Buy this product
700 Lekë

Si një roman ( Published by: Botime Pegi in 2014 )

Author:  Daniel Pennac
Translator:  Edmond Tupja

Komente mbi librin "Pika kryesore ku rreh Pennac – u është shumë e thjeshtë: askush s'ka për të lexuar ndonjë libër ndonjëherë në qoftë se nuk ka dëshirë. Ai thekson se leximi, së pari, është kënaqësi. Nëse njerëzit zgjedhin ta kalojnë kohën duke bërë gjëra të tjera është e drejta e tyre. Ai shikon ata me dhembje, jo me përbuzje: pa libra, ata janë të dënuar të kalojnë "një jetë pa përgjigje... dhe shumë shpejt edhe pa pyetje"." The Guardian "Me një humor ngacmues që do t'i bëjë lexuesit nga 7 deri në 77 vjeç të qeshin, ky roman – ese është një apel për lirinë dhe të drejtat e lexuesit." Le Figaro "Çka është për t'u admiruar te Pennac – u, vetë shkrimtar, mësues letërsie, lexues i pangopur i romaneve, është fakti që ai nuk dëshiron kurrsesi që të rinjtë e sotëm të jenë të mërzitur nga libri. Ai e di se për t'ia arritur kësaj, mjafton të zbatosh një pedagogji të bazuar në entuziazmin ngjitës." L'Express "Një libër frymëzues dhe i freskët, që s'duhet të dalë kurrë nga qarkullimi." Nacional Literacy Trust Fragment nga libri Të drejtat e lexuesit 1. E drejta për të mos lexuar. 2. E drejta për të kapërcyer disa faqe. 3. E drejta për të mos e mbaruar një libër. 4. E drejta për të rilexuar. 5. E drejta për të lexuar çfarëdo qoftë... Me zë fillimisht të pasigurt, ai i kishte lexuar duke ngecur të dyja rrokjet, veçmas: "Ma-ma". Dhe, përnjëherësh: – M a m a! Kjo klithmë gëzimi kremton kurorëzimin e udhëtimit intelektual më madhështor që mund të merret me mend, një lloj hapi i parë në Hënë, kalimin nga arbitrariteti grafik më i plotë te kuptimi më i ngarkuar me emocion! Ura të vogla, dredha, rrathë... dhe... mama! Kështu e ka të shkruar, para syve, por kjo çel brenda atij! Nuk është një kombinim rrokjesh, nuk është një fjalë, nuk është një koncept, nuk është një mama, është mamaja e vet, e tij, një shndërrim magjik, që thotë jashtëzakonisht më shumë gjëra, sesa fotografia më besnike, thjesht ca rrathë të vegjël, gjithsesi, ca ura të vogla... por që, befas – dhe përgjithmonë! – kanë reshtur së qeni vetvetja, së qeni asgjë, për t'u bërë ajo prani, ai zë, ai parfum, ajo dorë, ai prehër, ajo pafundësi hollësish, ajo gjithçka aq thellësisht absolute dhe aq absolutisht pa asnjë lidhje me atë çka është shtrirë atje, mbi shinat e faqes, midis katër mureve të klasës... Guri filozofik. As më shumë, as më pak. Ai sapo ka zbuluar gurin filozofik.

Price: 700 Lekë
Buy this product
700 Lekë

Product Details

  • Publisher: Botime Pegi (2014)
  • Published in: 2014
  • ISBN-13: 978-9928-175-24-3
  • Page nr.: 200
  • Book dimensions: 112 x 177 x 15 mm

More About the Author

Daniel Pennac -

All rights reserved. © 2015 Library Albania