titleToAlt
Price: 800 Lekë
titleToAlt
“Enigma E.y dhe Kalorësit Dardanë” është një libër i hatashëm dhe i papërsëritshëm. Është libri i një ëndrre të madhe dhe i arsyetimeve mbi paradokset e botës. Është një libër metaforik në një kuptimshmëri të shumëfishtë që i kapërcen shumë libra të tjerë ndonëse të famshëm, ndonëse më “seriozë”. Përzgjedhja e këtyre tregimeve përbën një mozaik kujtese. Ka në to një intimitet dhe një ringjallje të sagave virtuale ilire dhe të simfonisë universale të detit.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
“Si ta mësojë Peshku Abetaren” është një nga librat më të bukur me vjersha për fëmijët nga parashkollori deri në klasën e gjashtë. Aty ata do të gjejnë veten me larminë e tematikave të vjershave dhe thjeshtësisë së ndërtimit të tyre. Poezitë për fëmijë të dr. Moikom Zeqos, para së gjithash lidhen me simbole kryesore të botës, të natyrës dhe të edukimit. Në to zotëron natyra fabulore, enigmat dhe të papriturat që fëmijët takojnë gjatë rritjes së tyre në lidhje me universin dhe njerëzit.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Libri "Portat pa epilog" është një koleksionim esesh nga autori I mirënjohur, i katërti pas librave "Refuzimi i shkrimit", "Vetullat Hyjnore", "Ofelia me mjekër".
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Klepsidra është saga e Sizifit, lëvizja lart-poshtë si dhe poshtë-lart, që janë e njëjta gjë në pambarim. Më shumë se formë e kalimshmërisë së brishtë, e matematikës së thërrmijave të lëvizshme është amshim i pamatshëm dhe një absolute e vetëmjaftueshme. Çuditërisht ky është edhe një ligj i letërsisë, artit të subjekteve (secila palë është subjekt i vetëm dhe i shumëfishtë). Karakteri klepsidar i librave nuk vihet dot në dyshim. Origjinaliteti është pikërisht te lëvizja, te vullneti i pathyer i shkrimtarëve sizifianë. Pa këtë lëvizja zhduket, pra edhe vetë klepsidra reale ose si simbol.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Pas 40 vjetëve krijimtarie shumëformëshe, cilësore dhe të pandërprerë, poeti, shkrimtari dhe studiuesi i njohur Moikom Zeqo shfaqet me përmbledhjen e tregimeve të zgjedhura, që në llojin e vet është unike në prozën moderne shqipe, sidomos të dekadës së fundit. Mjeshtër i vërtetë, kapricoz i rrëfimit dhe i përshkrimeve me një gjuhë ritmike, që rrjedh lirshëm, pa pengesa artificiale, si një ujëvarë e vrullshme. Zeqo modelon botën e tij, të shpalosur me ambicie dhe humanizëm. Subjektet e tij janë reale dhe trancedentale, janë tregime të shpirtit, përrallore, ekzistenciale dhe mistike. Ky libër pasuron dukshëm opusin e prozës së shkurtër.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Duam, apo nuk duam, hapësira dhe koha e letërsisë është kibernetike. Dhe megjithatë letërsia është e kundërta e Cyberia-s. Shkrimtarët janë si Nembroti, ngrenë kulla utopike përherë të rrëzueshme, por ruajnë në vetmi të frikshme “gjuhën nembrotase” të artit të paklasifikueshëm të fjalëve, pavarësisht gjuhëve të ndryshme dhe të ngatërrueshme jahovajase. Shkrimtarët synojnë gjuhën unike të shpirtit, ku fjalët janë forma, por jo përmbajtja. Libri im është shumësia e subjekteve që janë subjekti i vetëm. Përtej rrafshit të sikletshëm metafizik, ky libër i kundërshton spekulimet dekorative dhe të kota. Ky është libri për të menduar. Leximi grafik s’është aspak mendim. Libri stimulon imagjinatën. Vetëm në këtë mënyrë të përkorë dhe paradoksale libri është libër. Libri bëhet lexuesi dhe lexuesi vetë shkrimtari dhe të dy sëbashku kuptimshmëria e absolutizuar ose dhe relative e librit.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
“I dashur Moikom, librat e tu stimulojnë imagjinatën, që është edhe nervi i historisë. Të uroj të bëhesh një Zhyl Vern shqiptar i letërsisë për gjeneratën e re të lexuesve”-Nga një letër e Odise Paskalit, 27 korrik 1982. DISA LIBRA TË LETËRSISË PËR FËMIJË TË AUTORIT: 1. Kalorësit Dardanë - 1977, 2. Heroi i detit Nanas dhe shpendi i tokës Guraks -1979, 3. Pedagogu i Kopernikut -1980, 4. Princi i Vjeshtës - 1991, 5. Vjeshta e Princit -1997, 6. Tre libra në Një - 2007, 7. Enigma E.Y. - 2012, 8. Kësulëkuqja fluturuese - 2013.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
De Rada është klasiku ynë më i madh i Romantizmit Shqiptar. Prandaj librat që janë shkruar për të, për shkak të pamatshmërisë së detajeve dhe të hollësirave, shpesh më duken se nuk arrinin dot të koncentroheshin te fakti se si ky klasik i poezisë moderne shqiptare është perceptuar dhe analizuar shpesh në mënyrë të njëtrajtshme dhe në mënyrë dekorative. Ne nuk kemi përpara De Radës ndonjë figurë tjetër krijuese – përjashto këtu Pjetër Bogdanin e pavdekshëm, që mund të quhet një klasik i përmasave të mëdha. Problematika e leximit të një klasiku të tillë si De Rada është përherë një çështje e niveleve të kulturës së leximit.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Ky botim vjen si pjesë e kolanës “Eseistikë”. Në të vërtetë është një përmbledhje ku përfshihen një numër tregimesh të mirëfillta, skica dhe proza eseistike, me një fjalë tekste që nuk mund të klasifikohen plotësisht në zhanre të caktuara, por që kanë një modernitet të theksuar. Janë proza të shkurtra që datojnë nga viti 1970 deri në vitin 2010. Një plotësim i koleksionit të librave në prozë të shkurtër të autorit si “Gjumashët e Efesit”, “Adami i Fshehur”, “Njeriu Jeshil”, “Shitësit e Kaosit” dhe “Klepsidra”.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Besojmë se ky botim në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, do të luajë rolin e tij njohës dhe edukativ, si një përpjekje pozitive në afirmimin e vlerave, fakteve e dokumenteve historike. Është një nderim dhe mirënjohje ndaj përkushtimit të asaj pjese të kujtesës kombëtare, e cila mbas epokës heroike skënderbejane të shekullit XV, përbën një kulminacion të ri të historisë në rrafsh kombëtar dhe ndërkombëtar, afirmon dinjitetin, forcën krijuese, kuptimshmërinë e sakrificave, vetëmohimin dhe shikimin largpamës të shqiptarëve, dashurinë e tyre për atdheun dhe kombin e vet.
Price: 800 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania