Faqja e autorit

Arben Puto


Arben Puto (Gjirokastër, 1924 - Tiranë) është jurist, politolog dhe profesor.Mësimet parauniversitare e kreu në Liceun francez të Korçës (1935-1939), në Liceun francez dhe Liceun klasik në Romë. Mori pjesë në LANÇ, fillimisht në Gjirokastër pastaj në Tiranë. Arsimin e ndërprerë e përfundoi pas çlirimit në gjimnazin e "Tiranës" sot gjimnazi "Qemal Stafa" më 1946. Studimet e larta i kreu në Moskë në Fakultetin e Drejtësisë dhe i perfundoi më 1951 në degën e së Drejtës Ndërkombëtare Publike. Me hapjen e UT-së më 1957 punoi si pedagog deri më 1990. Ka bërë shpjegimin e disa termave të shkencës e të teknikës për hartuesit e Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania