Blije këtë produkt
800 Lekë

Ari i rremë ( Botuar nga: Dituria në 2016 )

Autori:  Maro Douka
Përkthyesi:  Maklena Nika

Ndryshimi i regjimit ishte një epokë kalimtare dhe fluide, plot kundërshtime dhe surpriza... Secili më vete dhe të gjithë së bashku kërkonin të pagabueshmen. Disa kërkonin shpërblime dhe disa heshtnin... Pikërisht në atë kohë shfaqet prozatorja e re Maro Douka, që me Arin e rremë hap perden e zbulon peizazhin e brendshëm dhe të jashtëm të kohës në të gjitha përmasat. Ngjarjet e romanit zhvillohen në vitet e para të ndryshimit të regjimit, mbulojnë periudhën e diktaturës me projektimet historike në klimën e luftës së ftohtë, gjatë Luftës Civile, pushtimit gjerman dhe shkatërrimit të Azisë së Vogël. Në ngjarje marrin pjesë personazhe nga të gjitha shtresat shoqërore... Gjetja më e rëndësishme është heroina kryesore dhe rrëfimtarja: Mirsinia. Mjet për-zgjedhjeje nga bregu përballë i shkrimtares, nga klasa borgjeze. Kështu Douka mban distancë dhe gjendet në pozicion të favorshëm, ndërsa gdhend një heroinë larg përjetimeve të saj personale me ç'ka lë të kuptohet. Te Ari i rremë bashkudhëtojnë përvoja personale dhe vullneti artistik... Sinereza e subjektives dhe objektives është dallgë-zuese me variante dhe ngjyrime elegante dhe të ndërlikuara. Nuk ekzistojnë karaktere absolutë: asnjë personazh nuk është vetëm simpatik apo antipatik. Të gjithë personazhet janë sintetikë. Botët e ndryshme që monumentohen në roman nuk ndahen, por ndërthuren me njëra-tjetrën. Dramatikja kombinohet me liriken...

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dituria (2016)
  • Botuar në: 2016
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-10: 978-9928-217-15-8
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 280
  • Përmasat e librit: 140 x 210 x 23 mm
  • Pesha: 370 g

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania