Buy this product
900 Lekë

Fluturaku i kohës ( Published by: Botime Pegi in 2012 )

Author:  Stefano Benni
Translator:  Agim Doksani

Janë vitet pesëdhjetë dhe, ndërsa zgrep në një vresht një veshak stërkalamushti, Ujkoshi, kështu e quajnë, sheh një burrë, me kokën në re, mjekrën shtëllungë dhe një qen të rrëgjuar përbri. Një Zot? Një hyjni pagane të madhe e të fëlliqur si gjiriz, që i dhuron për tërë jetën, një dhunti të mrekullueshme: një orë të brendshme, një orëmagjike, madje, që do t’i japë mundësi të fluturojë përpara në kohë, të shohë atë që do të ndodhë në botë dhe njëherësh të jetojë kohën e tij, mes parandjenjash dhe zbulesash. Kësisoj, Ujkoshi bëhet Fluturak i kohës, rritet i çartur e luftarak. Nga lufta partizane te Gjashtëdhjeteteta, nga lindja e televizionit te koha heroike e rokut, nga dashuria e parë te shoku i parë i humbur, teksa e bren profecia e një krimi që ndoshta do të kryhet: është koha e ndryshimeve, e qytezave që humbasin identitetin për t’u bërë xhepa autostradash, e lindjes dhe e rritjes së makutërisë dhe padronëve të rinj, koha e konsumizmit që po përparon, e shndërrimeve të politikës dhe të botës. A do të arrijë Fluturaku të mos përfshihet nga kjo molepsje e përgjithshme e shoqërisë? Çfarë do ta ndihmojë atë që t’i mbijetojë “kohës së ndryshimeve”? Stefano Benni na kujton, një herë më shumë, se ka ende alternativa ndaj cinizmit dhe makutërisë që na imponon shoqëria bashkëkohore dhe se idealet, sado fëmijërore të jenë, kanë ende një funksion parësor: atë të frymëzimit për një të ardhme më të mirë.

Price: 900 Lekë
Buy this product
900 Lekë

Product Details

  • Publisher: Botime Pegi (2012)
  • Published in: 2012
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-9928-162-12-0
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 329
  • Book dimensions: 140 x 210 x 23 mm

More About the Author

Stefano Benni -

All rights reserved. © 2015 Library Albania