Blije këtë produkt
1200 Lekë

Bizanti ( Botuar nga: Uegen në 2005 )

Përkthyesi:  Agim Doksani

Kush dëshiron ta njohë mirë historinë e Bizantit dhe të perandorëve bizantinë, e ka të detyrueshme të njohë nga afër librin e madh të Noruiçit “Bizanti”. Është jo vetëm një histori interesante dhe e përshkruar me një gjuhë të shkrifët historiani, por edhe e dokumentuar sipas ngjarjeve kryesore në gjithë mijëvjeçarin e perandorisë, deri në shkatërrimin e saj përfundimtar. Bizanti është një libër që i përshtatet shumë shkollave, jo thjesht për të qenë në bibliotekë, por sidomos për tu shfrytëzuar nga mësuesit e nxënësit, si pjesë e formimit tërësor të tyre. Njohja me historinë e Bizantit është pjesë edhe e thellimit të njohurive për historinë dhe qytetërimin e popullit shqiptar, pasi trojet shqiptare kanë qenë pjesë e Perandorisë Bizantine. Gjuha e përkthimit të librit është e rrjedhshme, e bukur dhe i përgjigjet nivelit njohës të historisë. Përkthyesi Agim Doksani, duhet nënvizuar, që ka bërë një punë të kujdesshme. Libri është në treg dhe është mirëpritur nga lexuesi. Libri “Bizanti” i J.Norwich është në të gjitha drejtimet një libër i domosdoshëm për të qenë në shkollat tona, duke konsideruar kështu mendimin e dhënë nga shtëpia botuese që ka botuar librin si të drejtë dhe të argumentuar. “Bizanti” është shkruar me ngrohtësi dhe përgjegjësi shkencore. Edhe përkthimi ka të njëjtin nivel, një gjuhë të kultivuar, të kuptueshme, duke gjetur edhe konceptet historike të historiografisë bashkëkohore. Edhe në këtë rast kemi një kombinim vlerash, për stilin, argumentin, cilësinë, dukuritë e ndryshme historike, faktet dhe mënyrën sesi i sjell ato, përshkrimi i ideve dhe problematikave historike të shumta në Perandorinë Bizantine. Përgjatë faqeve të “Bizanti” të J.Norwich do të gjeni përmbushjen e pikave kyçe të interesimit të njohësve të shumtë të historisë, të studentëve, nxënësve, por edhe e mësuesve që kanë pasur dhe kanë mjaft pika të nxehta mungese në këtë drejtim.

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Uegen (2005)
  • Botuar në: 2005
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99943-31-37-6
  • Formati: me kapak të trashë
  • Nr. faqe: 404
  • Përmasat e librit: 175 x 248 x 33 mm

Njihu me Autorin

John Julius Norwich -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania