Buy this product
800 Lekë

Të bëjmë përpara ( Published by: Botime Pegi in 2013 )

Author:  Sheryl Sandberg
Translator:  Elsa Ballauri,Anja Basha

Në shumë vende të botës, ashtu si edhe në Shqipëri, vite pasi femrat arritën 50 % të masës së të diplomuarve në universitet, burrat ende mbajnë shumicën dërrmuese të pozitave udhëheqëse në qeveri dhe në industri. Kjo do të thotë që zëri i gruas ende nuk dëgjohet në mënyrë të barabartë në vendimet që ndikojnë më tepër në jetën tonë. Në librin "Të bëjmë përpara", Sheryl Sandberg shqyrton pse ngjitja e grave në rolet udhëheqëse ka mbetur në vendnumëro, shpjegon shkaqet kryesore dhe propozon zgjidhje bindëse dhe të logjikshme, të cilat mund t'i japin fuqi grave për të shpalosur potencialin e tyre të plotë. Sandberg është Drejtore Operative e Facebook – ut dhe revista "Fortune" e ka renditur ndër 50 gratë më të fuqishme në biznes, ndërsa revista "Time" e ka renditur ndër 100 njerëzit më me ndikim në botë. Në 2010 – ën, ajo mbajti një fjalim entuziazmues në konferencën Ted Talk, ku përshkroi se si gratë, pa e kuptuar, frenonin veten në ndjekjen e karrierës. Fjalimi i saj, që u shndërrua në një fenomen dhe është parë nga më tepër se 2 milionë vetë, u dha zemër grave që të ulen në tavolinë barabar me burrat, të kërkojnë sfida, të ndërmarrin rreziqe dhe të ndjekin synimet e tyre me kënaqësi. Në librin "Të bëjmë përpara", Sandberg – u rrëmon thellë në këto çështje duke kombinuar histori gazmore nga jeta e saj, me kërkime serioze dhe studime bindëse për të çarë mes shtresave të paqartësisë dhe paragjykimeve që rrethojnë jetën dhe zgjedhjet e grave që punojnë. Ajo tregon vendimet personale, gabimet dhe betejën e përditshme për të bërë zgjedhjen e duhur për veten, për karrierën dhe familjen e saj. Ajo jep këshilla praktike për teknikat e negocimit, mentorimin dhe ndërtimin e një karriere të kënaqshme, duke i nxitur gratë të vendosin caqe dhe të braktisin mitin e të pasurit gjithçka. Ajo përshkruan hapat konkretë që femrat mund të ndërmarrin për të kombinuar arritjet profesionale me përmbushjen personale dhe tregon se si mund të përfitojnë burrat duke ndihmuar gratë në vendin e punës dhe në shtëpi. Shkruar me humor dhe mençuri, libri i Sandberg – ut është një apel frymëzues për të reaguar. "Të bëjmë përpara" është i destinuar të ndryshojë rrjedhën e debatit nga ajo çka nuk bëjnë dot gratë në atë që mund ta bëjnë.

Price: 800 Lekë
Buy this product
800 Lekë

Product Details

  • Publisher: Botime Pegi (2013)
  • Published in: 2013
  • Language: Albanian
  • ISBN-10: 978-9928-162-91-9
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 294
  • Book dimensions: 140 x 210 x 20 mm

More About the Author

Sheryl Sandberg -

Save money if you buy these books also:

titleToAlt
Tradhtia bashkëshortore ka ekzistuar që kur është shpikur martesa dhe po ashtu edhe tabitja kundra saj. Ajo është përfshirë në legislation është debatuar, politizuar dhe demonizuar gjatë gjithë historisë. Dhe, pavarësisht nga dënimi publik mosbesnikëria ka një lloj këmbënguljeje që martesa veçse zili mund ta ketë. Është kaq domethënëse, sa është i vetmi mëkat të cilit i përkojnë dy urdhëresa në Bibël, njëra kur e bën dhe tjetra vetëm kur mendon ta bësh.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
PAS VDEKJES SE PAPRITUR TE BASHKESHORTIT, Sheryl Sandberg ishte e sigurt se ajo dhe fëmijët e saj nuk do ta ndienin më kurrë harenë e vërtetë. "Isha zhytur në boshllëk", shkruan ajo, "një boshllëk i pafund që të mbush zemrën dhe mushkëritë dhe të pengon të mendosh, apo qoftë edhe të marrësh frymë" Adam Grant, një psikolog i Universitetit Wharton dhe mik i saj, i tregoi se njerëzit mund të bëjnë një sërë hapash konkretë për ta marrë veten dhe për të kapërcyer të tilla përvoja, që mund të të shkatërrojnë jetën. Aftësitë tona ripërtëritëse nuk janë paraprakisht të kufizuara, janë muskuj që mund t'i formojë secili prej nesh. Në librin "Plani B" ndërthuren mendimet personale të Sheryl-it me kërkimet ndërgjegjësuese të Adam-it për gjetjen e forces në përballimin e vështirësive. Sheryl-i na hap zemrën - dhe ditarin - e na rrëfen qysh nga çasti jashtëzakonisht prekës kur mëson se i shoqi, Dave Goldberg, është shembur përtokë në palestër, e mëpastaj na përshkruan dhimbjen e thekët dhe izoiimin që ndjeu në ditët pas vdekjes së tij. Megjithatë, "Plani B" shkon përtej humbjes së saj dhe eksploron se si i kanë kapërcyer njerëz të ndryshëm vështirësi të tilla, si: sëmundjet, papunësinë, përdhunimin, katastrofat natyrore dhe mizorinë e luftës. Këto histori dëshmojnë aftësinë e shpirtit njerëzor për të mos u dorëzuar... dhe për të gjetur sërish lumturinë. Aftësia për t'u rimëkëmbur gjendet thellë brenda nesh dhe mbështetet te ndihma që na japin njerëzit që kemi përreth. Edhe pas ngjarjeve më shkatërrimtare, kemi ende mundësi të rritemi, duke gjetur një domethënie më të thellë dhe duke përftuar një kuptim të ri të jetës. "Plani B" na mëson si t'i ndihmojmë të tjerët. kur janë në krizë, si të kemi dhembshuri për veten, si të rritim fëmijë të fortë dhe të krijojmë familje, komunitete dhe sipërmarrje që mund të rimëkëmben. Shumë nga këto mësime janë të vlefshme për betejat tona të përditshme dhe na ndihmojë të përballemi me guxim me çfarëdolloj ndodhie që mund të na presë në të ardhmen. Dy javë pasi humbi bashkëshortin, Sheryl-i po përgatitej për një festë që përfshinte fëmijët dhe baballarët. "Dua Dejvin", qante ajo. Miku i saj iu përgjigj, "Nuk ka më Plan A", dhe më pas i premtoi se do ta ndihmonte që ajo të përfitonte sa më shumë të ishte e mundur nga Plani B. Të gjithë ne, në një formë apo një tjetër, përjetojmë Planin B. Ky libër do të na ndihmojë që të përfitojmë sa më shumë prej tij.
Price: 1000 Lekë
Details:
Price: 2800 Lekë

Sale:- 10 %

New price: 2520 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania