titleToAlt
Në këtë botim përfshihen kontributet shkencore që iu paraqitën konferencës ndërkombëtare Letrat shqipe dhe gjuhët e tjera të letërsisë shqiptare” që u zhvillua më 9 nëntor 2015; organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Seksioni i Shkencave Shoqërore e Albanologjike. Në konferencë merrnin pjesë studiues të njohur nga universitetet e vendit, personalitete shkencore nga Kosova, Maqedonia, Italia, Greqia e Rumania, njerëz të letrave. Duke qenë e para konferencë që pati në qendër si problem të historiografisë letrare një problem të parrahur, punimet e saj zgjuan interesin e një rrethi të gjerë studiuesish që me kumtesat dhe diskutimet e tyre hodhën dritë në aspekte të ndryshme të raportit të letrave shqipe me gjuhët e tjera. Në referatin e mbajtur nga akad. Floresha Dado dhe në 20 kumtesat e paraqitura nga studiues të njohur u ndriçuan disa pamje të qëndrueshme të pranisë dhe të rolit të gjuhëve të tjera në procesin historik të zhvillimit të letërsisë shqiptare, e cila lindi si literaturë autorësh shqiptarë në gjuhët e mëdha të liturgjisë dhe të komunikimit, në latinisht më së pari, duke përgatitur ardhjen e letërsisë në gjuhën amtare si dhe kalimin nga një fazë që është objekt historishkrimi të shqipes, në fazën e mëvetësimit të letërsisë si krijim subjektiv artistik, dallim që nuk mund të mos kihet parasysh nga historiografia letrare. Trajtimi i çështjeve të tilla, si ai i autorëve që patën shkruar dhe shkruajnë në gjuhën e tjetrit, u hap një perspektivë të re studimeve në këtë fushë të identifikimit të kontributeve të autorëve shqiptarë në kulturat e tjera, por dhe si problem teknik i ballafaqimit të kodeve gjuhësore dhe poetike dhe i nivelit të komunikimit e receptimit nga lexuesi i huaj dhe nga lexuesi shqiptar në rastin e përkthimit të tyre shqip, si dhe i vendit të tyre në sistemin e letërsisë shqiptare. Debati rreth përmbajtjes së termit letërsi shqipe dhe letërsi shqiptare dhe i dallimit midis tyre, shtroi një pyetje që kërkon një përgjigje e trajtim shkencor, si dhe çështje e teza të tjera që u shtruan në kumtesat e diskutimet e pjesëmarrësve. Problemi që pati objekt konferenca është një problem kompleks historiko-letrar, teorik por dhe praktik dhe kërkon një qasje ndërdisiplinore. Si i tillë ai meriton vëmendjen jo vetëm të institucioneve shkencore akademike, përfshirë edhe institucionin e kritikës, por dhe të vetë shtetit, të ndërtimit të një programi kombëtar të përkthimit në gjuhë të tjera të letërsisë shqipe, si pjesë e një politike kulturore për identifikimin e vetes në bashkësinë e madhe të popujve.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Libri “Metoda letrare” i Profesor Agim Vincës është libri i parë në hapësirën shqiptare që merret me trajtimin e metodave letrare të shekullit XX, nga metoda klasike pozitiviste e deri te ato poststrukturaliste. Ky libër është një sintezë e teorive më kryesore të kësaj kohe. Autori i librit, në mes tjerash, synon t’u japë përgjigje pyetjeve të tilla, si: Ç’është letërsia? Cili është raporti i saj me botën, me autorin, lexuesin? Ç’është teksti letrar dhe si funksionon ai? Ç’është kodi, mesazhi, vlera, kuptimi, receptimi? Në ç’raport qëndron teksti letrar me tekstet tjera, letrare e joletrare, po edhe me normat dhe konvencat kulturore të një kohe? Si krijohet vepra letrare dhe si komunikon ajo nëpër kohë? Ku fillon dhe ku merr fund leximi? Ç’është “vizioni mbi botën” dhe si sendërtohet ai në veprat e shkrimtarëve të mëdhenj? A ka marrë fund njeriu dhe a ka filluar fundi i historisë? Pas Hyrjes, libri hapet me kapitullin “Mbi nocionin metodë dhe metodologji e studimit të letërsisë”, pastaj vazhdon me kapitujt: “Lansoni dhe metoda historiko-letrare”, “Metoda psikanalitike ose kritika dhe klinika”, “Formalizmi rus”, “Kritika e re anglo-amerikane (New Criticism)”, “Shkolla strukturale e Pragës”, “Kritika fenomenologjike”, “Metoda sociologjike dhe marksiste”, “Strukturalizmi dhe semiologjia” etj.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një përmbledhje me shkrime gjuhësore e letrare-folklorike të albanologut Lambertz, i cili kaloi 3 vjet e më tepër në Shkodër e mbarë Shqipërinë me udhëtime e ekspedita gjuhësore shkencore gjatë 1916-1818. Lambertz-i ka bërë udhëtime dhe eksplorime për ekspeditat gjuhësore e folklorike në krahina të ndryshme të vendit tonë. Nga ana tjetër, ai njihet edhe në publicistikën shqiptare, kryesisht, në gazetën e njohur dygjuhëshe: shqip e gjermanisht, “Posta e Shqypniës”, që botohej në Shkodër midis viteve 1916–1918. Ai ka qenë redaktor për pjesën gjermanisht të këtij organi, së bashku me poetin Gjergj Fishta, dhe ka shkruar 25 artikuj shkencorë divulgativë me objekt historinë e formimin e gjuhës shqipe, studime mbi folklorin shqiptar, gjuhët klasike: greke e latine etj. Libri është përkthyer me një gjuhë të kuptueshme, me frazeologji e leksik të pasur dhe sintaksë të natyrshme të gjuhës shqipe. 
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Duke iu përkushtuar zhvillimit të normës gjuhësore shqipe dhe kodifikimit të saj, autori në këtë vëllim merret me: një studim monografik për problemet e mbiemrave, çështje të sistemimit të shumësit të emrave çështje të sistemit foljor dhe një monografi për aspektin dhe mënyrat e veprimit foljor në gjuhën shqipe.
Price: 1000 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania