Buy this product
1500 Lekë

Këtu ka qenë Roma, shëtitje të sotme në qytetin e lashtë ( Published by: Fan Noli in 2019 )

Translator:  Mukades Mançe

Libri "Këtu ka qenë Roma" tregon jo vetëm dhe jo aq për gurët dhe piedestalet, sesa për historinë që qëndron pas tyre. Të kalosh pranë ndërtesës së Ministrisë së Financave, ku nuk ka ndonjë rrënojë antike, është një gjë e zakonshme, por është krejt ndryshe të mësosh, se në këtë vend, që quhej "Fusha e mallkuar", janë varrosur priftëreshat vestale (virgjëreshat e Vestës), të cilat kishin shkelur betimin e delirësisë. Edhe sot e kësaj dite kockat e tyre ndodhen aty nën tokë, fare pranë këmbëve tuaja. Përmes këtij libri synojmë të thërresim fantazmat e heronjve antikë nga faqet e shkrimeve të autorëve të lashtë dhe nga tekstet e mërzitshme shkollore dhe t'i vendosim ato në vendin që kanë pasur kur ishin gjallë, kur dashuronin, kur luftonin, kur bënin prapësira, kur shisnin dhe blinin si dhe kur thurnin intriga. Në qoftë së keni planifikuar një udhëtim në Qytetin e Përjetshëm, apo sapo jeni kthyer prej andej, ky libër do t'ju bëjë të udhëtoni nëpër Romën antike pa u ngritur aspak nga kolltuku juaj i rehatshëm.

Price: 1500 Lekë
Buy this product
1500 Lekë

Product Details

  • Publisher: Fan Noli (2019)
  • Published in: 2019
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-9928-291-01-1
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 456
  • Book dimensions: 160 x 225 x 23 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania