titleToAlt
« Deri te nënshkrimi i memorandumit erdhëm fale vullnetit të shefes së redaksisë së gjuhës shqipe, drejtorit Wang Gengnian dhe ambasadores Jiang Yu. Të gjithë ishim të motivuar për të institucionalizuar bashkëpunimin, si një nevojë e re komunikuese dhe i kaluam shpejt procedurat administrative e zyrtare, që jane pjesë e arsyeshme e komunikimit mes shteteve. U hap dritarja jone në CRI, po ashtu edhe dritarja e CRI në faqen e ATSH-se, u rrit shkëmbimi i lajmeve, fotot tona shpërndaheshin në mediume të ndryshme kineze dhe Shqiperia kishte një prezencë të shtuar në rrjetin mediatik kinez. Informacionet përcilleshin të drejtpërdrejta, refererencat ishin CRI dhe ATSH. CRI është një institution mediatik mjaft prestigjioz. Ajo transmeton në mbi 65 gjuhë të botës dhe mbetet një referencë mediatike e patjetërsueshme. Por edhe redaksia e vogël e shqipes, ku drejtonte Vera, ka peshën dhe rëndësinë e një mediumi që nuk përcaktohet fare nga numri. Ajo çfarë transmeton ka një vlerë të konsiderueshme jo vetëm për rëndësinë e lajmit, por edhe për diafragmën e madhe të transmetimit. Kjo redaksi i ka ndjerë mbi lekurë rete kalimtare të politikës, por ka ditur të orientohet mirë për të ruajtur ndjenjat e mirëkuptimit e të miqësisë. Mund të duket paksa patetike, por në fakt është në thelbin e punës së redaksisë, që seksioni shqip ka qenë gjithnjë në vullnetin pozitiv për të kontribuar në afrimin e dy popujve me njëri-tjetrin. E kam konsideruar një pedanë të fuqishme, hapin qëe hodhëm për t’i zgjeruar marrëdhëniet dhe çdo ditë që mbushej me informacione nga vendet tona respektive e dëshmonte këtë...
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Danub 2016
Peizazhe, humor, takime e reflektime të një udhëtari sternian, që rrugëton me përkushtim e dëshirë përgjatë lumit të vjetër, që nga burimet e tij e deri në Detin e Zi, duke risjellë njëherësh në kujtesë vetë jetën dhe stinët e kulturës bashkëkohore, faktet e njohura dhe brengat e saj. Një itinerary i përzier mes romanit dhe sprovës, që ndjek kulturën si përvojë jetësore përmes vendeve të vizituara e të eksploruara dhe rindërton mozaikun e qyteterimeve të Europes Qëndrore, me tërë larminë e popujve e të kulturave; skicon profilin e saj përmes gjurmëve të historisë së madhe dhe të atyre fragmentare të jetes së përditshme. Udhëtimi, real dhe imagjinar njëherësh aventura e brendshme, dokumentet arkivore të shumta e të hollësishme ushqejnë trillin letrar dhe shmangiet fantastike të një udhëtari kureshtar për vendet, librat dhe njerëzit, duke krijuar një Dekameron danubian në miniature, me histori e ngjarje, fate individualë e kolektive, të mbetura pa zot brigjeve të lumit dhe të kohes. Danub është rruga e pështjelluar në kerkim të kuptimit të jetes dhe të historisë, që nga atlaset e Europes së vjeter e deri në ditët tona
Price: 1050 Lekë
titleToAlt
Rrugëtim 2017
I have a dream . Do të doja që Roma e Parisi të ishin krahë për krahë njëri-tjetrit. Së pari do t'i ngjitesha hekurinave marramendëse të kullës Ejfel lartuar drejt qiellit si një kullë Babeli, për ta zhveshur lakuriq ankthin e lartësive, e pastaj do të ulesha tek Fontana Trevi për të qullur fytyrën e qafën me ujin e saj të freskët, të njohur edhe si ndjellës dashurie. E çfarë tjetër më pas përveçse të sillja edhe Venedikun e Amsterdamin, mu aty buzë brigjeve të Senës, ku shtrirë në gondolë do bëja dashuri duke lundruar kanaleve të Kuartit të Dritave të Kuqe. Për të larë mëkatet do më nevojiteshin pranë edhe Stambolli e Vjena, ku do shkoja të falesha në Xhaminë Blu, e pastaj përtej rrugës edhe në katedralen e Shën Shtjefnit (Stephansdom). Së fundi te kodrina e Monmartrë do sillja Brukselin ku majë topthave të atomiumit do rrezisja edhe dy toptha të tjerë. Të nesërmen, prapë do filloja nga e para. Me këtë ritëm valsi do i sosja ditët gjer në amshim.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Përveç librit me titull “Shqipëria. Përshkrime historike,etnografike,kulturore dhe fetare” botuar në shqip në vitin 2014 dhe librit me titull “Në Dalmaci dhe në Malin e Zi “ botuar po në shqip në vitin 2016, autori polak Marcin Czerminski, vjen i përkthyer në shqip me librin e tij të tretë “ Nga udhëtimi nëpër Bosnjë dhe Hercegovinë “ .
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër vjen në shqip me përkthimin e Luan Omarit. Vepra ka një parathënie nga Umberto Eco. Ky libër është konsideruar një kryevepër mjeshtrore e epokës viktoriane. Autori italian e zbuloi Stambollin që në fund të shekullit të XIX dhe e paraqiti atë me të gjitha detajet. Ky libër shërbeu si dritare për Perëndimin i cili nuk e njihte edhe aq në detaj Perandorinë Osmane. Edmondo De Amiçis rrëfen udhëtimin e tij në Stamboll, duke treguar eunukët, konkubinat, flet për Topkapinë e Shën Sofinë, për Pazarin e Madh dhe Bririn e Artë, për Urën e Gallatës dhe Xhaminë e Sulejmanit, për magjitë e humbura të të “Qytetit të pakrahasueshëm”. Pjesë nga Parathënia e Umberto Eco-s: ”Është një faqe e Horhe Luis Borhesit (Jorge Luis Borges) (Historia e luftëtarit dhe e robinjës, në Alef) ku flitet për Droktulftin, një barbar longobard që mbërrin me tribunë e tij në dyert e Ravenës, për ta rrethuar dhe pushtuar qytetin. Droktulfti vinte nga pyjet e vendit të vet, ishte “trim, naiv, mizor”, banesat e vetme që njihte ishin kasollet në pyll, dhe për herë të parë po shihte një qytet. Duhet përfytyruar kur pak nga pak shquan në horizont muret dhe kullat e Ravenës dhe shikon diçka që s’e kishte parë kurrë. Siç na rrëfen Borhesi, ai sheh qiparisat dhe mermerin, një tërësi që është e shumëfishtë por jo e çrregullt, një organizëm i përbërë nga shtatore, tempuj, lulishte, shtylla dhe kapitele, hapësira të rregullta dhe të hapura. Shikon njëfarë mekanizmi të ndërlikuar, që nuk e di ende ç’do të thotë, por në synimin e të cilit pikas një mençuri të pavdekshme. Dhe në këtë çast, Draktulfti bie më gjunjë dhe e deklaron veten të mundur nga ajo gjë të cilën kish shkuar për ta pushtuar dhe shkatërruar. I lëbyrur sysh nga zbulimi i Qytetit, i braktis njerëzit e tij, lufton (dhe vdes) për Ravenën. Udhëtimi për në Stamboll që nga lashtësia e deri sot, përbën një gjini letrare me rregullat e veta, dhe parashikon gjithmonë mahnitjen e mbërritjes. Besoj se po të lexosh përshkrimet e panumërta të mbërritjes në Stamboll gjen gjithmonë përsëri habinë e longobardit legjendar. Ndoshta sepse ka qytete brenda të cilave gjendesh menjëherë, pa pasur kohë për t’i shquar së largu (si Londra, Roma, Parisi), dhe qytete të tjera që i sheh të dallohen pak nga pak (mendoni për Nju Jorkun, si kur mbërrin nga deti ashtu edhe nga autostrada e aeroportit). Stambolli sigurisht i përket llojit të dytë, të paktën për ata që – dikur – mbërrinin atje nga deti. Anija, si në rastin kur vjen nga Bosfori ashtu edhe kur vjen nga Dardanelet, për të hyrë në Bririn e Artë i duhet ta tregojë qytetin nga pika vrojtimi të ndryshme, të bëjë rreth tij një lundrim sikur je mbi një karrel kinematografik. Nga të gjitha përshkrimet e mbërritjes në Stamboll, më kinematografiku është ndoshta ai i një autori më pak të njohur botërisht se Nervali, Gotieja (Goutier), Floberi (Flaubert) apo Lotia (Loti): është fjala për Edmondo De Amiçisin. Në Itali të gjithë fëmijët (të paktën që nga viti 1886 deri në brezin tim janë formuar me librin “Zemër”, që tani është prirja për ta konsideruar (dhe jo pa arsye) si të stërngarkuar me ndjenja të mira. Por De Amiçi ishte edhe një gazetar i shkëlqyer dhe këtë e provon “Kostandinopoja” (1887), një reportazh jo fort i njohur, por shumë i bukur, që më ka shoqëruar gjatë udhëtimit tim të parë në Stamboll. Edhe unë, si De Amiçisi, këtë udhëtim e kisha vonuar për vite me radhë, për arsye të ndryshme, të gjitha të rastësishme, duke vazhduar ta ëndërroja këtë qytet nëpërmjet fotografive apo gravurave, pikturave dhe tregimeve, madje edhe nëpërmjet hartave të lashta. Ka qytete ku mbërrin rastësisht, ka të tjera për të cilat përgatitesh për një kohë të gjatë, duke përzier erudicionin dhe fantazinë. Në Stamboll mbërrita kur dija ndoshta shumë për të, kështu që, për të rigjetur qytetin e vërtetë, më duhej të gërmoja si një arkeolog nën atë Stambollin tim shumë personal që e kisha krijuar për shijen dhe përdorimin tim vetjak. Veç kësaj, duhet gërmuar edhe në qytetin që na e kanë krijuar të tjerët. Fakti që në Stamboll unë kam mbërritur duke mbajtur parasysh librin e De Amiçisit sigurisht ka qenë një fatkeqësi, sepse ai ka parë diçka që unë nuk mund ta shihja më. Para së gjithash ai pati mbërritur në rrugë detare, pas nëntë netësh lundrim, çka është një përgatitje e mirë mistike për njoftimin që kapiteni u jep natën e fundit udhëtarëve: “Zotërinj! Nesër në agim do të shohim minaret e para të Stambollit”. Udhëtari De Amiçis fle shumë pak, ngjitet përsëri në kuvertë posa dallon nga dritarja e kabinës vezullimin e agimit, dhe mallkon për zhgënjimin sepse ka mjegull. Por kapiteni e qetëson. Pikërisht ajo mjegull do ta bëjë edhe më të bukur hyrjen. Anija po drejton ende bashin nga Ishujt e Princave, dhe, me shpejtësinë e asaj kohe do të duhen edhe dy orë derisa të mund të ankorohet më së fundi në Bririn e Artë. Pra, afrimin në qyteti e gjerb me gllënjka, duke e shijuar pak nga pak. Pas një orë lundrimi kapiteni tregon një pikë të bardhë, majën e një minareje shumë të gjatë, pastaj pak nga pak në këmbët e minares vizatohen profilet dhe ngjyrat e disa shtëpive, majat e minareve të tjera që dalin në pah ngjyrosen bojë trëndafili, nën shtëpitë zbulohen pak nga pak muret, të errëta me kullat e tyre, por qyteti duket ende sikur shtrihet në një rrafshinë, si një radhë shumë e gjatë dhe e njëtrajtshme ndërtimesh. Dhe pastaj befas, midis mjegullës “një hije vigane, një masë shumë e lartë dhe e lehtë, ende e mbuluar me një vello avulli, që ngrihej në qiell nga maja e një lartësie dhe rrumbullakohej triumfalisht në ajër, midis katër minareve të pamata dhe të holla, majat e argjenduara të të cilave shkëlqenin në rrezet e para të diellit”. Ishte Shën Sofia, dhe kushedi sa gjë e bukur do të kishte qenë ta shihje të dilte befas nga hiçi, papritmas.”
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Bileta e lotarisë është një nga romanet më të bukur të Zhyl Vernit. Ai ka skalitur me penën e tij historinë e Gulda Hansenit, norvegjezes së bukur, që pret me padurim lajme nga i fejuari i saj, i cili ndodhet në brigjet e peshkimit të Njufaundlendit. Anija humb pa nam e nishan. Asnjë lajm për të mbijetuarit. Më në fund mesazhi arrin, por në një formë të çuditshme: disa fjalë të shkruara mbi një biletë lotarie, të futur në një shishe dhe të hedhur në det në çastin e fundit të mbytjes së anijes. A i humbet shpresat Gulda për të fejuarin e saj? A do t’i ndjekë ajo udhëzimet e fundit që i jep i dashuri në lamtumirën e tij të fundit?
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Botuar në vitin 1902, libri i tij me përshtypje nga udhëtimi nga Shqipëria (ende pjesë e Perandorisë Osmane), na jep një tablo të gjallë e mjaft interesante të Shqipërisë së kohës, ç’ka e bën atë një ndër veprat më të rëndësishme të literaturës italiane kushtuar Shqipërisë.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Ndërkohë që rrëfen ekspeditën e tij në Antarktikë, Danilele Del Giudice ripërshkon itineraret sipas blloqeve të shënimeve të atyre ekspeditave të panjohura, me anije të mbytura, të bllokuara për muaj e muaj në mes të akujve, me ekuipazhe të papërkulur e marinarë në buzë të dëshpërimit apo të katandisur deri në çmenduri: janë tregimet e fundit të vërteta të aventurave që kanë fiksuar mitin dhe kujtesën e kësaj toke të panjohur. Përshkrimi i një udhëtimi transformohet, kështu, në një eksperiencë që e afron lexuesin me një episod të historisë njerëzore, eksplorimin e jugut të thellë dhe jo mikpritës të globit, në përgjithësi pak të njohur dhe shpesh të harruar. Si në filigran, në kufirin mes jetës dhe letërsisë, autori rindërton një “superekspeditë” e cila lidh mes tyre episodet e udhëtimeve historikisht të realizuara, duke i ndjekur ato nëpër shtigjet e botës dhe të shkrimit. Duke luajtur mes diversistetit të perspektivave dhe të zërave, ai na jep “një horizont të lëvizshëm” në hapësirë dhe në kohë, por të qëndrueshëm dhe të përjetshëm në ndjenjat që përcjell. Është një udhëtim që e tejkalon kohën, brenda një peizazhi hipnotizues dhe indiferent ndaj njeriut, me bukuri sublime, nga e verdha okër tek akujt që fundosen në ujë, mes majave shkëmbore, borërave të përjetshme dhe humnerave. Para syve, një horizont prej akulli dhe drite, gjithmonë i paarritshëm. Janë vende, histori, ditë, vite, epoka gjeologjike që i rezistojnë perspektivës lineare të një tregimi të thjeshtë. Një gjeometri mijëvjeçare natyrore që shtresëzon çdo gjë, që kristalizon çdo kujtesë. Një botë ku përshkrimet mjedisore kthehen në ndjenja, në emocione. Ky roman është poema e këtyre botëve paralele.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
" E si mund ta kuptoj se cila është gjysma tjetër e imja?" "Duke rrezikuar por duke mos rreshtur kurrë së dashuri."
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Një roman i paharrueshëm. Historia e vërtetë e një vajze që nuk ndaloi kurrë së ëndërruari.Samia është një vajzë nga Mogadishoja. Vrapimin e ka në gjak. Çdo ditë ndan ëndrrat e saj me Alin, mikun e zemrës, të besuarin dhe të parin trajner të apasionuar. Ndërkohë përreth, në Somalinë e konflikteve të forta politike e fetare, armët flasin gjithnjë e më fort gjuhën e pushtetit. Samia shikon larg dhe te këmbët e saj të holla shikon mundësinë për shpagim për vuajtjet e vendit të saj dhe të grave somaleze. Stërvitet natën në stadiumin e shkretë duke iu fshehur syve të integralistëve dhe spiunëve të tyre dhe garat e para, në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare, e kualifikojnë për në Olimpiadën e Pekinit. Arrin e fundit, por ama bëhet një simbol për gratë myslimane në të gjithë botën. Ëndrra e saj është të fitojë. Takimi i ardhshëm është Olimpiada e Londrës e vitit 2012. Por gjithçka bëhet më e vështirë, integralistët fitojnë gjithnjë e më shumë pushtet. Samia vrapon e veshur me burkë dhe përballet me një humbje të tmerrshme, ndërsa  vëllai i një jete të tërë ia ndryshon përgjithnjë jetën. Një natë niset më këmbë. Në kërkim të lirisë dhe ëndrrës për të fituar olimpiadën. E vetme ndërmerr udhëtimin prej tetë mijë kilometrash, odisenë e emigrantëve nga Etiopia në Sudan, përmes Saharës, në Libi, për të mbërritur nga deti në Itali.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Megi i adhuron librat, ashtu si i ati, Moja. Asgjë nuk e bën më të lumtur se të jetojë e qetë në shtëpi, por një ditë, një i huaj troket në derë dhe përsëri, ashtu si dhe herë të tjera në të shkuarën, Moja fillon të paketojë plaçkat. Duhet t'ia mbathin, të fshihen. Por nga çfarë? Nga kush? Shpejt e fshehta do të zbulohet: Moja, zëri i të cilit ka aftësinë e jashtëzakonshme që të përhapë jetë në libra, një natë mizore guxoi të lexonte një libër të vjetër "Zemër si boja" ndërsa një zotëri i lig me zemër të zezë, Bricjapi, u çlirua nga litarët e fjalëve dhe u shfaq në sallon. Po në të njëjtin çast fatal, ndodhi edhe diçka tjetër më e rëndë: gruaja e Mosë u zhduk përgjithmonë mes faqeve të librit. Ndërkaq, Bricjapi i pamëshirshëm kërkon prej Mo Gjuhëzanës që t ia nënshtrojë dhuntinë e tij qëllimeve të veta djallëzore. Megi gjendet e përfshirë në një vorbull ndodhish, gjatë të cilave përfytyrimi shndërrohet në realitet...
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
"Majat e Shalës" është dëshmia e shkruar e një udhëtareje amerikane për Shqipërinë në fillim të viteve '20 të shekullit të kaluar. Një grup misionaresh të huaja ndërmarrin një udhëtim në viset veriore të vendit nga Shkodra në Shalë, Theth e Shosh. Në sfondin e një bukurie mahnitëse të natyrës malore, përpara syve të tyre shpaloset një botë e çuditshme, magjepsëse dhe ekzotike karakteresh njerëzore, dokesh dhe kulture. Lakmitë e huaja dhe qëndresa shqiptare, intrigat europiane dhe lindja e shtetit të pavarur, Kanuni dhe dëshira për arsim e progres, gjakmarrja dhe besa, këngë, legjenda dhe besime të lashta, përkrah konfliktesh dhe rreziqesh të reja. I shkruar si një roman tërheqës aventure, libri i Rose Wilder Lane e rrëmben lexuesin si ujëvarat alpine të maleve që ajo përshkruan. Ajo ecën në gjurmët e punës së Edit Durhamit, për t'i thënë botës perëndimore të vërtetën për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Përmes këtij teksti kompakt të Historisë së Zvicrës, historiani i njohur zviceran Thomas Maissen sjell paraqitjen e re të përgjithshme, e pritur prej kohësh. Bazuar në përfundimet më të reja kërkimore dhe me një stil të rrjedhshëm, ai paraqet lindjen e Konfederatës Zvicerane, vazhdimësinë e saj të jashtëzakonshme, por edhe përthyerjet e saj të shumta deri në të shkuarën më të afërt. Me kthjelltësi, ai shqyrton formimin e besëlidhjeve dhe lindjen e sagave, përse Konfederata e përçarë nga ana fetare nuk u shpërbë gjatë Reformës, në ç’masë ishte e nevojshme lufta e Lidhjes së Veçantë për lindjen e një shteti federal më 1848, përse Hitleri nuk e pushtoi Zvicrën në qershorin e vitit 1940 dhe si kërkon Zvicra në fillim të shekullit të 21 të gjejë vendin e vet në arenën ndërkombëtare. Interpretimi i historisë zvicerane vitet e fundit ka qenë mjaft i debatueshëm në Zvicër, por është shqyrtuar në mënyrë kritike edhe jashtë vendit. Cilido që dëshiron të marrë informacionin thelbësor që ofron niveli aktual i dijes, do ta gjejë këtu atë që kërkon. I shkruar me një gjuhë të kuptueshme, ky libër ofron një tablo, e cila i paraqet rendin e sotëm politik të Zvicrës, vështirësitë dhe shanset e saj që në rrënjët e veta historike.
Price: 1250 Lekë
titleToAlt
Një meditim mbi dashurinë në format e saj të ndryshme - dashuria për ushqimin, gjuhën, njerëzimin, Zotin dhe - me shumë kuptim për Gilbert-in - dashuria për vetveten... Rrëfimi ironik dhe i çliruar i Gilbert-it për udhëtimin e saj të jashtëzakonshëm e shtyn edhe lexuesin më mosbesues të ëndërrojë të shkojë e ta takojë Perëndinë në guvat e thella të meditimit në Indi apo, ndoshta, në ndonjë copë pice transcendente."
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Ky fjalor përmban fjalë dhe shprehje të nevojshme për të zhvilluar biseda mbi tema të ndryshme. U vjen në ndihmë miqve dhe turistëve të të dy vendeve në situata të ndryshme komunikimi Bashkëkohor, i përshtatshëm, i lirë, i plotë, i saktë, me shqiptimin e fjalëve ruse ky libër ndihmon në zhvillimin e bisedave me temë nga jeta përditshme. Ky fjalor, përmban informacion të shkurtër për të dy vendet dhe fotografi me pamje nga Shqipëria dhe Rusia.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Ky udhëzues përmban biseda komunikuese në të gjithë aspekfet e jetës dhe ka një fjaior mjaft të pasur teknik me rreth 6000 fjalë teknike në dëgët dhe profesionet më kryesore, si ekonomi, tregti, turizëm, mekanikë, mjekësi, sport, etj.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Ky udhëzues përmban biseda komunikuese në të gjithë aspekfet e jetës dhe ka një fjaior mjaft të pasur teknik me rreth 3500 fjalë teknike në dëgët dhe profesionet më kryesore, si ekonomi, tregti, turizëm, mekanikë, mjekësi, sport, etj.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Ky udhëzues përmban biseda komunikuese në të gjitha aspektet e jetës dhe ka një fjalor mjaft të pasur teknik me rreth 4500 fjalë dhe 2500 shprehje në fusha të ndryshme, si në tregti, turizëm, sport, transport, gas-tronomi, informatikë, mjekësi, etj.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Ky udhëzues përmban biseda komunikuese në te gjithë aspektet e jetës dhe ka një fjalor mjaft të pasur teknik me rreth 5000 fjalë teknike në degët dhe profesionet më kryesore, si ekonomi, tregti, turizëm, mekanikë, mjekësi, sport, etj.
Price: 400 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania