titleToAlt
Përralla shqiptare maqedonse dhe italjane
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Xhorxhi dhe Haroldi nuk janë djem të këqij. Ata duan vetëm "t'i gjallërojnë pak gjërat" për të gjithë. Per fat të keq, shakatë e matura futin Xhorxhin dhe Haroldin në telashe. Hera-herës edhe në telashe TË MËDHA. Dhe kur Profesor Pi-Pi bëhet mësuesi i tyre i ri i shkencës... hëm, Xhorxhi dhe Haroldi gati sa nuk shkaktojnë që i gjithë planeti të pushtohet nga shkencëtari i çmendur i futur brenda kostumit të robotit! Kush do ta ndalojë komplotin e rrezikshëm të Pi-Pit?!!? Kjo duket si punë-për Kapiten Brekushin!
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Sytë nnk shuhen kurrë, Bilbili dhe perandori, Mjelmat e egra, Shitësja e vogël e shkrepseve, Një luledele e vogël, Çakmaku, Lulet e Idës së vogël, Rosaku i shëmtuar, Kërmilli dhe trëndafili, Rrobat e reja të perandorit, Princesha dhe bariu, Ndodlii vërtetë kështu, Xhani Babaxhani, Ushtari prej plumbi, Pika e ujit, Syndyku fluturues, Një gonxhe trëndafili nga varri i Homerit
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Romani "I rrëmbyeri" i vlerësuar nga Henry James si romani më i mirë i Robert Louis Stevenson-it. I këndshëm në lexim, romantik dhe i mbushur me rreziqe, "I rrëmbyeri" është një roman klasik i aventurës së lartë i Robert Louis Stevenson-it. E dashur nga gjeneratat është saga e David Balforit, një trashëgimtar i ri, që xhaxhai i babëzitur e përjashtoi nga pasuria e trashëguar dhe komplotoi për ta shitur atë si skllav. Por nderi, besnikëria dhe guximi shpërblehen; të shpëtuarit i mbijetojnë rrëmbimit dhe mbytjes së anijes, duke i shpëtuar edhe një mashtruesi dhe bëjnë një arratisje emocionuese për të fituar lirinë duke u endur nëpër malësitë e egra të Skocisë.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Një udhëtim me familjen mendohet si një ngjarje shumë dëfryese... me përjashtim të rastit kur je me Heflët. Udhëtimi nis plot premtime, pastaj papritmas merr ca kthesa të gabuara. Banjat e stacioneve të benzines, pulëbardhat e lajthitura dhe një derrkuc i arratisur -nuk janë ideja e Gregut për t'ia kaluar bukur. Por edhe udhëtimi më i keq mund të kthehet në një aventurë -dhe pikërisht këtë Heflët s'kanë për ta harruar Lehtë.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Njihuni me Shiversin, piratin më të ndrojtur që ka lundruar ndonjëherë në të Shtatë Detrat. Bashkë me shoqen e tij të ngushtë, Margonë dhe Albin -Vndihmës-kapitenin e pare, peshkun e tij besnik (po, nuk e lexuat gabim!), Shiversi i hap luftë një kallamari gjigant, zbulon thesare të fshehura dhe bëhet pis me glasa nga një pëllumb për t'i shpëtuar prindërit e vet nga kthetrat e së keqes (Po... së KEQES) Keni për të qeshur, keni për të qarë dhe s'do keni më dëshirë të hani kërmij për gjithë jetën. Ndaj dhe vishni dimitë, ulni kapanxhat dhe bashkohuni me Shiversin në aventurën e tij të parë - ama vërtet të rrezikshme.
Price: 790 Lekë
titleToAlt
"Fill është një djalë shumë i zgjuar, por mjaft gënjeshtar, për këtë arsye futet vazhdimisht në telashe. Ai i përjeton të gjitha aventurat së bashku me skuadrën e tij shumë të këndshme. Autori Philip Osbourne ka shkruar një tregim gjenial! Ubri i tij, i mbushur plot " me detaje të jashtëzakonshme, eshtë një udhëzues i vërtetë për tipat nerd. Ndaj, blini librin e vëllait tim që të më lejojë të luaj futboll me videolojën e tij PES." Xhoni, vëllai i Filit.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Koner Bejli kishte menduar se aventurat e tij në botën e përrallave kishin mbaruar me aq... derisa zbulon një të dhënë misterioze që kishin lënë të famshmit vëllezërit Grim. Me ndihmën e shoqes së tij të klasës, Brisë, dhe të çuditshmes Nënë Patës, Koneri niset me mision duke i rënë kryq e tërthor Europës për të gjetur kodin dyqindvjeçar. Nga ana tjetër, binjakja e tij, Aleksia, po ushtrohet me magjinë e po bëhet gati të zërë vendin e Zanës Kumbarë në botën e përrallave... por përpjekjet e saj për të plotësuar dëshirat nuk po shkojnë siç duhet. A do të jetë vërtet gati ajo të drejtojë Këshillin e Zanave? Kur mësojnë se një gjëmë e madhe po afrohet dhe Vendi i Rrëfenjave kanoset nga një rrezik i madh, Konerit dhe Aleksias u duhet të bashkojnë forcat me miqtë dhe me armiqtë e tyre, për ta shpëtuar botën e përrallave. Por nuk ka gjë që i ndihmon të jenë gati për betejën përfundimtare... dhe as për sekretin që do t'ua ndryshojë përgjithmonë jetën binjakëve. Libri i tretë i serisë së shumëshitur "Vendi i Rrëfenjave" i vë binjakët në sprovë, ndërsa ata bëjnë bashkë të dyja botët!
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
A nuk do të ishte mrekullia vetë të hidheshim mbi shtrat, të tulateshim nën shtroja dhe të na zinte gjumi menjëherë pa ankthe pa frikë? Pa i bërë veshët pipëz për të dëgjuar zhurma e pa menduar për njerëzit e këqij? Pa u çuar për të pirë ndonjë gotë ujë a lëng, apo pa shkuar edhe një herë në tualet? Koha për gjumë është e vështirë për shumë fëmijë. Nëse edhe ty të zë frika të shkosh në shtrat për të fjetur dhe je i bxndur se asgjë veç magjisë nuk funksionon për të të zënë gjumi, atëherë ky libër është për ty. Udhëzuesi Ç'të bësh kur frikësohesh nga shtrati i udhëheq fëmijët dhe prindërit e tyre përmes teknikave konjitive-sjellore që përdoren për trajtimin e problemeve me gjumin. Frikërat, ngarkesa mendore, shqetësimet trupore, dhe varësia e tepërt nga prindërit mund të mposhten, ndërkohë që fëmija fiton aftësitë që i nevojiten për të pasur net më të qeta. Ky libër ndërveprues vetë-ndihmës është një burim gjithëpërfshirës për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve që të arrijnë të flenë në kohën e duhur dhe të qëndrojnë në gjumë... si me magji!
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Kafshimi i thonjve. Thithja e gishtave. Përdredhja e flokëve. Pickimi i lëkurës. Përtypja e bluzave. Ke një ves, që e ke të vështirë ta largosh? Një ves që të bën me turp apo të fut ne telashe? Nëse është kështu, nuk je i vetëm. Shumë fëmijë kanë vese si këto do të dëshironin shumë që t'i largonin. Por zakonet janë më të forta se dëshirat. Ato hedhin rrënjë thellë dhe nguliten fort. Edhe po të duash të çlirohesh prej tyre, nuk mundesh. Vetëm në rast se ke në duar çelësat e duhur. Udhëzuesi Ç'të bësh kur të nguliten veset e këqija ju siguron çelësat për të shpëtuar nga një mori vesesh të bezdisshme. Shembujt përfshirës, ilustrimet e gjalla dhe udhëzimet hap pas hapi ju mësojnë strategjitë themelore të ndërtimit të zakoneve, për vënë në shënjestër çdo gjë: që nga kafshimi i thonjve dhe thithja e gishtave, deri te përtypja e bluzave, përdredhja e flokëve e vese të tjera. Ky libër ndërveprues vetë-ndihmës është një burim tërësor për edukimin, motivimin dhe ruqizimin e fëmijëve për të çliruar veten prej veseve të këqija. gjumin Ç'të bësh kurTE NGULITEN veset e këqija Udhëzues për fëmijë: si të tejkalojnë kafshimin e thonjve e vese të tjera
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Eksploruesit zbulojnë vende në të cilat ata nuk kanë qenë kurrë më parë. Atyre mund t'u duhet njëfarë kohe derisa t'i bëjnë zbulimet e tyre. Mund ta kenë të vështirë si t'i kuptojnë hartat. Mund të ndjekin shtigje të gabuara apo të marrin kthesa të gabuara. Ka raste që ndonjëherë atyre u duhet t'ia nisin nga e para të gjithë ekspeditën! Sikur eksploruesit të mos kishin pranuar gabimet e tyre dhe të mos kishin vazhduar përpara, ndoshta ata kurrë nuk do të kishin bërë ndonjë zbulim! Të duket e njohur me veten? Nëse e ke problem të pranosh gabimet, nëse përpiqesh të kesh vazhdimisht të drejtë, ose nëse shqetësohesh se nuk do të jesh i mirë sa duhet, ky libër është për ty Udhëzuesi Ç'të bësh kur gabimet të futin dridhmat i udhëheq fëmijët dhe prindërit e tyre përmes emocioneve që fshehin frikën e të bërit gabime duke përdorur strategjitë dhe teknikat e bazuara në parimet konjitive-sjellore. Ky libër ndërveprues vetë-ndihmës është një burim gjithëpërfshirës për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve për t'u përballur me gabimet... në mënyrë që të eksplorojnë territore të reja pa frikë!
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Ti e di, me siguri, se piratët përdorin dylbi për të parë anije të tjera apo tokën në horizont? Duke u fokusuar te gjërat e vogla në largësi, ata lënë pa parë gjëra të tjera rreth e rrotull tyre. Kështu, ata humbasin gjëra të rëndësishme. Ndonjëherë edhe mundësinë për t'u kënaqur. Ndonjëherë humbin mundësinë t'i gëzohen thesarit të çmuar që tashmë kanë! Ashtu si piratët që përdorin dylbinë, edhe fëmijët mund të përqendrohen vetëm tek ajo gjë që duan dhe të mos i vënë re gjërat e mira që ata i kanë. Nëse ti je fëmijë që mendon: "Nuk është e drejtë!", ky libër është për ty! Udhëzuesi Ç'të bësh kur nuk të duket e drejtë i drejton fëmijët nëpër emocionet e vështira të zilisë dhe të xhelozisë dhe bazohet te teknikat e parimet konjitivo-sjellore. Ky libër vetë-ndihmës e ndërveprues është një burim tërësor edukimi, motivimi dhe fuqizimi, që i ndihmon fëmijët të përballen me zilinë... për të mësuar se si të lundrojnë me kënaqësi si piratë në detet e gjera!
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Mos u ankoni që jeni trembur, sepse ky është NJË LIBËR QË TË TREMB, që të bën të hidhesh përpjetë shumë herë. Jemi në të njëjtin autobus drithërimash, që ndoshta e njihni, që tashmë është rrënuar dhe bllokuar në varrezën e makinave. Jashtë bie shi dhe katër fëmijë që kanë gjetur strehë aty, befas dëgjojnë një zë të mbinatyrshëm që tregon ngjarje rrëqethëse, ndërsa jashtë ulërijnë ujqërit. Por, e keqja vjen më pas, sepse autobusi vihet në lëvizje për NJË EKSKURSION HORRORI ME NJË SKELET NË TIMON.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Të dashur miq brejtës, këtu në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, librat e mi janë që të gjithë bestseller! Po si kështu, nuk i njihni? Janë histori gazmore, më të buta se mocarela, më të shijshme se gruvieri, më ndjellëse se gorgonxola... historipër t'u pirë në kupë... Fjalë nderie Jeronim Stiltonit! KATËR MIUSHË NË FAR UEST "Ç'kërkoj, vallë, në Far Uestin e humbur, me time motër Tean, tim kushëri Çarkun dhe nipçen tim, Beniaminin? Ç'kërkoj i veshur si kauboj rrugëve të Qytetit të Kaktusit? E, mbi të gjitha, ç'kërkoj në shpinën e një demi të xhindosur? Më duket sikur po jetoj në një Ëndërr.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
"Unë besoj se ne kemi zbuluar një shpellë; Dhe duhet të jetë një shpellë që fsheh diçka të veçantë, përndryshe nuk do ta kishin mbuluar me kaq kujdes" "Mos ndoshta është me rrezik të futemi aty brenda?"; Misteri i anijeve të mbytura, nëpërmjet një aventure të mrekullueshme, i çon tre zbuluesit në një shpellë piratësh. "Unë besoj se ne kemi zbuluar një shpellë; Dhe duhet të jetë një shpellë që fsheh diçka të veçantë, përndryshe nuk do ta kishin mbuluar me kaq kujdes" "Mos ndoshta është me rrezik të futemi aty brenda?"
Price: 500 Lekë
titleToAlt
U dëgjua një shpërthim dhe makinën e mbuloi zjarri Zëri i Xhefrit gjëmoi nga megafonët: -Kamerat gati! Të shfaqet superheroi! tre, dy, një! Xhirim! Justin e zgjedhin si personazh për reklamat e një kompanie cerealesh. I veshur me kostumin e superheroit ai përfytyron të kryej heroizma përballë kameras së xhirimeve. Porr shpejt, ai dhe dy shokët e tij, zbulojnë gjurmët e reklamave mashtruese.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Askush nuk e di se nga ku transmeton Uolfmani, -tha Justi. -Ai drejton një radio pirate, -tha me bindje Piteri. -Mbase transmeton me ndonjë nëndetëse mu prane brigjeve të Roki Biç, -tha Bobi nervoz. Duke kërkuar të njohin DJ-in e radios, tre detektivat e vegjël, arrijnë në një burg të vjetër të braktisur. Aty ata i pret një aventurë me shumë rreziqe...
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Grumbujt e termiteve ndriçonin. Në Parkun Kombëtar, natën ju mund të vëzhgoni një spektakël natyror të jashtëzakonshëm. Justi, Piteri dhe Bobi nuk donin ta humbisnin një spektakël të tillë. Por, natën e pare të ekspeditës së tyre, tre, fëmijët, do të ndesheshin me grabitës të rrezikshëm.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Kafshët në kopshtin zoologjik të Larsonit, janë të rrezikuara; Justi, Piteri dhe Bobi, tre djem hetues, nga Roki Biç, gjurmojnë nga vjen rreziku. Dhe kështu nis një aventurë e re...
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Derek Kantoni po na pret ne? Justi kërceu në ajër tepër i lumturuar. -Ejani të shkojmë që tani. Do të takohemi me një superyll të vërtetë të futbollit të plazhit.
Price: 500 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania