Blije këtë produkt
1400 1120 Lekë

Bija plëngprishëse ( Botuar nga: Ombra GVG në 2015 )

Autori:  Jeffrey Archer
Përkthyesi:  ALEKSANDER KOLI

E bija e Abelit, emigrantit polak, Florentina Rosnovski, ndan të njëjtën dashuri për Amerikën dhe ka të njëjtat ideale dhe ëndrra për të ardhmen si i ati. Por ëndrra e saj e madhe është që të ulet në karrigen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Djali i artë, Riçard Kein ka lindur në luks. Është pasardhësi i një manjati bankier, është i pashëm, i suksesshëm, dhe i vendosur për të çarë vetë rrugën në jetë, dhe për të ndërtuar të ardhmen me gruan që dashuron. Kur nuk janë më shumë se një hap larg nga realizimi i ëndrrës së Florentinës, befas gjenden në pragun e çmimit shkatërrues të pushtetit.., betejës titanike të tradhtisë e mashtrimit që zgjohet nga e shkuara, nga hakmarrja midis dy gjeneratave shfaqet kërcënuese për të shkatërruar gjithçka që Florentina dhe Riçardi kanë luftuar për të arritur. Ky libër është vazhdimi i sagës së  Keini dhe Abeli dhe vazhdon të zbulojë detajenemocionuese të jetës së Florentinës  bijës së multimilionerit Abel Roznovski.

Çmimi: 1400 1120 Lekë
Blije këtë produkt
1400 1120 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Ombra GVG (2015)
  • Botuar në: 2015
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-06-116-4
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 682
  • Përmasat e librit: 141 x 205 x 49 mm

Njihu me Autorin

Jeffrey Archer -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania