titleToAlt
Toni Grizi ëndërron të jetë pjesë e skuadrës së të rinjve kampionë që stërvit babai i tij. Për fat të mirë apo të keq, sulmuesi kryesor i skuadrës është lënduar gjatë pushimeve dhe duhet gjetur një zëvendësues sa më shpejt. Edhe pse babai i tij, Grizli, nuk është dakord dhe gjithë të tjerët mendojnë se ai është shumë i vogël dhe i brishte... Toni do të bëjë gjithçka për t'u futur në klubin e ëndrrave të tij. Këshilla ime: « Bëje jetën tënde ëndërr dhe ëndrrën realitet» Shprehje nga libri "Princi i vogël" i Saint-Exupery.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Sulmuesi Mikael Ribo, pas rikthimit, ndihet i kërcënuar nga Toni Grizi, i cili i ka marrë famën në gjirin e skuadres makoneze. Por, ai nuk është i vetmi që nuk e ka qejf Tonin: lojtarët e skuadrës së Auxerre-s dhe trajneri i tyre Xhin Roi, armik i betuar i trajnerit Pelves, janë shumë të vendosur për të dëmtuar lojtarin e ri... A do të mund ta kalojë Toni këtë sprovë? Në cilën fushë gjendet kundërshtari i vërtetë?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Heronjtë jo të gjithë kanë superfuqi. Nuk e beson? Mërçi Vozaxhiu është prova e gjallë për këtë. Qysh kue mori emrin Fëmijë Normal ai dhe skuadra e super-heronjve kanë zënë keqbërës kudo. Por, të jesh hero, është ku-e-ku më e koklavitur … Shumë, shumë larg, në një burg tepër sekret, super keqbërësi më i rrezikshëm në botë sapo ka thyer heshtjen e tij tridhjetëvjeçare. Cilët qenë fjalët e tij të para? ‘’ Sillmëni fëmijën normal!’’
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
E dije se shqetësimet janë si domatet? Jo, ato nuk mund të hahen, por ti mund ti rrisësh vetëm duke u kushtuar vëmëndje. Nëse shqetësimet e tua janë rritur aq shumë sa të bezdisin gati çdo ditë, atëherë ky libër është për ty. Udhëzuesi Ç'të bësh kur shqetësohesh shumë i udhëheq fëmijët dhe prindërit përmes teknikave konjitive-sjellore, të cilat përdoren shpesh për trajtimin e ankthit. Metaforat dhe ilustrimet e gjalla i bëjnë konceptet dhe strategjitë të thjeshta për t'u kuptuar. Ndërsa udhëzimet hap pas hapi dhe tepër praktike të veprimtarive, si dhe vizatimet apo shkrimet me të cilat ato shoqërohen u vijnë në ndihmë fëmijëve të zotërojnë aftësi të reja për zvogëlimin e ankthit. Ky libër ndërveprues dhe vetëndihmës është një burim gjithëpërfshirës edukimi, motivimi dhe fuqizimi, që u shërben fëmijëve për kapërcimin e ankthit. Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin ankthin Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin negativitetin Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin problemet me zemërimin Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin problemet me gjumin
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ky liber do te plotesohet nga ju. Shkruani mendimet, endrrat dhe pikepamjet tuaja. Do te dilni ne disa perfundime rreth vetes qe nuk ua priste kurre mendja. Çfare prisni? Rrokni lapsin dhe bejeni librin te duket i bukur po aq sa ju.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Në librin "Kampi i spiunazhit" - i cili është vazhdimi i librit "Shkolla e spiunazhit", kandidat për çmimin "Edgar Alan Poe" - përgatitja e Ben Riplejit për t'u bërë agjent sekret vazhdon edhe gjatë verës,e bashkë me të, edhe rreziqet. Ben Ripleji është nxënës i ciklit të mesëm, por shkolla e tij nuk është aspak "mesatare". Këtë semester ai është ushtruar per të qenë një agjent i nivelit të lartë, duke kaluar përmes shumë peripecive e rreziqeve, Tani që, më në fund, po mbërrijnë pushimet verore, Beni mezi po pret të argëtohet e të pushojë. Por kjo nuk ka si të ndodhë në kampin e spiunazhit në mes të pyllit, në natyrën e egër, gjatë stërvitjes për mbijetesë, ku MERIMANGA - një organizatë spiunzhi armike -ka infiltruar disa Spiunë. A do të mundet Beni t'i mposhtë përpara se ata të arrijnë ta heqin qafe?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ben Ripleji, 12 vjeç Të mbijetojë në "shkollën e shkencave", e cila në fakt është një akademi ku CIA përgatit agjentët sekretë të së ardhmes. Dhe të zërë një të dashur. 1. Të zbulojë agjentin e dyfishtë tinëzar që është infiltruar në shkollë. 2. Të shpëtojë i gjallë. 3. T'u vërtetojë të gjithëve se ka kellqe të bëhet agjent sekret, të tregohet pehlivan e t'u shpëtojë rreziqeve që i kanosen dhe të mos duket më i mefshtë e i leshtë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Babi dëshiron të bëjmë një balonë, kështu që mund të dalim jashtë dhe të marrim shumë "ajër të pastër”. Nuk do ta kisha aspak problem nëse do të kishim një qen por kjo nuk ka për të ndodhur sepse Delia është "alergjike" nga qentë (ndërsa unë mendoj se jam alergjik nga Delia). Unë, Dereku dhe Normani po planifikojmë të bëjmë prova serioze për betejën e grupeve në revistën javore të rrokut. Kemi shumë kohë - kështu që nuk më zë PANiKU.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Herën e fundit që folëm për heroin tonë, ai kishte ngecur mbi picën gjigante, pasi ishte rrëzuar orët e vona nga tubot e shkollës “South Ridge”, i rrethuar nga tre kriminelë të pamëshirshëm! A do të copëtohet vallë Maksi copë e çikë si djathi mocarela mbi picën e fortë? A do ta hanë hajdutët e uritur picën me Maksin e ulur në të? A do të arrijë vallë shoqja e tij Erina, gjaniu i informatiës, ta ndihmojë të dalë i gjallë nga kjo situatë?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
I dashur ditar, Asgjë nuk po ecën mirë ne klasën e 6-të B! Një nxënëse e klasës bëri një gabim dhe era e grindjes po fryn tashmë mes nesh. Oh, jo! Shpresoj që të triumfojë miqësia! E deri sa të ndërrohen këto mendime, kemi: move dub në shkollë! Një party supriz për ditën e fundit të shkollës para se të marik pushimet... ngjarje të pabesueshme, si metamorfoza e Boes në bebe peshkaqen dhe një takim kokë më kokë me një merimangë migal!
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Dikur magjia ka ekzistuar dhe gjallonte nëpër pyjet e errët... derisa atje mbërritën Luftëtarët dhe... Ksarit dhe Dëshirës u duhet të harrojnë që janë kundërshtarë, nëse duhet që tja dalin mbanë gjatë aventurës në burgjet e fshehta në Kështjellën e Luftëtarëve të hekurt... Atje diçka ka qënë duke fjetur për njëqind vjet dhe tani po zgjohet...
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Kodoni website-in, aplikacionin dhe lojën tuaj, si dhe zhvilloni aftësi të vërteta kodimi me anë të kësaj metode mësimore mjaft argëtuese për fillestarët. Mësoni duke ndjekur udhëzimet hap pas hapi dhe përfundoni gjatë misione shumë interesante. Më pas provoni njohuritë tuaja duke koduar projektet tuaja individuale.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
...Pritja e librit nga lexuesi ka qenë e jashtëzakonshme. Marr letra nga çdo shtet i Amerikës, si edhe nga shumë vende të huaja. Nga dhjetëvjeçarët deri tek shtatëdhjetëvjeçarët. Të dënuar me burg dhe policë. Mësues, punonjës social dhe gjyshër. Dhe sidomos nga fëmijët. Fëmijë te cilët e kanë pasur jetën të ngjashme me të huajt. Fëmijë të cilët as nuk e shkonin ndërmend të jetonin si ata te të huajt. Fëmijë që lexonin shumë, por edhe ata që më pare s'kishin pasur durim të mbaronin së lexuari qoftë edhe një libër. Letrat që thonë "Më pëlqeu libri", janë të mira. Ato që thonë "Më përpara nuk më ka pëlqyer kurrë të lexoj libra, por tani lexoj gjatë gjithë kohës" janë më të mira. Por ato që thonë se "Të huajt më ka ndryshuar jetën" dhe "E kam lexuar librin para pesëmbëdhjetë vjetësh dhe shpesh e mendoj se sa shumë ka ndikuar ky libër në zgjedhjet e jetës sime" sinqerisht më tronditin...
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Maks çapëni do të përballet me vendin më të frikshëm që ka ndeshur ndonjëherë në jetën e tij: shkollën “South Ridge”. Në shkollën e tij ka shumë gjëra që ja vlejnë, por ka edhe një problem të pa shmangshëm: Dagun, të fortin e shkollës, hobi i të cilit është të fusë Maksin në dollap. Ah sikur Maksi të ishte si heroi në librat e tij humoristikë! Fatkeqësisht aftësia e çuditshme e Maksit, porhuajse mbinjerëzore, për të nuhatur picat deri në një lagje tjetër nuk do ta ndihmonte të shpëtonte njerëzit apo të pengonte të kqinjtë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një djale+ dy zogj ninxha= grabita më e madhe e artit në histori. Njihuni me Dilan Hjunë: Ai është i vetmi djalë në qytezën e tij të lindjes. Ai njeh të gjitha makinat që vijnë atje dhe se ç shije patatinash pëlqen secili shofer. Ai nuk është fare i gatshëm të ngatërrohet në një grabitje, ndonëse ajo është një kryevepër kriminale
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania