Blije këtë produkt
1400 Lekë

Aziatikë Çmëndurisht të Pasur ( Botuar nga: Bota Shqiptare në 2019 )

Autori:  Kevin Kwan
Përkthyesi:  Nikolla Langore

"Aziatikë çmendurisht të pasur" është romani debutues argëtues që rrëfen për tri familje super të pasura kineze dhe për thashethemet, përgojimet dhe makinacionet që ndodhin kur një nga djemtë më të pasur të Azisë sjell në shtëpi të dashurën e tij KLA (kineze e lindur në Amerikë) për të marrë pjesë në dasmën e vitit. Kur Rejçëll Çu pranon ta kalojë verën në Singapor me të dashurin e saj Nikolas Jang, ajo përfytyron një familje të thjeshtë, udhëtime për të vizituar ishullin dhe pushime të bukura me djalin me të cilin shpreson të martohet një ditë. Çka ajo nuk di është se shtëpia e familjes së Nikut është në të vërtetë pallat, se do të udhëtojë më shumë me aeroplane private sesa me makina dhe se me një nga beqarët më të lakmuar të Azisë përkrah mund të bëhet shënjestër e goditjeve. E ndodhur në botën e shkëlqimit përtej përfytyrimit të dinastive Rejçëlli takon Astridën, vajzën seksi e të famshme të shoqërisë singaporase; Edin, familja e të cilit jeton praktikisht në faqet e revistave të Hong-Kongut; si dhe Elenorën, nënën e tmerrshme të Nikut, një grua që ka mendimet e saj fikse se me cilën vajzë duhet a nuk duhet të martohet i biri. Argëtues, tërheqës dhe plot me situata të pazakonta, "Aziatikë çmendurishf të pasur" jep një vështrim nga brenda të shoqërisë së lartë aziatike, një tablo të saktë të përplasjes midis të pasurve të vjetër e të rinj; midis kinezëve të përtejdetit dhe kinezëve të kontinentit. Por edhe një rrëfim të mrekullueshëm për faktin se çfarë do të thotë të jesh i ri, i dashuruar dhe jashtëzakonisht, "çmendurisht", i pasur.

Çmimi: 1400 Lekë
Blije këtë produkt
1400 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Bota Shqiptare (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-00-325-6
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 480
  • Përmasat e librit: 141 x 250 x 32 mm

Komente editoriale

Bestseller #1 New york Times nga Kevin Kwan [Shtëpia botuese]

Romani Aziatikë çmendurisht të pasur u shkrua nga Kevin Kwan në vitin 2013.Kwan ka thënë se kishte si qëllim të ''paraqiste një Azi bashkëkohore për lexuesit amerikanoveriorë'' dhe se romani bazohej në përvojën e tij të fëmijëris ë në Singapor.

Romani u bë bestseller dhe u pasua nga dy libra të tjerë :

E dashura e parë kineze (2015) 

Problemet e të pasurve  (2017)

 

Një roman zbavitës dhe prekës,bestseller i New York Times.

 

Ky roman veror 48 karatësh është çmendurisht argëtues.

-Entertaiment  Weekly

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania