titleToAlt
At Gjergj Fishta njihet pak si prozator, dhe ky botim i përgatitur nga Prof. Dr. Persida Asllani sjell përmasën e këtij kolosi të kulturës kombëtare si prozator. Në vëllimin e parë janë përfshirë të gjitha krijimet që nga viti 1899 deri 1922.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
At Gjergj Fishta njihet pak si prozator, dhe ky botim i përgatitur nga Prof. Dr. Persida Asllani sjell përmasën e këtij kolosi të kulturës kombëtare si prozator. Në vëllimin e II janë përfshirë të gjitha krijimet që nga viti 1923 deri në vitin1940.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Kulminacioni poetik i At Gjergj Fishtës është “Mrizi i Zanavet”. Ky është botimi IX, origjinal që vjen nga Botimet Françeskane për të gjithë ata që duan të shijojnë magjinë poetike fishtiane.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Fuqia e lirikës së tij mbetet përgjithnjë në emocionalitetin e veçantë, në elementaritetin e figurës, në gjuhën shqipe krejt të veçantë, që mund të quhet gjuhë e Fishtës. Ajo fuqi vullkanike, që derdhet në vargje, ai rebelim që lirikën e kthen në kryengritje, janë karakteristikat e para të lirikës së tij atdhetare, fetare apo personale te “Vallja e Parrizit”.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
“Dramatika” e Gjergj Fishtës është botimi më i plotë dhe më me peshë që i përcillet lexuesve nga Botimet Françeskane. Ky botim me dy vëllime është përgatitur nën kujdesin e redaktorit At Viktor Volaj. E gjithë drama e tij vjen sipas teksteve autentike që ka botuar autori para viteve '40. Në vëllimin e dytë janë përfshirë: "Shqyptarja e gjyqtetnueme", "Barit e Betlemit", "Shna Ndou i Padues", "Ngadhnia e fesë e virtyteve permi idhujtri e vese", "Blegtorët e Betlehemit" dhe "Hajria".
Price: 600 Lekë
titleToAlt
“Dramatika” e Gjergj Fishtës është botimi më i plotë dhe më me peshë që i përcillet lexuesve nga Botimet Françeskane. Ky botim me dy vëllime është përgatitur nën kujdesin e redaktorit At Viktor Volaj. E gjithë drama e tij vjen sipas teksteve autentike që ka botuar autori para viteve '40. Në vëllimin e parë janë përfshirë: "Juda Makabe", "Shqyptari i gjytetnuem", "Sh. Luigj Gonzaga", "Sh'Françesku i Asizit", "Odisea", dhe "Ifigenija n'Aulli".
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Kjo vepër është një himn për bukurinë e për dashurinë në botën shqiptare, që mbështetet në një figuracion lirik (personazhet janë lule) dhe në një moralitet shqiptar të këngës ku dashuria këndohet vetëm nëpërmjet bukurisë. Vepra ka dhe një ton polemizues, sepse ishte shkruar për të përmbysur tezën e shfaqur serbe, se shqiptarët nuk dijnë ti këndojnë dashurisë pa fyerje. Fishta provon të kundërtën me veprën e vet.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
"Gomari i Babatasit", u botua në situatë që përkonte me beteja të ashpra politike rreth formës që do të merrte organizimi i ardhshëm shtetëror. Kritika fishtjane me ashpërsinë e saj, që nuk fal askënd, lëshoi mbi kokat e deputetëve, ministrave, gjithfarë zyrtarëve të kohës, talljen, fyerjen, sharjen, nëmën e mallkimin, ironinë, sarkazmën, satirën. Për këto dhe shumë arsye të tjera, vlerat e këtij libri janë të shumëfishuara edhe në ditët tona.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Më 1902 Fishta ishte dërguar në një fshat të vogël për të zëvendësuar përkohësisht famullitarin vendor. Atje u njoh e u miqësua me fshatarin e moshuar Marash Uci (vd. 1914) nga Hoti, të cilin do ta përjetësonte më vonë në vargje. Në mbrëmjet që i kalonin së bashku Marash Uci i rrëfente priftit djalosh për betejat heroike midis malësorëve shqiptarë dhe malazezë, në veçanti për betejën e famshme në urën e Rrzhanicës, ku Marash Uci kishte marrë pjesë vetë. Pjesët e para të “Lahuta e malcís”, me titullin “Te ura e Rrzhanicës”, u botuan në Zadar më 1905 e 1907, e u ribotuan më pas të zgjeruara më 1912, 1923, 1931 dhe 1933. Botimi përfundimtar i veprës në tridhjetë këngë u paraqit në Shkodër më 1937 në kremtim të njëzet e pesë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Me gjithë suksesin e “Lahuta e malcís” dhe personalitetit të shquar të autorit, kjo vepër dhe të tjera të Gjergj Fishtës u ndaluan pas Luftës së Dytë Botërore kur komunistët erdhën në pushtet. Megjithatë, kjo poemë epike, e ribotuar në Romë më 1958, në Lubjanë më 1990 dhe në Romë më 1991, gjendet edhe në përkthime në gjermanisht dhe italisht. Shumica e këngëve trajton heroizmin e malcorëve, sepse edhe vet vepra lidhet me një periudhë historike duke filluar nga ngjarjet e mëdha te Lidhjes se Prizrenit, kur mbahet Kongresi i Londrës e deri në kohën kur copëtohen tokat shqiptare. Këtu përshkruhen edhe luftërat e popullit shqiptar kundër Perandorisë Osmane gjithashtu edhe lufta kundër shteteve fqinje të cilat tanimë veç kishin marrë disa pjesë të tokave shqiptare, konkretisht Mali i Zi dhe Serbia.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Dramatika e Gjergj Fishtës është botimi më i plotë dhe më me peshë që i përcillet lexuesve nga Botimet Françeskane. Ky botim me është përgatitur nën kujdesin e redaktorit At Viktor Volaj. E gjithë drama e tij vjen sipas teksteve autentike që ka botuar autori para viteve '40. Në vëllimin e parë janë përfshirë: "Juda Makabe", "Shqyptari i gjytetnuem", "Sh. Luigj Gonzaga", "Sh'Françesku i Asizit", "Odisea", dhe "Ifigenija n'Aulli".
Price: 600 Lekë
titleToAlt
“Lahuta e Malsisë” konsiderohet si kryevepra e Át Gjergj Fishtës të cilën autori filloi ta shkruante nga vitit 1905 duke e përfunduar në vitin 1937. Më 1902 Fishta ishte dërguar në një fshat të vogël për të zëvendësuar përkohësisht famullitarin vendor. Atje u njoh e u miqësua me fshatarin e moshuar Marash Uci (vd. 1914) nga Hoti, të cilin do ta përjetësonte më vonë në vargje. Në mbrëmjet që i kalonin së bashku Marash Uëci i rrëfente priftit djalosh për betejat heroike midis malësorëve shqiptarë dhe malazezë, në veçanti për betejën e famshme në urën e Rrzhanicës, ku Marash Uci kishte marrë pjesë vetë. Pjesët e para të “Lahuta e malsisë”, me titullin “Te ura e Rrzhanicës”, u botuan në Zadar më 1905 e 1907, e u ribotuan më pas të zgjeruara më 1912, 1923, 1931 dhe 1933. Botimi përfundimtar i veprës në tridhjetë këngë u paraqit në Shkodër më 1937 në kremtim të njëzet e pesë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Me gjithë suksesin e “Lahuta e malsisë” dhe personalitetit të shquar të autorit, kjo vepër dhe të tjera të Gjergj Fishtës u ndaluan pas Luftës së Dytë Botërore kur komunistët erdhën në pushtet. Megjithatë, kjo poemë epike, e ribotuar në Romë më 1958, në Lubjanë më 1990 dhe në Romë më 1991, gjendet edhe në përkthime në gjermanisht dhe italisht. Shumica e këngëve trajtojnë heroizmin e malsorëve, sepse edhe vet vepra lidhet me një periudhë historike duke filluar nga ngjarjet e mëdha te Lidhjes se Prizrenit, kur mbahet Kongresi i Londrës e deri në kohën kur copëtohen tokat shqiptare. Këtu përshkruhen edhe luftërat e popullit shqiptar kundër Perandorisë Osmane gjithashtu edhe lufta kundër shteteve fqinje të cilat tanimë veç kishin marrë disa pjesë të tokave shqiptare, konkretisht Mali i Zi dhe Serbia.
Price: 1000 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania