Blije këtë produkt
1000 Lekë

Bikini ( Botuar nga: OMSCA-1 në 2010 )

Autori:  Janush Vishnjevski
Përkthyesi:  Sokrat Gjerasi

Romani i ri i Janush Vishnjevskit "Bikini", i botuar në origjinal në vitin 2009, ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm. Në të rrëfehet historia e dashurisë së një gjermaneje me një amerikan, në fund të Luftës së Dytë Botërore. Nga Dresdeni i shkatërruar pas bombardimeve, nëpër Nju-Jorkun ku zien jeta, deri në atolin e virgjër, të paprekur nga qytetërimi, “Bikini”, është odiseja e Anës, e vajzës gjermane. Ajo është e bukur, e flet shkëlqyeshëm anglishten dhe ëndërron për karrierën e fotografit. Nga zjarri i luftës atë e tërheq Stenli, një fotoreporter amerikan, i dërguar me punë nga redaksia e "Nju-Jork Tajms"-it në Evropë. Si të dashurosh kur ke parë kaq shumë të liga? Si të besosh kur di se njeriu i dashur priret ndaj pabesisë? Si të jesh i lumtur, kur nuk mundesh, por dhe nuk ke të drejtë të harrosh? A i shkonte ndër mend Anës se punimet e saj më të mira do të ishin fotografitë e qytetit të shkatërruar të lindjes dhe se do të ndodhej fillimisht në Nju-Jorkun ku gëlon jeta, pastaj në atolin e magjishëm Bikini...?

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: OMSCA-1 (2010)
  • Botuar në: 2010
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99943-41-68-9
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 392
  • Përmasat e librit: 140 x 210 x 28 mm

Njihu me Autorin

Janush Vishnjevski -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania