titleToAlt
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Fjalët i japin hijeshi të rrallë dashurisë, i japin atë që quhet ndryshe regjistrin poetik, i veshin romantikën e veçantë, e mbushin pse jo edhe me një melankoli e trishtim aq të ëmbël sa më s'bëhet. Vërtet ato raste janë jetëshkurtra, nisin në një breg lumi, ose në buzë deti, plot kuptim e me një sensibilitet tronditës e pastaj përfundojnë në një tjetër zjarrmi, me mjaft kuptim, gati si përmbushje e një rasti për të kaluar mërzinë. Po, mër-zinë. Se jeta jonë rrethohet nga kjo vrasëse e paskrupullt: mërzia! Ka pasur të drejtë që shprehej aq hapur kundër saj, duke ndjekur rrugën e kundërt më të përplot ëndrra dhe qëllime fisnike, që për fat të keq ose mbetën në mes të rruges, ose nuk u bënë dot kurrë të tijat. Ato ishin dhe janë gjëra që filluan, po nuk u kryen prej pamundësisë që e ndjek njeriun. Ose më saktë prej pamundësisë klasike që gjithë jetën e ka rrethuar mikun tim të mirë e të pazëvendësueshëm.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
I shkelqyer,i frymzuar, plot erudicion te lavdishem, Letersia dhe zotat eshte kulmi i studimeve te jetes te Roberto Calassos, per vendin dhe rolin qe kane zotat ne imagjinaten njerezore. Duke zbuluar peshperimen hyjnore qe fshihet pas poezise dhe prozes me te mire qe vjen nga shekujt, Calasso na jep nje ndjesi te perterire te misterit dhe magjise te letersise se madhe. Nga debimi i zotave klasike pergjate Epokes se Arsyes qe bene Romantiket ne emer te emancipimit dhe me vone, vendi i tyre ne letersine e kohes sone, historia e zotave mund te lexohet si nje histori e shenjuar dhe e shkelqyer e vete frymezimit letrar. Duke riperseritur kete histori, Calasso shperfaq nje hapesire te shenjte per letersine ku prania e zotave eshte e dallueshme. Peremtimet e tij per natyren e "letersise absolute" na shpien ne sferat e Dionisit dhe Orfeut, Baudelaire-it dhe Mallarme-se dhe nxitin nje mbrojtje te paster dhe te pasionuar te formes poetike, madje edhe kur ajo u shkeput dukshem nga çdo funksion i saj shoqeror. Lirike dhe e plote, Letersia dhe zotat eshte nje akt i fuqishem i afirmimit letrar qe meriton te lexohet se bashku me kryeveprat qe nderohen ketu.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër mitologjia shqiptare vjen e strukturuar në : Mitologji pellazge , Mitologji ilire , Mitologji arbërore. Mitologji shqiptare dokumentohet paralelisht me mitologjinë greko-romake , që përbën bazat më të hershme të qytetërimit të sotëm europian dhe më gjerë.Nëse pasuria e mitologjisë greke vjen përmes poemës së famshme të Homerit , ajo shqiptare pasqyrohet në poemën “Lahuta e Macis “ të Gjergj Fishtës, ku , përkrah heronjve luftëtarë , gjallojnë afro 112 figura mitologjike , 97 prej të cilave me emra të përveçëm . Libri sjell për lexuesit jo vetëm kënaqësinë e leximit për një botë fantastike ireale , por edhe kënaqësinë që vjen prej imazheve nga lashtësia dhe ato moderne , të autorëve botërorë dhe të atyre shqiptarë.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Iliada 2004
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Mitologjia 2017
Në këtë libër do të gjeni: Perënditë e Olimpit; Jasoni dhe argonautët; Teseu; Prometeu; Daidalia dhe Ikariusi; Akili; Perseu dhe Andromeda; Orfeu dhe Euridiçe; Trimëritë e Herkulit; Lufta e Trojës; Odiseja.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
"Një libërz dyzet faqesh. Munt t'a ngrerë një foshnje me majën e një gishti, se ky libërz është i lehtë sa një pendë. Po nuk ësht vetëm një libër. Është një monument. Dhe një monument me aqë rëndësi sa një qint viganë të bashkuar s'munt ta luajnë nga vendi...”- Faik Konica (Ese mbi "Prometeun e Lidhur" të Eskilit).
Price: 250 Lekë
titleToAlt
Fedra 2012
“Fedra” eshte nje vepër me vlera të larta artistike e letrare. Ëshië tragjedi e akteve të ligjërimit por edhe tragjedi poetike. Për të tejkaIuar pengesat e pafundme të ligjërimit, personazhet zhyten në fialë, në figura, kështu që, përnjëherë, shprehjet dhe fjalët e rëndomta ringarkohen me kuptimin e tyre parësor. Fjalët nuk janë më pasqyra të gjërave siç pohonin gramatikanët e kohës, por fjalët nxisin gjërat sipas figurave që i bartin. Kështu pra, poezia nuk është një zbukurim i thjeshtë, por është zemra e veprimit. “Fedra” është, pra, një tragjedi mitologjike jo vetëm me temën e vet, por posaçërisht me faktin që nëpërmjet ligjërimit ajo paraqet figura të shpërthimeve primitive të qënies njerëzore. E përballur me tundimin më të keq dhe, përkundër të gjitha përpjekjeve të veta, e mposhtur pa rnëshirë, Fedra është një figurë shembullore e tragjedisë femërore, e tragjedisë së shpërthimeve njerëzore të mishëruara në figurën e një femre. Prandaj “Fedra” ishte moderne në kohën e vet me një modernitet që jeton edhe sot e gjithë ditën.”- Murat Bejta.
Price: 560 Lekë
titleToAlt
Një tregim magjepsës për mitet dhe mitologjinë greke. Jean Pierre Vernant, një ndër dijetarët më të famshëm të kësaj fushe kombinon njohuritë e tij të thella me një stil rrëfi mi origjinal.Duke fi lluar me krijimin e Tokës nga Kaosi, vazhdon me tredhjen e Uranit,luftën e Titanëve, perënditë e Olimpit, dredhitë e Prometeut e të Zeusit dhe krijimin e Pandorës gruas se parë.
Price: 650 Lekë
titleToAlt
Një vend ku flasin kafshët, ku flasin pemët, ku pritet të fillojë një betejë. Një princ, të cilit i mohohet e drejta legjitime e fronit, mbledh ushtrinë në një përpjekje të dëshpëruar për të larguar nga toka e tij një princ të rremë.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Shumë kohë më parë, në një epokë të harruar, një ngjarje e mbinatyrshme u tjetërsoi ekuilibrin stinëve. Në një vend ku beharet zgjasin dekada dhe dimrat sa një jetë, telashet kanë filluar të vlojnë. I ftohti po kthehet dhe, në djerrinat e ngrira përtej Fushnajës Dimërake, fuqitë e liga e të mbinatyrshme po mblidhen pas Kufindarësit që ruan mbretërinë. Në qendër të konfliktit janë Starkët e Fushnajës Dimërake, një familje e sertë dhe e pabindur, ashtu si toka ku kanë lindur. Prej një toke dimri mizor, drejt një mbretërie të largët verore, që jeton në luks e bollëk, lind një histori lordësh e lejdish, shqytarësh e magjistarësh, vrasësish e kopilësh, që thuren bashkë në një epokë oguresh të zymta.nMes komplotesh dhe kundërkomplotesh, tragjedish dhe tradhtish, fitoresh e tmerri, fati i Starkëve, i aleatëve dhe i armiqve të tyre rri varur në një fill të rrezikshëm ekuilibrash, teksa secili përpiqet të fitojë luftën më vdekjeprurëse: gjuetinë e fronit.
Price: 1800 Lekë
titleToAlt
ATHINA NUK ESHTE E VETMJA NXENESE E RE NE MALIN OLIMP! Kur një i vdekshëm me emrin Herakli shpërngulet në Akademi, Athina e kupton se me cfarë po përballet. Edhe ajo vetë erdhi atje disa muaj më parë. Herakliut i lypet ndihmë jo vetëm per t’u prshtatur, por edhe për të përmbushur dymbëdhjetë “bëmat”, përndryshe do t’a përjashtojnë nga shkolla! Kur babai i Athinës, drejtori Zeus, i kërkon asaj në fshehtësi që të kujdeset për djalin e ri, ajo detyrohet të gjuajë bisha mitike dhe të pastrojë jashqitje. Do t’i lypset e gjithë mencuria e saj e mbarënjohur që t’ia dalë mbanë.
Price: 550 Lekë
titleToAlt
Aferdita ka shumë më tepër sesa thjesht një fytyrë të bukur! Pas një keqkuptimi të vockël (në fakt, nisja aksidentale e një lufte mund të mos jetë edhe aq e vockël), Afërdita po ngelet në Herologji. Për të ngritur notën, ajo sajon një plan të shkëlqyer, një projekt, që do t’i jape kredite shtesë për t’u bërë mblesi i të vdekshmëve, të cilin e quajti Klubi i Zemrave të Vetmuara. Kjo e shpie në Egjipt, madje ballë për ballë me një konkurrente tv egër: perëndeshën me emrin Isis. Tashmë gara ka nisur për të gjetur shoqen e përshtatshme për djalin e vdekshëm më të mërzitshëm në botë!
Price: 550 Lekë
titleToAlt
Artemisa së shpejti Do të takojë djalin e përkryer ... Është koha për Lojërat Vjetore Olimpike në Akademinë e Malit Olimp dhe katër vajzat perëndesha nuk janë aspak të lumtura, sidomos Artemisa. Edhe pse ajo është shumë më e aftë në sport se një pjesë e mirë e djemve perëndi, nuk mund të konkurrojë, pasi Lojërat Olimpike janë vetëm për djem. Nuk është e drejtë! Sikur të mos mjaftonte kjo, disa prej konkurruesve janë gjigantë sherrxhinj, ajo është e mëdyshur në lidhje me një djalë të vdekshëm me emrin Aktaeon dhe nuk bie dakord me të vëllanë binjak, Apolonin. A do të mundet Artemisa ta rifitojë besimin e tij dhe, njëkohësisht, të gjejë një mënyrë për të fituar në fushë?
Price: 550 Lekë
titleToAlt
Mbretëresha e Ligësisë apo e keqkuptuar? Meduza Gorgon pa dyshim që nuk është pjesë e grupit të personave të admiruar. Me gjarpërinj në kokë dhe një personalitet edhe më gjarpëror, askush në Akademinë e Malit Olimp nuk mburrej se ishte shok për kokë me të. Po thellë në zemër, Meduza dëshiron të përshtatet dhe mendon se zgjidhja e tërë problemeve të veta është pavdekësia, diçka që të gjithë shokët e klasës, bashkë me dy motrat e saj, e kanë. Varësja Pavdekësuese premton ta bëjë realitet këtë ëndërr. Po me çfarë çmimi?
Price: 550 Lekë
titleToAlt
Pandora është gati të hapë një kuti të madhe me telashe! Pandora është një prej pak të vdekshmëve në Akademinë e Malit Olimp dhe natyra e saj më së shumti kureshtare e ka bërë të njohur mes shokëve të klasës. Por ajo nuk mendon se këtu ka ndonjë gjë të keqe, sigurisht! Kur një djalë perëndi me emrin Epimeteu sjell në shkollë një kuti të mistershme e të rrezikshme, Pandora nuk mund të rrijë pa i hedhur një sy brenda, pasi papritur i bie mu në prehër. Çfarë dëmi mund të shkaktonte ajo vallë? Por as që ia pret mendja se duke hapur atë kuti, ka hapur shumë më tepër telashe nga sa pandehte...
Price: 550 Lekë
titleToAlt
Mund ta thyejë Fama heshtjen në kohë për të shpëtuar botën? Fama mburret me faktin se i di të gjitha thashethemet që qarkullojnë në AMO. Po ndodh që kapet me presh në duar aty ku nuk i takon, ndaj sfidohet të kalojë një ditë të tërë pa bërë thashetheme, duke iu nënshtruar një magjie të veçantë, për të qenë të sigurt! Po, kur një udhëtar pa biletë nënkupton se do të bëjë diçka që mund të kërcënojë jetën në Tokë, Famës i duhet të gjejë një mënyrë për të paralajmëruar drejtorin Zeus. Do të mundet kjo “vajzë e thashethemeve” ta thyejë betimin e vet për të ruajtur heshtjen përpara se të jetë tepër vonë?
Price: 550 Lekë
titleToAlt
Një Akt i Guximshëm Pasi u etiketua si më e besueshmja në një pyetësor të AMO-së, Persefoni nuk ishte aspak e kënaqur. E besueshme do të thoshte e mërzitshme, sipas mendimit të saj dhe ajo nuk dëshironte të njihej si e tillë! Gjatë një loje mes shoqesh, Persefoni pranon një sfidë që do ta çojë në skenë me Orfeun, një rokstar të vdekshëm, që mund të magjepste pothuaj këdo me pamjen ëndërrimtare dhe zërin akoma më të magjishëm. Por ajo që u nis si një lojë zbavitëse, bën lëmsh mbarë AMO-në dhe Botën e Nëndheshme, duke vënë madje në rrezik edhe shanset e saj me djalin e parapëlqyer...
Price: 550 Lekë
titleToAlt
Do të mundet Kasandra të provojë se nuk gënjen? Kasandra është e vendosur të ndihmojë njerëzit të ndjekin fatin e tyre, por askush nuk i beson profecitë e saj. Atë, madje, as nuk e lejojnë të shkruajë fatet që mbajnë brenda biskotat e shitura nga Furra e Orakullit e familjes. E vendosur të provojë të kundërtën – dhe t’u japë një mësim të mirë disa moshatarëve të saj – Kasandra dërgon disa parashikime të veçanta në Akademinë e Malit Olimp. Dhe këto bëhen realitet... në disa mënyra krejt të paparashikuara!
Price: 550 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania