titleToAlt
Të paktën një e treta e njerëzve që njohim, janë intovertë. Ata preferojnë të dëgjojnë, në vend që të flasin: të krijojnë, por jo të promovohen: të punojë në vetmi dhe jo në grup. Ky libër është për intovertët: për Roza Parksin, për Shopenin, për Dr. Suajsin, për Stiv Uozniakun, të cilëve shoqëria jonë u detyrohet aq shumë! Në librin ‘’Pushteti i të heshturve’’, autorja pohon se ne shpesh i nënvlerësojmë intovertët, por humbasim shumë duke e bërë këtë. Ajo rrëfen ngritjen e idealit të ekstrovertit në shekullin e njëzetë dhe se sa gjerësisht është përhapur ky fenomen në kulturën tone.Përveç këtyre, na prezanton me intovertë të sukseshëm. Susane Cain Ka hulumtuar me pasion dhe ka sjellë këto histori të vërteta. Ky libër ka fuqinë të ndyshojë këndvështrimin e të gjithëve për intovertët, por edhe mënyrën se si e shohin ata veten.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Po sikur mënyra jonë e të jetuarit të jetë e projektuar që të na bëjë të ndihemi të trishtuar? Gjithashtu, po sikur të gjendej një mënyrë për të shpëtuar prej saj? "Merre "Shënime mbi një planet nervoz" dy herë në ditë, me ose pa bukë. Përmban mençuri, mendjemprehtësi, dashuri dhe zgjuarsi." STEPHEN FRY "Është abetarja që të mëson si të jetosh në kohët moderne. Ky libër do të gjejë admirues në të gjithë botën." | NIGELLA LAWSON I "I ngrohtë dhe plot mençuri. Nëse mendon se bota moderne të streson, ky është libri perfekt për ty." CLAUDIA HAMMOND "Librat që shkruan Matt Haig bëhen si miqtë e ngushtë, të cilët do t'i mbash gjithnjë afër/' JORDAN STEPHENS "Një libër i ngrohtë, bujar dhe i thellë, i cili flet për komplikimet e njerëzimit modern. Haig është një nga shkrimtarëtL më të rëndësishëm të kohës sonë." DOLLY ALDERTON "Mos ndoshta kjo bota moderne ndikon në mendjet tona? Haig ndan me lexuesit e tij përgjigje të cilat dalin ' nga këndvështrime të ndryshme. Eshtë vërtet një libër magjepsës." JO BRAND
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Kundërshtime, të qara dhe kriza tërbimi: të kapërcesh pa dëmtime periudhën nga 1 deri në 5 vjeç « Kam provuar gjithçka, vazhdon! » Prindërit lodhen përballë kërkesave të tepruara të fëmijëve të tyre. Si të dalësh nga betejat rreth veshjeve, rregullit, grindjeve para se të nisen për në shkollë apo para gjumit? Prindërit kanë prirjen që t'i interpretojnë sjelljet e tepruara ose të bezdisshme të të vegjëlve si manifestime kundërshtimi, të një vullneti të keq, paturpësie. Të tjerë fajësojnë veten dhe kërkojnë traumën. Po sikur të ketë shkaqe të tjera? Zbulimet e kohëve të fundit në fushën e neurologjisë dhe të psikologjisë eksperimentale kanë hedhur dritë mbi këto sjellje acaruese. Vizatime që flasin me të gjithë, të dhëna shkencore për të kuptuar më mirë dhe udhëzime se si të veprojmë sipas moshës. Atëherë, a jeni gati për të vënë në dyshim disa nga zakonet, besimet, madje edhe siguritë tuaja?
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Nëse e mban veten për kërkues të denjë të së vërtetës, atëherë ke për ta nisur të gjithë procesin duke dyshuar, të paktën një herë në jetë, në gjithçka të mundshme." Dekarti e shkroi këtë libër me qëllimin që ky i fundit të ishte vepra e tij e madhe, sinteza e të gjitha teorive të tij në fizikë dhe filozofi. Përmes parimeve që ai na sjell prej një filozofie matematikore, arrin të argumentojë mbi natyrën e trupit dhe mendjes, ekzistencën e Perëndisë dhe nevojën për pastrimin e koncepteve njerëzore nga zinxhirët e paragjykimeve të fëmijërisë së hershme. Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Për të gjithë tashmë (e tillë është gjendja fatkeqe ku ndodhemi) studimi i filozofisë sjell përbuzje dhe fyerje, në vend të nderit dhe lavdisë. Bindja vdekjeprurëse dhe monstruoze se filozofia nuk duhet të studiohet fare ose vetëm nga pak njerëz, ka pushtuar pothuajse të gjitha mendjet. Sikur këto çështje që kemi kërkuar me kujdesin më të madh: shkaqet pse ndodhin gjërat, mënyrat si vepron natyra, plani i university, këshillat e Zotit dhe misteret e qiellit dhe të tokës, të ishin diçka e pavlerë para syve dhe duarve tona, veçse nëse dikush me një njohuri të tillë do të përfitonte favore apo të ardhura për veten e tij. Kështu, kemi arritur në pikën ku, është e dhimbshme ta pranojmë, personat e vetëm të cilët quhen të mençur janë ata që ndjekjen e dijes e kanë degraduar në një tregti fitimprurëse. Dhe e përkora Pallas, që banon brenda nesh vetëm nga zemërgjerësia e Zotave, refuzohet, tallet, fërshëllehet me përbuzje, duke mos pasur askënd që ta dojë dhe t'i jetë mik.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
PAS VDEKJES SE PAPRITUR TE BASHKESHORTIT, Sheryl Sandberg ishte e sigurt se ajo dhe fëmijët e saj nuk do ta ndienin më kurrë harenë e vërtetë. "Isha zhytur në boshllëk", shkruan ajo, "një boshllëk i pafund që të mbush zemrën dhe mushkëritë dhe të pengon të mendosh, apo qoftë edhe të marrësh frymë" Adam Grant, një psikolog i Universitetit Wharton dhe mik i saj, i tregoi se njerëzit mund të bëjnë një sërë hapash konkretë për ta marrë veten dhe për të kapërcyer të tilla përvoja, që mund të të shkatërrojnë jetën. Aftësitë tona ripërtëritëse nuk janë paraprakisht të kufizuara, janë muskuj që mund t'i formojë secili prej nesh. Në librin "Plani B" ndërthuren mendimet personale të Sheryl-it me kërkimet ndërgjegjësuese të Adam-it për gjetjen e forces në përballimin e vështirësive. Sheryl-i na hap zemrën - dhe ditarin - e na rrëfen qysh nga çasti jashtëzakonisht prekës kur mëson se i shoqi, Dave Goldberg, është shembur përtokë në palestër, e mëpastaj na përshkruan dhimbjen e thekët dhe izoiimin që ndjeu në ditët pas vdekjes së tij. Megjithatë, "Plani B" shkon përtej humbjes së saj dhe eksploron se si i kanë kapërcyer njerëz të ndryshëm vështirësi të tilla, si: sëmundjet, papunësinë, përdhunimin, katastrofat natyrore dhe mizorinë e luftës. Këto histori dëshmojnë aftësinë e shpirtit njerëzor për të mos u dorëzuar... dhe për të gjetur sërish lumturinë. Aftësia për t'u rimëkëmbur gjendet thellë brenda nesh dhe mbështetet te ndihma që na japin njerëzit që kemi përreth. Edhe pas ngjarjeve më shkatërrimtare, kemi ende mundësi të rritemi, duke gjetur një domethënie më të thellë dhe duke përftuar një kuptim të ri të jetës. "Plani B" na mëson si t'i ndihmojmë të tjerët. kur janë në krizë, si të kemi dhembshuri për veten, si të rritim fëmijë të fortë dhe të krijojmë familje, komunitete dhe sipërmarrje që mund të rimëkëmben. Shumë nga këto mësime janë të vlefshme për betejat tona të përditshme dhe na ndihmojë të përballemi me guxim me çfarëdolloj ndodhie që mund të na presë në të ardhmen. Dy javë pasi humbi bashkëshortin, Sheryl-i po përgatitej për një festë që përfshinte fëmijët dhe baballarët. "Dua Dejvin", qante ajo. Miku i saj iu përgjigj, "Nuk ka më Plan A", dhe më pas i premtoi se do ta ndihmonte që ajo të përfitonte sa më shumë të ishte e mundur nga Plani B. Të gjithë ne, në një formë apo një tjetër, përjetojmë Planin B. Ky libër do të na ndihmojë që të përfitojmë sa më shumë prej tij.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Quaj pjesëtim të ndjesores këtë sistem të pahjeve ndjesore që bëjnë të shihen njëherazi ekzistenca e një të përbashkëte dhe prerjet që përcaktojnë vendet dhe pjesët përkatëse. Kjo shpërndarje e pjesëve dhe vendeve themelohet mbi pjesëtimin e hapësirave, kohëve dhe formave të veprimtarisë që përcakton vetë mënyra se si ndonjë e përbashkët i ofrohet pjesëmarrjes dhe sesi këta apo ata marrin pjesë në këtë pjesetim. Qytetari, thotë Aristoteli, është ai që ka pjesë në faktin e të qeverisurit dhe të qenit i qeverisur. Por..
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Nuk ka shërim: për të ecur me siguri në pyllin e jetës duhet të jesh i ditur, duhet njohur topografia e saj, rrugët e saj apo "metodat"; domethënë, duhet pasur një ide e hapsirës dhe e kohës në të cilën jetohet, një kulturë aktuale. Mirëpo: kjo kulturë, ose merret ose shpiket. Ai që ka guximin ta shpikë vetë, për të bërë i vetëm atë që kanë bërë tridhjetë shekuj njerëzim, është i vetmi që do të ketë të drejtën të mohojë nevojën sipas së cilës është Universiteti ai që, para së gjithash, mëson kulturën. Për fat të keq, e vetmja qenie që do të mund ti kundërvihej me bazë tezes sime do të ishte një... i marrë.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Kuptimi historik implikon tre përdorime që i kundërvihen pikë për pikë tre modaliteteve platoniane të historisë. Njëri është përdorimi parodik dhe shkatërrues i realitetit, që i kundërvihet temës së histori-remineshencës ose identifikimit në të; tjetri është përdorimi disociativ dhe shkatërrues i identitetit që i kundërvihet histori-vijimësisë ose traditës; i treti është përdorimi flijues dhe shkatërrues i së vërtetës që i kundërvihet histori-njohjes. Sidoqoftë, fjala është t'i bëhet historisë një përdorim që ta çlirojë përgjithmonë nga modeli, njëherësh metafizik dhe antropologjik, i kujtesës.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Takimet nuk janë shpërdorim i kohës në rast se ato menaxhohen siç duhet. Duke u nisur nga përvoja e tij në fushën e e konsulencës, Brian Tracy, ka mësuar në praktikë se çfarë funksionon në takime dhe se çfarë jo. Tani në këtë udhëzues konciz, ai zbulon idetë për ti bërë takimet një mjet më të fuqishëm për të zgjidhur problemet, marr vendimet, shkëmbyer ide dhe për të arritur rezultate shpejt. Këtu do të mësoni se si të : Përcaktoni një axhendë të arritshme. Strukturoni takime në bazë të llojit, vetëm për vetëm apo në grup, informuese ose për zgjidhjen e problemeve, të brendshme ose të jashtëme, Mbani në rend diskutimet. Shmangni mendimin e grupit, Kërkoni me ngulm të përmbyllni, Arrini pajtimin për hapat e veprimit, caktimin e përgjegjësis dhe afateve. Maksimalizoni përfitimin nga koha e investuar.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Tradhtia bashkëshortore ka ekzistuar që kur është shpikur martesa dhe po ashtu edhe tabitja kundra saj. Ajo është përfshirë në legislation është debatuar, politizuar dhe demonizuar gjatë gjithë historisë. Dhe, pavarësisht nga dënimi publik mosbesnikëria ka një lloj këmbënguljeje që martesa veçse zili mund ta ketë. Është kaq domethënëse, sa është i vetmi mëkat të cilit i përkojnë dy urdhëresa në Bibël, njëra kur e bën dhe tjetra vetëm kur mendon ta bësh.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Nuk e dimë as pse u lindëm dhe as se çdo bëhet me ne pas vdekjes. Jemi të gjithë të humbur. Pyetjes çfarë bëj unë në këtë botë? përpiqet t'i japë pergjigje ky manual xhepi, që nuk ka ambicie tjetër veçse të përshkruajëme guxim, naivitet e ngazëllim, këtë botë që duket si e pavërtetë e ku na kanë flakur pa na pyetur. Manuali synon gjithashtu të japë sa të jetë e mundur edhe udhëzime të shkurtra nëmenyrë që të nxjerrim prej kësaj bote pak kënaqësi e në qoftë e thënë, edhe pak fisnikëri.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Peter F. Drucker mbahet si babai i menaxhimit modern, njeriu i cili paraqiti ide mendjemprehta për biznesin, që kanë shumë vlerë edhe në ditët e sotme. Draker na jep edhe mësime të çmuara për të menaxhuar jetët tona personale dhe për t'u bërë udhëheqës më të efektshëm. Në këto dy artikuj klasikë nga Harvard Business Revieë, Draker na tregon çelesin sesi të bëhemi shefa të vetes dhe udhëheqës më të mirë për të tjerët. "Menaxhimi i Vetvetes" identifikon pyetjet vëzhguese që duhet t'i bëni vetes në menyrë që të fitoni mendjemprehtësinë e duhur për të marrë nën drejtim karrierën tuaj, ndërsa "çfare e bën një Drejtues të Efektshëm" ju paraqet sjelljet kyçe që ju duhen për të udhëhequr. Sëbashku, ato ju prijnë drejt një rruge të ndritur që do t'ju ndihmojë të gdhendni vendin tuaj në botë.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
"Dashuria është tema që i përputhet më së miri stilit aforistik dhe psikologjik të de Botton; në këtë roman, de Botton shpalos aftësinë e tij për të "përkthyer" në letersi shpresat, metodat dhe pasiguritë tona." "Nuk ekziston në këto kohëra asnjë shkrimtar tjetër si de Botton. Vepra e tij e fundit është po aq kthjellët dhe njerëzore sa edhe ato të mëparshmet." - The Chicago Tribune "Një roman qëmtues dhe i përshkuar nga një ndjeshmëri e kthjellët dhe aspak cinike. Mund të jetë fare mirë një kështjellë për familjen. Në qoftë se do të hiqnim emrin e autorit, ky libër do të lexohej me endje nga lexuesit e apasionuar të Milan Kundera dhe Adam Thirlëell. Autori synon të fashisë sadopak vetminë tonë- çka meriton të vlerësohet." The London Standard "Kjo nuk është një histori e rëndomtë dashurie... De Botton, mjeshtër i intriges, i rikthehet fiction-it pas njëzet vitesh dhe një numri librash të natyrave të tjera, me synimin për t'i dhënë përgjigje pyetjes çdo të thotë të jesh i martuar për një farë kohe?" Përgjigjet ndaj kesaj pyetjeje jane here plot humor, e here plot emocione..." Booklist
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Darma 2018
Darma është natyra e brëndshme, e cila ka arritur brenda secilit prej nesh një fazë të caktuar të zhvillimit dhe shpalosjes." Annie Sesant Njeriu e sheh veten të ndarë nga e gjithë shoqëria dhe bota, por pëmes këtij libri do të kuptojmë se nuk jemi të ndarë nga asgjë dhe se jemi të lidhur me gjithcka. Fija e artë e cila na lidh me ço gjë është Darma dhe mënyra me të cilën ajo funksionon është Karma. Për secilin lexues ky libër është një portë që të fton të njohësh vetveten dhe rolin tënd në këtë botë dhe njëkohësisht merr rolin e një manual,i cili na tregon përmes miteve dhe shembujve praktik se cfarë do të thotë të jetojë dikush me të vërtetë, të gjejë arsyen e jetes së tij duke u bërë kështu një me Darmën.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
«Çfarë të bëj që prindërit të mos më rrinë më si çekan mbi kokë?!» «E di që s'duhet të marr drogë, por kur jam me shokët, dorëzohem dhe thjesht bëj atë që bëjnë gjithë të tjerët.» «Kam nisur një dietë të re. Më duket se është e pesta për këtë vit.» «Më duket se do të ngel në provime.» «Më duket se shoku im më i ngushtë ka probleme me alkoolin.» A të duken gjëra të njohura këto? Të jesh adoleshent është fantastike, por është edhe një periudhë sfiduese dhe stresuese. Gjithçka, që nga planet se ç'duhet të veshësh në një festë e deri te si duhet të sillesh me një shok të alkoolizuar, mund të duket e ndërlikuar dhe sikur të zë frymën. Por tani ke ndihmë. Zbavitës, i drejtpërdrejtë dhe praktik, libri "7 Zakonet e adoleshentëve të suksesshëm" është një guidë që të ndihmon hap pas hapi se si të përmirësosh besimin te vetja, të lidhësh miqësi, t'i rezistosh presionit të bashkëmoshatarëve, të arrish synimet, të shkosh mirë me prindërit e shumë më tepër.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Një temë e papritur po ngrihet në trillimet popullore të dekadave të fundit, prej gjepurave me të ulta fundamentaliste te seritë televizive {Leftovers), tema e atyre "të shpërfillurve": Kiameti po afron dhe Zoti rroku te vetja të privilegjuarit në mënyrë që t'i shpëtojë ata prej tmerreve që po vijnë... Por, po sikur të propozojmë një lexim vulgar ekonomik të joshjes popullore për këtë temë? Ashtu siç është rasti, ngjan se Zoti Vetë dëgjoi zërin e Kapitalit, në mënyrë të atille që tema e të mbeturve të lidhet me situatën tonë të vështirë ekonomike në kapitalizëm global- A mos vallë tanë ‘’të lënë prapa" nuk janë vetëm ata që ishin në gjendje te bashkoheshin me prurjet e refugjatëve dhe që iu desh të meteshin të strukur në vendin e tyre të kllaposur nga rrëmuja? Duhet të shmangim çfarëdo romantizimi të thjeshtëzuar të refugjatëve.Sidoqoftë, po vizioni i kundërt? Për aq sa dinamika e kapitalizmit të ri po bën të tepert një përqindje gjithnjë e më madhe të punëtorëve (sipas disa përllogaritjeve, në afat tëgjatë, kapitalizmi i sotëm do të kishte nevojë idealisht vetëm për një 20 përqindsh të fuqisë së disponueshme punëtore), çfarë të themi për projektin e ribashkimit të pikërisht të gjithë "të vdekurve të gjallë"të kapitalizmit global, të gjithë ata të lënë pas prej përparimit" neokapitalist, të gjithë të dalë të tepërt, që nuk bëjnë më, të gjithë ata të paaftë për t'u përshtatur me kushtet e reja? Basti është, patjetër, se do të mund të skenohej një qark i shkurtër i drejtpërdrejtë midis të mbeturve të historisë dhe aspektit më përparimtar të historisë. Zgjedhja e vërtetë është rrjedhimisht: a duhet të vazhdojmë të luajmë lojën humanitariane të t'u kujdesurit për ata të lënët pas, apo duhet të rrokim detyrën shumë më te vështirë të ndryshimit të sistemit global i cili i gjeneron ata të lënë pas? Pa një ndryshim të këtillë, situata jonë do të jetë gjithnjë e më drejtpërsëdrejti e paarsyeshme. Ky po ashtu, mendoj unë, është fakti që populli në Shqipëri - një vend në të cilin nuk ka luftë, por që një masë e pabesueshme e popullatës, sidoqoftë, do qe të emigrojnë - duhet ta marrë në konsideratë.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Claude Lefort-i mbahet si një nga mendimtarët më të shquar të politikës në këtë shekull. Punimet e tij nga filozofia politike merren si reference e paevitueshme në të shpjeguarit sidomos të fenomeneve që mbulojnë termat demokraci e totalitarizëm.Natyisht, vepra e Lefort-it nuk na jep të vërteta të' gatshme e të pakontestueshme: ajo më tepër na nxit të mendojmë për problemet kyce që i përkasin qenësimit të njerëzve brenda atyre "kornizave", aq të ndryshme njëra nga tjetra, që i emërtojnë termat e përmendur. Subtiliteti dhe thellësia e analizave të tij e bën të vështirë paraqitjen dhe interpretimin e tyre. Që në fillim na shtrohet obligimi të skicojmë pozicionin teorik nga i cili Lefort-i kundron fenomenet politike të kohës sonë. Skicimi i këtij pozicioni kërkon një sqarim të parë të dallimit që ai e bën në të gjitha punimet e veta midis termave politika (la politique) dhe politikja (le politique). Me të parin shënon veprimtarinë e individëve e të partive politike brenda sferës politike, si vend ku sajohet instanca e përgjithshme e pushtetit dhe ku zhvillohen garat politike. Me të dytin emërton "atë lëvizje të dyfishtë të shfaqjes së procesit në saje të të cilit renditet e njësohet shoqëria përmes ndarjeve të brendshme të saj si dhe fshehjen e parimit prodhues të konfiguracionit të tërësisë". Që të mund ta rimendonte politikën, Lefort-i e pa veten të shtrënguar të shkëputet nga pikëshikimi i shkencës në përgjithësi dhe ne veçanti nga pikëshikimi i shkencës politike dhe sociologjisë politike. Ai do të kritikojë si interpretimin marksist të fenomenit politik, i cili e vendos ketë në regjistrin e një superstrukture që e ka themelin në nivelin e supozuar real të marrëdhënieve në prodhim, po ashtu edhe atë të politikologëve e sociologëve që "e gjejnë objektin e tyre të njohjes duke u nisur nga ndërtimi apo nga përcaktimi i faktit politik, të shikuar si fakt i veçantë, i ndryshëm nga faktet e tjera të veçanta (ekonomike, juridike, shkencore etj.)
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Pjesë nga libri: Të gjitha lëvizjet natyrore të shpirtit rregullohen nga ligje të ngjashme me ato të rëndesës materiale.Vetëm Hiri përbën përjashtim. Duhet të presim që gjërat të ndodhin sipas ligjit të rëndesës ,me përjashtim të rastit kur ndërhyn e mbinatyrshmja. Rëndesa .Në mënyrë të përgjithshme ajo që presim nga të tjerët përcaktohet nga efektet e rëndesës mbi ne, ajo që marrim përcaktohet nga efektet e rëndesës mbi ata.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Biblioteka Filozofike
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Libër legjendar udhrrëfyes, distilim i një jete të tërë mençurie dhe përvoje të kaluar në qeveri dhe sipërmarrje. ‘’Mësoni të thoni: ’Nuk e di!’ Nëse e përdorni këtë shprehje atëhere kur është e përshtatshme,ka gjasa që kjo t’ju ndodhë shpesh.’’ Gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të shquar si një pilot ushtarak ,kongresmen amerikan, ndihmës i rangut të epërm i katër presidentëve amerikanë ekzekutiv i dy kompanive të përfshira në listen e' fortune 500' dhe i vetmi në historinë amerikane që ka shërbyer dy herë si Sekretar i Mbrojtjes ,Donald Ramsfeldi ka mbledhur qindra vëzhgime të sakta e të mprehta ,bindëse dhe shpesh edhe me humor rreth udhëheqjes,sipërmarrjes dhe jetës. Kur presidenti Gerald Ford dha urdhër që këto aforizma t’i shpërndaheshin punonjësve të shtëpisë së Bardhë në vitin 1974 ,ky koleksion u bë i njohur me ‘’Rregullat e Ramsfeldit’’.Këto rregulla janë lavdëruar nga Wall Street Journal që i ka rekomanduar si 'lexim i detyrueshëm' . Tashmë rregullat legjendare janë vënë në dispozicion të të gjithëve. Ramsfeldi ka përzgjedhur rregullat e tij më të dobishme dhe më të rëndësishme të zgjeruara me njohuri të reja dhe anekdota zbavitëse. Libri ofron një pasqyrë dhe dije të brendshme të udhëheqjes, administrimit, strategjisë dhe mendimit për jetën,të cilat jo vetëm që e ndihmuan atë të udhëhiqte Pentagonin në kohën e luftës,por e veshën atë me një famë të madhe si një nga drejtuesit kryesor më të fortë dhe më të efektshëm të Amerikës.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Në librin Katër marrëveshjet don Migel Ruiz ,zbulon burimin e besimeve kufizuese që na heqin lumturinë dhe krijojnë vuajtje të panevojskme. Bazuar në mençurinë e lashtë Tolteke, katër marrëveshjet ofrojnë një kod të fuqishëm sjellje,i cili mund të na e kthejë me shpejtësi jetën në një përvojë të re lirie, lumturie të vërtetë dhe dashurie.
Price: 700 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania