titleToAlt
-Jam befasuar nga ato që thotë Izet Haxhia. Disa gjëra edhe janë përmendur, por gjithmonë janë përgenjeshtruar, sikurse ndodh tek ne në vazhdimesi, aq sa shpesh bëhet e veshtire të kuptojmë se ku qëndron e verteta. Por jo vetem kaq, edhe organet e akuzës, të cilat e kanë për detyrë t'i shkojnë deri në fund problemeve rrinë e shikojnë, nuk di se çfarë presin? Alfred Moisiu, President i Shqipërise 2002-2007 -Shqiptari i thjeshtë Izet Haxhia ndjen përgjegjësinë për gabimet e bëra, megjithëse nuk kishte asnjë post dhe fuqi në shtet e politikë. Cili politikan bëri një vetëgjyqësi e katarsis si Izeti? Zhvillimet e vrullshme e me kthesa të forta në jetën e Izetit të kujtojnë proverbin e lashtë kinez "Fisi, (në këtë rast personi) dhe lumi dalin nga shtrati, por kthehen përsëri në shtratin e vet" Dr. Sabit Brokaj, ish-minister i Mbrojtjes - Nuk më duket se duhet kërkuar burim më i besueshëm. Izet Haxhia thotë: "e bëmë ne", nuk po thotë që: "e bënë ata". Pas kësaj kohe të gjatë që ka kaluar, problemi është bërë akoma më i komplikuar, boll të kujtosh që me sistemin e sotëm të drejtësisë, nuk mund të bësh asnjë lloj drejtësie, prandaj, sot, për ato që dëshmon Izet Haxhia, do të duheshin "këllqe" akoma më të forta se dikur. Fatos Klosi, ish-shef i SHIK-ut
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Thonë se fati ka përcaktuar persona të veçantë për të kryer punë të mëdha. Ata vijnë në momentin e duhur për tu bërë dëshmitarë të evolucionit të caktuar të gjërave. Korifenj të tillë të shkencës zotërojnë aftësitë e profetit për të parashikuar gjërat, të cilat janë shumë të nevojshme për shndërrimin e evolucionit të ngadalshëm në revolucion të përshpejtuar dhe për të realizuar hopin aq të nevojshëm për përparimin e njerëzimit. " Njerëz të tillë, - thoshte senatori Korbino, -lindin një në njëqind vjet". Enrìko është i pari që studioi sjelljen e te gjitha elementeve të sistemit periodik nën veprimin e bombardimit me neutrone, nxori hipotezën se elementi më i rëndë ndër elementët natyrorë - urani - luan rol jashtëzakonisht të madh në jetën e njeriut dhe që ky, ndoshta, nuk është elementi i fundit në tabelën periodike. Enrìko është i pari që duke bombarduar me neutrone bërthamat e atomit u dha atyre veti të radiacionit artificial. Enrìko është i pari që tregoi domosdoshmërinë e "ngadalësuesve". Substancat me të cilat tani eksperimentojnë shkencëtaret atomiste, dikur ishin sfide në mendjet e shëndosha. Është paradoksale, por fakt që, duke zvogëluar shpejtësinë e lëvizjes së neutroneve, rritet aftësia e grimcave elementare per të depërtuar në mbështjellën e bërthamës. Enrìko zbuloi i pari elementin 93 të tabelës periodike - Plutonin - dhe për këtë fitoi çmimin Nobel, në vitin 1938.
Price: 1100 Lekë
titleToAlt
Simon Sebag Montefiore lindi më 1965 dhe studioi historinë në Ko legjin Gonville and Caius të Kembrixhit. Libri i tij i parë historik Katerina e Madhe dhe Patjomkini hyri në listat përfundimtare të çmimeve Samuel Johnson, Duff Cooper, dhe Marsh Biography. Stalini: Oborri i Carit të Kuq fitoi Çmimin Vjetor të Librit Historik në serinë e cmimeve të blatuara nga British Book Aëards. Stalini i ri qe fitues i cmimit Costa Biography Prize, të Bruno Kreisky Prize për Literaturën Politike, të Los Angeles Times Book Prize për biografinë më të mirë, dhe të Çmimit të Madh të Biografisë Politike, dhe u përfshi në James Tait Black Memorial Prize. Ai është gjithashtu autor i romanit Sashenka. Librat e Montefiores janë bestseller-e në përmasa botërore, dhe janë botuar në 35 gjuhe. Monstrat, vëllimi shoqerues i Heronjve është botuar gjithashtu nga Quercus. Anëtar i Shoqatës Mbretërore te Lëtërsisë, ai jeton në Londer me të shoqen, romancieren Santa Montefiore, dhe dy fëmijët e tyre
Price: 1800 Lekë
titleToAlt
Për dekada me radhë na kanë thënë se çelësi për një jetë të lumtur dhe të pasur, është të mendosh pozitivisht. Por kësaj i ka ardhur fundi. “Pirdhu pozitivitet”, thotë Mark Manson. “Të jemi të sinqertë; ndonjëherë, gjërat në jetën tonë janë mut dhe duhet të mësojmë si të jetojmë me to”. Gjatë viteve të fundit, Manson – përmes blogut të tij tejet të njohur – ka punuar që të korrigjojë supozimet tona të pavërteta për veten dhe për botën. Tani, ai paraqet mençurinë e fituar me shumë mund, në këtë libër novator. Manson argumenton se – mbështetur nga studimet akademike dhe shakatë në kohën e duhur, – përmirësimi i jetës nuk varet nga aftësia jonë për të bërë limonadë nga limonët, por të mësojmë si të tresim më mirë limonët. Qeniet njerëzore kanë të meta dhe kufizime – siç shkruan ai: “Jo të gjithë mund të jenë të jashtëzakonshëm; – në shoqërinë tonë ka fitues e humbës dhe pjesërisht, kjo nuk është as e drejtë dhe as faji yt”. Manson na këshillon të mësojmë kufizimet tona dhe t’i pranojmë ato. Ai thotë se ky është burimi i vërtetë i forcës. Kur përqafojmë frikën, fajet dhe pasiguritë tona – kur nuk u largohemi dhe nuk u shmangemi të vërtetave të dhimbshme, por përballemi me to – mund të gjejmë guximin dhe vetëbesimin, të cilat i kërkojmë me aq dëshpërim. “Në jetë kemi një numër të caktuar gjërash për të cilat mund ta çajmë trapin. Ndaj, duhet t’i zgjedhim me mençuri”. Manson sjell një diskutim të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë, të mbushur me histori argëtuese dhe me një humor profan e të pamëshirshëm. Ky manifest është një shuplakë rifreskuese për të gjithë, në mënyrë që të nisim një jetë më të kënaqshme dhe më me këmbë në tokë.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky liber do t'ju bëjë të vini në diskutim gjithçka mendonit se dinit rreth jetés, që nga lumturia dhe pasuria, deri te qëllimi dhe pushteti. Është një hartë revolucionare per t'u bërë versioni më i mire dhe i jashtëzakonshëm i vêtes. Pikë. Deiv Asprei, biohaker dhe themelues i Bulletproof Exec dhe Bulletproof Coffee Po sikur t'i jepnit vetes leje për të menduar si mendjet më të mëdha krijuese të epokës sonë, të vinit në diskutim dhe të sfidonit rregullat e vjetra dhe të krijonit rregulla të reja rreth idesë së dashurisë, edukimit, përshpirtërisë. punës, lumturisë dhe domethënies? Mos ndiqni konvencione. Kodi i Mendjes sé Jashtëzakonshme ju mëson të jeni të suksesshëm sipas termave tuaj. Nuk ka rëndësi nga niseni, ju mund të ndërtoni një jetë që është vërtet e jashtëzakonshme dhe të Jini një gjurmë në univers. Në këtë liber ju do të mesoni té përkulni realitetin, të vini në diskutim gjepurat, të tejkaloni peizazhin kulturor. të përqafoni thirrjen tuaj, të praktikoni inxhinierinë e vetëdijes, të jetoni nën disiplinën c lumturisë dhe ta shtyni njerëzimin përpara, në mënyrë që të krijoni më tepër lumturi domethënie dhe impakt në bote. Më tepër sesa thjesht një liber fizik, Kodi i Mendjes së Jashtëzakonshme ju lidh me një platforme të tërë mësimore globale dhe me një komunitet, ku ju mund të zhyteni më thellë në çështje, të ndërveproni me autorin, të dëgjoni nga të ftuar të veçantë dhe të lidheni me lexues të tjerë. Bëhet fjalë për një shndërrim në një nivel krejtësisht të ri. Le t'ia nisim.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Brenda një jetë të shkurtër, por tepër intensive, me një natyrë liridashëse e të revoltuar, me zigzage, por edhe me iluzione utopike, ai do të përpiqej e do të guxonte, përmes fjalës së mençur e të guximshme, të sillte kontributin e tij për emancipimin e shoqërisë së prapambetur shqiptare. Prof. Dr.Nasho Jorgaqi Edhe në vdekje, Ismet Toto tregoi dinjitetin dhe guximin e pashoq që kishte tregue gjithë jetën e tij. Jam njoftue se në minutën e fundit kërkoi nji libër: Dialogun e Paltonit mbi vdekjen e Sokratit, Phaedo.Lotët rodhën kundër vullnetit t'im dhe mbulova fytyrën e qava në heshtjen jo për të por për fatkeqësin t'ime se humba nji shok të mirë. Anton Logoreci Jeta tragjike e plot përpjekje e Selahudin Totos pasqyron gjallë nji brezni të tanë të popullit shqiptar, breznin e papolarizume e pra herë-herë të mashtrueme, që filloi të rritet me pavarësinë e kombit t'onë. Alfred Andoni Për zbatimin e Ligjit me rëndësi mbi "Shtetëzimin e shkollave private", në Prefekturën e Shkodrës, që pa dyshim do të krijonte pakënaqësira dhe reaksion, duhej një administrator me takt, një burrë me puls dhe një njeri me ndërgjegje. Një prefekt që t'i hidhte zjarrit ujë dhe jo benzinë; një kryetar administrate që të administronte, jo të krijonte konfuzion dhe të bënte spekulime politike. Njeriu me këto cilësi u gjet në personin e Et-hem Totos. Me takt e me urtësi Ligji u zbatua pa incidente, por jo pa mundim.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër shtrohen pyetje që i’a bëjmë çdo ditë vetes; ngrihen ndjesi dhe makthe që na pengojnë për të ecur para, etj. Do të gjeni përgjigje tej mase të vlefshme për këto pyetje që mbase do t’i keni pasur të vështirë për t’ju dhënë përgjigjet e duhura apo gjetur këshilluesin e mirë: A keni dëshiruar ndonjëherë më shumë vetëbesim në aftësitë tuaja? A ju vijnë mendime negative, duke krahasuar veten me të tjerët? A keni pasur ndonjëherë frikë të flisni, sepse mendoni që opinioni juaj nuk ka vlerë? Nuk jeni vetëm dhe ekziston një mënyrë që të përballeni me vetëvlerësimin e ulët.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
"Ne jetojmë që të vërtetojmë se bashkëpunimi është më i suksesshëm se konflikti"-Presidenti Bill Klinton.
Price: 390 Lekë
titleToAlt
Libri “Shkrime të fshehura” është një mozaik i gjithanshëm për: Tolstoin, Dostojevskin, Balzakun, Gëten, Cvajgun, Varllamovin, Umberto Ekon, Lorenc Oliverin, Irena Papasin, Bertolt Brehtin, Zhan Vilarin, Zherar Filipin, Rexhep Mitrovicën, Xhorxh Bajronin e parë si shqiptar, Rikard Vagnerin, Dimitri Shostakovicin, Etore Motin, Lukiano Viskontin, Mikelanxhelo Atoninin, Valentinon, Bob Dilan, Hukasiari, etj., një galeri e tërë personalitetesh botërore të gjurmuar dhe të fiksuar nëpër shekuj, një kontribut me vlera të veçanta.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Ataturk 1998
Price: 250 Lekë
titleToAlt
Salvador Dalí është një nga origjinalët më të mëdhenj të shekullit XX. Tablotë e tij gjeniale janë të njohura, madje, edhe për ata që nuk shfaqin ndonjë interesim të veçantë për artin pamor. Ndërsa zbulimet tronditëse lidhur me jetën e tij, si dhe arsyetimet e holla ironike për njerëzit e sendet, i japin mundësi lexuesit që, me sytë e mjeshtrit të madh të të parit të botës, ta shikojë botën që e rrethon ndryshe nga ç është pranuar nga të gjithë.nPiktori, stilisti dhe regjisori Salvador Dali (1904-1989) ishte një nga figurat më interesante dhe më provokuese në artin e shekullit të 20-të.nNjë pionieri Surrealizmit, ai është admiruar dhe sulmuar për imagjinatën e subkoshiencës që projektoinë pikturën e tij, së cilës disa herë i referohej si:  fotografi ëndrre e pikturuar me dorë .nKjo autobiografi e hershme, që zgjat deri në fund të tridhjetave, është aq e paparashikueshme dhe provokuese, sa dhe arti i tij.nVetë portretizimi shumëngjyrësh fillon me rikoleksionimet e tij të hershme dhe mbaron në kulmin e suksesit të tij të hershëm. Titujt dhe nën titujt provokues të kapitujve - si:  Kujtime brenda barkut të nënës ,  Përvetësimi i lavdisë ,  Përjashtimi i përhershëm nga Akademia e Arteve të Bukura ,  Dendizmi dhe burgu ,  Mua më përzënë nga shtëpia ,  Pjesëmarrja në revolucionin surrealist dhe pozicioni im dhe  Zbulimi i makinës së fotografimit të mendimeve thjesht të parapërgatitin për  zbulimet tërheqëse që pasojnë.nNë libër shfaqen pamje mrekulluese të artistit ambicioz, brilant, kërkues, i cili dizenjoi ambientet e teatrit, pjesën e brendshme të dyqaneve dhe bizhuteritë po aq thjesht sa ç bëri filmat dhe pikturat surrealiste.nKjo është arsyeja që mund të formojë dhe të krijojë me teknikën më virtuale, nga njëra anë, imazhet e qeta dhe të bukura rafaeliane dhe, nga ana tjetër, pamje të frikshme të orëve të buta, të djegies së gjirafave dhe trupave të vdekur të mbuluar, fluturues.nKush do që është i interesuar për artin e shekullit të njëzetë dhe për një nga figurat më karizmatike dhe më të talentuara të këtij shekulli, duhet të lexojë patjetër  Jetën e fshehtëtë Salvador Dalisë .
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Citimet në këtë libër janë marrë kryesisht nga veprat e Xi Jinping-ut, si  Dalja nga varfëria (korrik 1992),  Kryerja e punëve konkrete, ecje përpara (dhjetor 2006) dhe  Fjalët e reja në Zhijiang (gusht 2007), kurse pjesa tjetër nga fjalimet e Xi Jinping-ut nga viti 2003 deri në vitin 2014. Nga ana kohore, citimi më i hershëm në libër i përket shtatorit të vitit 1988, ndërsa më i fundit tetorit të 2014-s. Prej një kohë shtrirjeje kaq të gjatë, besojmë se lexuesit mund të krijojnë një ide më të qartë për zhvillimin e mendimit të Xi-së në karrierën e tij politike.nnRadioja e Jashtme e Kinës (CRI), e krijuar në vitin 1941, është media që transmeton në numrin më të madh të gjuhëve në formë multimediale. Që ngadita e parë e krijimit, kjo radio i është përkushtuar gjithmonë njohjes së ndërsjellë mes Kinës dhe botës së jashtme, dhe kjo ka qenë motoja e punës edhe e seksionit të saj të gjuhës shqipe që nga dita e parë e fillimit të transmetimeve në vitin 1969. Tani marrëdhëniet kino-shqiptare po ruajnë prirjen e mire të zhvillimit dhe shkëmbimet në fusha të ndryshme mes të dy vendeve po bëhen më të ngushta. Shpresojmë se ky libër mund të jape një ndihmesë sado të vogël në thellimin e njohjes së lexuesit shqiptar me botë kuptimin e popullit kinez. nnFilozofi i njohur kinez i lashtësisë Guan Zhong është shprehur:  Nga udhëheqësi mund të shihet si është një vend, nga gjenerali mund të shihet si është ushtria, kurse nga arat mund të shihet si shkojnë përgatitjet për luftë. nNë një artikull të botuar në majin e vitit 2014 në gazetën  The Wall Street Journal përmendet parapëlqimi që ka kreu i shtetit të Kinës, sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping, për të cituar shprehje të njohura të veprave klasike kineze. Në këtë artikull bëhet një krahasim mjaft interesant ndërmjet Xi Jinping-ut dhe ish-kryeministrit britanik UinstonÇurçill, duke arritur në përfundimin se këta dy udhëheqës bëjnë  përpjekje ta përdorin krenarinë për një traditë të çmuar kulturore për ta bashkuar vendin... nNë artikujt dhe fjalimet e tij, Xi Jinping-u citon shprehje të shumta klasike. Për qeverisjen e vendit, ai ka përmendur shprehje mbi përvojën historike, si dhe mësime nga rrëzimet e pushtetit, ndërsa për kultivimin e sjelljes së duhur të zyrtarëve, ai sjell shprehje të lashta, për t u kërkuar kuadrove të forcojnë zbatimin e disciplines dhe me guxim të mbajnë mbi shpatulla përgjegjësitë që u takojnë. nPerandori i dinastisë kineze Tang, Li Shimin, është shprehur:  Me bakrin si pasqyrë mund të shohim si vishemi, me njerëzit e tjerë si pasqyrë mund të njohim të mirat dhe të metat tona, me historinë si pasqyrë mund të kuptojmë arsyet e lulëzimit dhe të rrënimit të vendit . Nga fjalimi që z. Xi Jinping mbajti në  Konferencën për 2565-vjetorin e lindjes së Konfucit , mund të kuptohej se presidenti i ri i Kinës do ta përdorte edhe më shumë mençurinë e kulturës së lashtë në drejtimin e vendit.nGjatë takimit më 7 mars të vitit 2014 me delegacionin e provinces Guizhou, pjesëmarrës në sesionin e 2-të të legjislaturës së 12-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Xi Jinping-u vuri në dukje se, për të realizuar përtëritjen e kombit kinez, përveç  besimit te teoria, rruga dhe sistemi ynë, ndër faktorët thelbësorë duhet të shtohet edhe një, që është besimi te kultura jonë .nSot, nga përvoja dhe mençuria që përmbajnë filozofitë tradicionale, si konfucizmi, budizmi, taoizmi etj., për kultivimin e sjelljes, edukatën në familje, qeverisjen e vendit, moralin njerëzor, përmirësimin e punës së zyrtarëve etj., ka mjaft vend për t u frymëzuar dhe për t i vënë në jetë.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Dukuri e çuditshme e kulturës sonë është se njerëzit nuk e kuptojnë dot deri në fund ose, ka të ngjarë që kështu duhet të themi, nuk janë ndërgjegjësuar deri në fund lidhur me faktin që çfarë fatkeqësie serioze është mërzia. Merrni një njeri, i cili kushedi se për çfarë arsyeje nuk di me se të merret. Përderisa këtij njeriu i mungojnë burimet e brendshme të afta për ta detyruar të merret me diçka në mënyrë aktive, të krijojë diçka ose të vërë në punë forcën e intelektualit, ai do të vuajë nga mërzia, do të ndiejë njëfarë barre, stres, një paralizë, të cilat vetë ai nuk mund t'i shpjegojë. Mërzia është një nga format më të egra të torturës. Është një dukuri e kohës sonë që po gjen përhapje të furishme: Njeriu që ndodhet nën peshën e mërzisë dhe që nuk ka mundësi ta heqë qafe, do ta ndiejë veten thellësisht të shtypur. Këtu mund t'ju lindë dëshira të bëni pyetjen: cili është shkaku që shumica e njerëzve nuk e kuptojnë dot sa e rrezikshme dhe e dhimbshme është mërzia dhe sa vuajtje na shkakton.
Price: 800 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania