titleToAlt
Ky libër përmban : Ç’është gjuha? –Përse dhe si e nxënë fëmijët gjyhën? Gjuha veprimtari njerëzore. Fjalët simbolet dhe shenjat. Komunikimi,- komunikimi me fjalë me shkrim dhe me gjeste etj
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Paraqitet një libër xhepi që besojmë se mund të sherbejë per të mënjanuar së paku disa dhunime haptas të shqipes që i vrasin veshin e mendjen jo vetëm gjuhëtarëve, mësuesve etj., por çdo shqiptari që flet (a shkruan) gjuhën amtare.Fatmirësisht ka dhe autorë librash, shkrimtarë, gazetarë të aftë dhe nuk mungojnë as personalitete të politikes që, gjatë zhvillimit të vrullshem të shqipes keto dhjetevjecarët e fundit, përpiqen të vënë kundër rutinës së ditës dhe pikerisht kjo na jep zemër e shpresë se ky botim mund të ndihmojë konkretisht në ketë drejtim. Sidoqoftë thirrjet patetike e mjetet gjuhësore për të ruajtur gjuhën nuk po mjaftokan për t'i ndalur hovin varfërimit e përdorimit të papërgjegjshem të gjuhes. Duket se tashmë ka ardhur koha edhe për gjuhën shqipe, që të mbrohet me ligj nga Shteti, siç veprohet për monumentet e kulturës (ku hyjnë edhe disa rrepe shekullore etj.).
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Lexojmë e dëgjojmë çka thonë shtetarët, çka shkruajnë gazetarët, çka botojnë studiuesit dhe njerëzit me grada e tituj shkencorë shumë të lartë. Gati të gjithë jemi pushtuar nga dëshira për të qenë modernë. As kjo nuk është e pamirë, por e pamirë është, madje sa nuk ka ku të vejë më e tillë, dëshira e disave për ta shfaqur "modernitetin" me fjalë të huaja. Të tmerron trumbeta e drafteve, bordeve, implementimeve, fizibiliteteve, bi- e multilateraleve, kurrikulumeve, konsensuseve, gjenerimeve dhe e kushedi sa anglo-italianizmave të panevojshme! Po përdoren shumë fjalë të huaja, po edhe mënyra të huaja të thëni, të panevojshme po se po, por shpesh edhe të pahijshme e të pamoralshme, siç janë, ndër të tjera, fjalët e thjeshtligjërimit (të ashtuquajturat "fjalët të pista") në emisionet e mjaft shfaqjeve të humorit dhe në emisione televizive, që meritojnë të quhen "pornoligjërime". Po të ishte gjallë i ndjeri Atë Anton Harapi do të thoshte me të drejtë "na hypi hordheku".
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
“Emni i këtij shkencëtari frëng lidhet edhe me kontributin e dhanun historisë apo studimeve arkivale shqiptare në të katërtën e parë të shek. XX. Mario Roques përmendet edhe për meritën "e nxjerrjes nga bibliotekat dhe të botimit me metodë të dokumentave, që ta thomi me fjalët introduktive të Fjalorit të Bardhit do të formojnë bazën filologjike për linguistikën dhe filologjinë shqiptare". Kur na shkon mendja që nga vjeti i dy botimeve të njohuna të tija "Fjalori Shqip 1635" i Frang BARDHIT dhe "Gjurmime mbi tekstet e vjetra të shqipes" - na duket si Roques t’ishte tue i shqiptuem me mburrje fjalët e botueme tridhetë vjetë ma parë për nderin që i mbetej si inisiator i kësaj rruge: ". ..je tiendrais à l’honneur de leur avoir ouvert la voie" ”-Prof. FILIP FISHTA.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Duke iu përkushtuar zhvillimit të normës gjuhësore shqipe dhe kodifikimit të saj, autori në këtë vëllim merret me: një studim monografik për problemet e mbiemrave, çështje të sistemimit të shumësit të emrave çështje të sistemit foljor dhe një monografi për aspektin dhe mënyrat e veprimit foljor në gjuhën shqipe.
Price: 1000 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania