titleToAlt
"Nga reja shpërtheu rrufeja që u drejtua mu në zemër të Nedit. Ai nuk pati kohë as të thërriste, as të lëvizte. Vetëm se ndjeu magjinë t'i ngjitej në lëkurë e t’i përhapej në të gjithë trupin duke vluar, rrëshqitur e futur thellë, aq thellë sa nuk kuptonte më ku mbaronte ajo e ku flllonte ai vetë." Kur Nedi dhe binjaku i tij rrëzohen nga trapi në lumin e tërbuar e të magjepsur, shpëton vetëm Nedi. Fshatarët janë të bindur se shpëtoi gjallë djali i gabuar. Dhe duket qartë që Nedi po rritet i dobët e i metë. Më të shumtën e kohës qëndron brenda shtëpisë e oborrit të familjes së tij. Por kur një Mbret Bandit vjen të vjedhë magjinë që i është besuar nënës së Nedit, magjistares, është Nedi ai që e shpëton magjinë dhe mbledh forcat për të mbrojtur familjen e fshatin e tij. Ndërkohë, në një tjetër mbretëri përtej pyllit që kufizohet me fshatin e Nedit, jeton Ejni, vajza e shkathët dhe praktike e Mbretit Bandit. Atë e ndjekin pas fjalët e fundit të së ëmës: "Djali i gabuar do të të shpëtojë ty jetën dhe ti do t'i shpëtosh atij jetën". Por kur rrugët e Ejnit dhe Nedit takohen, a do të besojnë ata sa duhet njëri-tjetrit që të mund të kalojnë përmes pyllit të pabesë e të ndalojnë luftën që po përgatitet të shpërthejë? Me penë të shkathët, shkrimtarja e njohur Kelly Barnhill përdor elementet e përrallave klasike me temë magjike: gurë që flasin, një ujk që bëhet mik me njeriun e një mbret te ri lakmitar dhe i ndërthur ato në një rrëfim plot bukuri që flet për të mirën e të keqen, për dashurinë dhe urrejtjen për magjinë dhe forcën e miqësisë. -
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Xhorxhi dhe Haroldi janë fëmijë të dëgjueshëm... Sa here që ndodh diçka e mbrapshtë, Xhorxhi dhe Haroldi, zakonisht, tregohen të përgjegjshëm! Duket se kanë filluar përsëri ato çapkënllëqet e tyre të vjetra! Në fillim, prishën kuvendin e shpikjeve të shkollës me një sërë rrengjesh prej të marrësh. Pastaj, krijuan pa dashje një ushtri prej tualetesh folëse të liga e të egra, të cilat u munduan të pushtonin botën. Kush do t'i ndalë ato tualete mishngrënëse? Duket si një detyrë për kapiten Brekushin!
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Serafina nuk ka pasur kurrë arsye t’ i besojë të atit e të dale përtej trojeve të Pallatit Biltmor. Në pallat ka plot vende për t'u zbuluar, ndonëse asaj i duhet të tregojë kujdes që të mos e pikasin. Asnjë nga banorët e pasur që banojnë sipër nuk e ka idenë se Serafina ekziston. Por kur fëmijët e pallatit nisin të zhduken, vetëm Serafina e di kush është keqbërësi: një burrë i llahtarshëm me mantel të zi, që bredh natën korridoreve të Biltmorit. Në përpjekjen për të zbuluar misterin Serafina rrezikon gjithçka duke bashkuar forcat me Brajden Vanderbiltin, nipin e vogël të pronarëve të pallatit Biltmor. Brajdeni dhe Serafina duhet të zbulojnë kush është Burri me Mantel të Zi... para se të gjithë fëmijët të zhduken një nga një.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Natyrisht, pemët nuk mund të bëjnë shaka. Por, sigurisht, ne mund të rrëfejmë histori... Kuqoja është një lis me shumë rrathë moshe. Kuqoja është "pema e dëshirave" e lagjes; njerëzit i shkruajnë dëshirat e tyre në copa pëlhure dhe i varin ato në degët e Kuqos. Bashkë me një sorrë me emrin Bongo dhe me kafshët e tjera që strehohen në zgavrat e saj, kjo pemë dëshirash vigjilon mbi lagjen. Ju mund të mendonit se Kuqoja i ka pare të gjitha. Derisa në lagje vjen një familje e re. Jo të gjithë janë të mirëpritur dhe përvoja e Kuqos si pemë dëshirash bëhet më e rëndësishme se kurrë. Zbavitës, plot mendim, plot ndjenjë e hijeshi, ky libër është ndoshta libri më i mirë i Katherine Applegate; libër që buron nga shpirti e që rrëfehet nga një këndvështrim krejtësisht i pazakontë. Ky libër rekomandohet për lexim jashtë klase.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Shkrimtari i shumëpëlqyer dhe ilustruesi fitues i Medaljes Caldecott, Dav Pilkey, u jep lexuesve të vegjël një aventurë të mrekullueshme me këtë libër jashtëzakonisht zbavitës, plot veprim dhe që lexohet me lehtësi. Me vizatimet e bukura në çdo faqe, Aventurat e Kapiten Brekushit është një libër i përshtatshëm si për fillestarët ashtu edhe për lexuesit më të rritur. Dhe librat e tjerë humoristikë bestseller të Dav-it do t'i bëjnë me siguri edhe lexuesit më shpërfillës të qeshin për orë të tëra.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Jam Semi Rejes- Rodrigez.Jam si shumë fëmije të tjerë…Vetëm se jetoj në një shtëpi plot me robotë! Disa herë është shumë bukur.Kemi Blicenin,kositësin e madh të barit; Z. Fshiendrit,shërbëtorin e çmendur; Mekfeçin ,qenin robot dhe plot të tjerë. Por ardhja më e re është A-ja,roboti më i keq në botë.Ai është i mërzitshëm.Ai i di të gjitha.Ai është i bindur se është vëllai im i vërtet.Dhe tani,do të vijë në shkollë me mua. Nëse kjo nuk është një emergjencë,nuk e di çmund të jetë tjetër!
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Neti e di se është caktuar për gjëra të mëdha. Gjëra VËRTET të mëdha. Por, jeta nuk ecën gjithnjë si dëshiron ti, vetëm se je i tmerrshëm. Duket se e ndjekin telashet, por Neti ruan qetësinë, çfarëdo që të ndodhë. Ai e di se është i madh. Ia tha këtë një biskotë me pusullë fati. Për ata që pëlqejnë librat zbavitës të serisë Ditari i Gregut: Ja ku vjen BIG NETI, rebeli që bën pa dashje prapësi dhe që, pa dyshim, NUK është i përkëdheluri i mësuesve..
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Zoti Grant duhet të dorezojë një PIRM (domethënë një Person i Rëndësisë së Madhe, kuptohet) te një njeri i caktuar në një kohë të caktuar. Por ka edhe njerëz të tjerë përreth që e duan PIRMIN për veten e tyre. Shto në këtë histori MekGint Këmbëshpejtën me karrocen me rrota, misteriozet Maks dhe Marta (që përdorin me radhë të njëjtën palë mustaqe) dhe Roder Lesenbin që e ka ngritur sjelljen e vrazhdë në art të përsosur dhe do të kuptoni pse djali i vjedhur i Grantëve, Sani, nuk di kujt t'i besojë... apo nëse Gishtoja, elefanti, do ta përmbysë anijen e do t'i bëjë të gjithë të mbeten në det. Familja Grant në mes të detit
Çmimi: 900 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania