekjes së nënës, të cilën qëllimisht autori e ka lënë pa emër. Duke e vizatuar Samuelin si viktimë shoqërore, Casha ndërton marrëdhënie aktive mes lexuesve dhe personazheve të tjerë të veprës, për të zbuluar nëse ata do të ia dalin mbanë për të thyer zinxhirët në të cilën i ka mbërthyer fati. Mes personazheve të tjerë është edhe Kristina një grua e thjeshtë e edukuar dhe rritur në një ambient me parime fetare, por që nuk e ka njohur dashurinë e bashkëshortit. Ajo besonte se misioni i saj si grua ishte kujdesi për familjen, edukimi i fëmijëve dhe shërbimi ndaj bashkëshortit. Por kur edhe ky rol iu mohua; ajo përjeton zhgënjime të thella dhe shtëpia e bukur e ndërtuar nga burri i saj ishte kthyer në një burg. Vepra e Casha-s, me një galeri komplekse personazhesh është një thirrje për reflektim shoqëror.

Çmimi: 700 Lekë
Blije këtë produkt
700 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Ombra GVG (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-10: OM126
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 272
  • Përmasat e librit: 136 x 202 x 20 mm

Njihu me Autorin

Charles Casha -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania