titleToAlt
Nëse po kërkoni një libër që ju emocionon, ju mban frymën pezull dhe ndonjëherë ju drithëron, ky libër është për ju. (Gjatë Javës së Librit për fëmijë, një shkrimtar i famshëm fton një mësues me klasën e tij për të bërë një ekskursion të vëcantë me Autobusin e Drithërimave. Ky Autobus është një shpikje e zotit Onoval, shkrimtarit. Automjeti është i vjetëer, por ecën ende për bukuri. Shumë shkolla fillore janëe ftuar të bëjnë ekskursione me të. Gjatë udhëtimit, shkrimtari lexon tregime nga libri i tij më i ri. Ai ka përpara vetes edhe disa objekte: një skelet, një kavanoz... Autobusi bën përpara nëpër natë, i drejtuar nga një shofer që e ka të mbuluar fytyrën me një maskë. Në fillim tregimet duken të pabesueshme, si rrëfimi për skeletin që lëviz e jeton si njeri i gjallë, apo tregimi për dymbëdhjetë gishtërinjtë e njeriut, por shumë ngjarje dhe rastësi të vogla që ndodhin në autobus, u shkaktojne dyshime fëmijëve dhe mësuesit. Ndërsa udhëtimi vazhdon, duket se dikush në autobus fsheh një sekret të keq. Apo janë më shumë ata që fshehin diçka?
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Mortina është një vajzë, që ndryshon paksa nga të tjerat: ajo është një vajzë zombi. Jeton në Vilën e Rrënuar me teton Yllshuar dhe ka për shok një zagar albin, Rrodhen, nga i cil nuk ndahet kurrë. Mortina digjet nga dëshira që të ketë shokë moshatarë, me të cilët të luajë dhe të argëtohet, por ia kanë ndaluar: nuk duhet të diktohet nga të tjerët, se do t'u shtinte frikën. Por një ditë mbërrin çasti i përshtatshëm: festa e Hallouinit! Mortinës nuk i duhet as të maskohet Por çfarë ndodh kur fëmijët e tjerë zbulojnë që ajo nuk mban asnjë lloj maske?
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Një vit ka katër stinë. Kinezët e lashtë i ndanë katër stinët në 24 periudha diellore. Secila prej tyre përfaqëson një fazë të dallueshme të ndryshimit stinor. Fazat diellore jo vetëm mund të na ofrojnë këshilla për prodhimin bujqësor, por edhe të na ndihmojnë që të parashikojmë ndryshimet e motit në jetën tonë të përditshme. Libri na rrëfen historinë e një vajze të vogël, Jajes, që vlziton gjysherit e saj në fshat dhe përjeton atje ndryshimet e 24 fazave diellore gjatë gjithë vitit. Duke e shfletuar këtë libër, së bashku me Jajën, do të kryeni një udhëtim të paharrueshëm në festat folklorike tradicionale kineze, do të mësoni për ritualet e vjetra, do të vëzhgoni kafshët dhe bimët dhe do të dëgjoni gjuhën e natyrës.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Një vit ka katër stinë. Kinezët e lashtë i ndanë katër stinët në 24 periudha diellore. Secila prej tyre përfaqëson një fazë të dallueshme të ndryshimit stinor. Fazat diellore jo vetëm mund të na ofrojnë këshilla për prodhimin bujqësor, por edhe të na ndihmojnë që të parashikojmë ndryshimet e motit në jetën tonë të përditshme. Libri na rrëfen historinë e një vajze të vogël, Jajes, që vlziton gjysherit e saj në fshat dhe përjeton atje ndryshimet e 24 fazave diellore gjatë gjithë vitit. Duke e shfletuar këtë libër, së bashku me Jajën, do të kryeni një udhëtim të paharrueshëm në festat folklorike tradicionale kineze, do të mësoni për ritualet e vjetra, do të vëzhgoni kafshët dhe bimët dhe do të dëgjoni gjuhën e natyrës.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Një vit ka katër stinë. Kinezët e lashtë i ndanë katër stinët në 24 periudha diellore. Secila prej tyre përfaqëson një fazë të dallueshme të ndryshimit stinor. Fazat diellore jo vetëm mund të na ofrojnë këshilla për prodhimin bujqësor, por edhe të na ndihmojnë që të parashikojmë ndryshimet e motit në jetën tonë të përditshme. Libri na rrëfen historinë e një vajze të vogël, Jajes, që vlziton gjysherit e saj në fshat dhe përjeton atje ndryshimet e 24 fazave diellore gjatë gjithë vitit. Duke e shfletuar këtë libër, së bashku me Jajën, do të kryeni një udhëtim të paharrueshëm në festat folklorike tradicionale kineze, do të mësoni për ritualet e vjetra, do të vëzhgoni kafshët dhe bimët dhe do të dëgjoni gjuhën e natyrës.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Një vit ka katër stinë. Kinezët e lashtë i ndanë katër stinët në 24 periudha diellore. Secila prej tyre përfaqëson një fazë të dallueshme të ndryshimit stinor. Fazat diellore jo vetëm mund të na ofrojnë këshilla për prodhimin bujqësor, por edhe të na ndihmojnë që të parashikojmë ndryshimet e motit në jetën tonë të përditshme. Libri na rrëfen historinë e një vajze të vogël, Jajes, që vlziton gjysherit e saj në fshat dhe përjeton atje ndryshimet e 24 fazave diellore gjatë gjithë vitit. Duke e shfletuar këtë libër, së bashku me Jajën, do të kryeni një udhëtim të paharrueshëm në festat folklorike tradicionale kineze, do të mësoni për ritualet e vjetra, do të vëzhgoni kafshët dhe bimët dhe do të dëgjoni gjuhën e natyrës.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Jemi në vitin 1926 në qytetin e Nju Jorkut: një kohë dhe një vend ku ngjarjet e pak njerëzve -dhe krijesave - do të përcaktojnë fatin e shumë të tjerëve. Midis tyre dallohen: NJUT SKAMANDERI, i pari (dhe ndoshta i vetmi) magjizoolog, lufta e të cilit për mbrojtjen e krijesave magjike të botës merr një kthese të rrezikshme kur disa nga kafshët e frikshme për të cilat ai kujdeset, ia mbathin për në qytet; TINA GOLLDSTIN, një (ish) Aurore amerikane, e punësuar në Ministrinë e Magjisë të SHBA, e cila dëshiron me gjithë shpirt të kthehet në këtë detyrë dhe është e sigurt se lëvizja kunder magjistarëve, e quajtur "Trashëgimtarët e Salemit", është strofull e vetë së Keqes; KUINI GOLLDSTIN, motra e bukur dhe e paturpshme e Tinës, e aftë të lexojë mendimet; dhe XHEJKOB KOVALSK1, një veteran (dhe JoMagji}, i cili një herë për një herë dëshiron të hapë një furre për të shitur bukë e ëmbëlsira. Dhe shumë kafshë fantastike, të njohura nga librat e Harry Porterit ose të reja, që e popullojnë këte vepër, duke i dhënë emocion dhe një atmosferë magjike të papërsëritshme, Fansat e JX. Rowlingut do të ndeshen në cdo faqe të këtij libri me humorin, forcen e pabesueshme të saj për krijimin e një bote magjike, si dhe ndjeshmërinë dhe mirëkuptimin e thellë ndaj çdokujt me ose pa shkop magjik, emra të tillë, si Urtimori janë një urë midis kësaj historie dhe Harry Potterit,dhe lexuesit do të jenë të lumtur të ndeshen me ta në një situatë të re të botës magjike .Por kjo është një aventurë që jeton jetën e vet dhe do t’ju lëre pa frymë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Rrefenjat e Bardii Bidell janë një përmbledhje e përrallave të shkruara për fëmijët magjistarë apo shtriga. Për shekuj me radhë ato kanë qenë rrëfenja popullore, me të cilat i vinin femijët në gjumë. Prandaj Kazani Kërcyes apo Burimi i Fatit të Mirë janë po aq të njohura për studentët e Hoguortsit sa edhe Hirushja dhe Bukuroshja e fjetur e pyllit, për fëmijët babanacë (jomagjistarë)... Jemi të gëzuar që me këtë rast do të botojmë edhe shënimet e Profesor Urtirnorit, së bashku me nje përkthim të ri të tekstit të Bidëllit, në kujdesin e Hermionë Granxherit. Në mendimet e Profesor Urtimorit, gjenden vëzhgime për historinë e magjisë, kujtime personale dhe informacione ndriçuese për pikat kyce të çdo rrëfenje. Shpresojmë se ato do të ndihmojnë një brez të ri magjistarësh dhe lexuesish babanacë te çmojnë Krëfenjat c Bardil Bidell.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Mortina dhe shoku i saj më i mirë, nje zagar albin i quajtur Rrodhe, jetojnë me teton Yllshuar dhe e kalojnë kohën duke luajtur me fantazmat e Vilës së Rrënuar. Një ditë prej ditësh ndodh diçka e papritur disa fëmijë të fshatit, shokë të Mortinës, mbërrijnë në Vilë, sepse kanë marrë një ftesë misterioze. Ndërkohë, tetoja Yllshuar zhduket pa lënë gjurmë. Mos lidhet kjo me kjo me Dilbertin, kushëririn e tmerrshëm, që sapo ka ardhur për vizitë? Pas librit Mortina,që pati një sukses ndërkombëtar dhe u përkthye menjëherë në 23 gjuhë, aventura e re e vajzës Zombi do t'ju bëjë të shkriheni gazit.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Falë magjisë së unazës që mori dhuratë nga një zanë, Lavinja, dikur shitësja e vogël e shkrepseve, u bë e pasur. Tani jeton në Grand Hotel, udhëton me makinë dhe ndjek Institutin Prestigj & Sukses. Por ajo ka mbetur Lavinja e dikurshme, që mallëngjehet para lypësve që kërkojnë lëmoshë. Ka premtuar se nuk do të përdorë më magjinë e unazës, por kur kukulla e Teos, kukulla që kur shtyp një buton sekret, shndërrohet në foshnje prej mishi dhe gjaku, zhduket, vajza e vogël e shkrepëseve, do ta thyejë premtimin. Shume gjëra do të ndryshojnë; nga shkolla e deri te ' fati i lypësve të vegjël’ Pas "Dëgjoje zemrën time’’ që pushtoi zemrat e lexuesve të vegjël, vjen në shqip libri "Një shkollë për Lavinjën", një rrëfim që emocionon lexuesit e të gjitha moshave! Një liber i këndshëm, që të bën të mendosh për mirësinë e shpirtit të Lavinjës dhe rëndësinë e miqësisë dhe dashurisë! Nga Bianca Pitzorno, shkrimtarja më e madhe italiane që e krahasojnë me Roald Dahlin!
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Kur mësueses së re i ngjitin nofkën Harpia Sferca dhe çdo ditë shkolla shndërrohet në një betejë, ju mund të besoni përnjëmend se në klasën e IV D ndodhin nga të tëra! Midis skeletëve që duhen ngritur në këmbë, gjeneralëve austriakë dhe fantazmave në korniza, lexuesve të fotoromaneve dhe panterave prej kadifeje, tri heroina, Eliza, Priska dhe Rozalba, do të udhëheqin luftën kundër padrejtësisë, mjaft që fitorja të arijë, e ngadaltë por e paepur ama,si vrapi i një breshke...
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
A di të fërshëllesh Johana? Është historia e veçantë e djaloshit Berra, i cili nuk ka gjysh dhe krejt papritur vendos të shkojë një ditë në shtëpinë e të moshuarve, së bashku me shokun e pandarë, Ulfin. At takon Nilsin, gjyshin ideal, dhe që te tre bëhen miq të ngushtë. Me ilustrime të jashtëzakonshme nga Anna Hoglund, A di të fërshëllesh, Johana është një libër interesant e prekës, klasik në shumë vende, një dëshmi e lidhjes mes brezit të ri dhe brezit të vjetër.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Kjo është një ndodhi e vërtetë. Është ndodhia se si në fund, Ariu i stërvitur i zotit Xhubat më preu mes për mes dhe Buburreci me sustë më ngjiti me shirit skoçi. Ai mban gjithmonë një rrotull të tillë me vete, sepse hera herës i qëllon të shqitet nga fundi i kutisë dhe të bjerë jashtë. Gruaja fluturuese deshi të më jepte një prej leukoplasteve të veta, por unë i thashë se, kur kur të presin më dysh nevojitet diçka më e fortë për të të mbajtur bashkë.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Çfarë do të bëje ti nëse babi yt do të zhdukej papritmas? Duket sikur askush nuk e di ku ka shkuar ai. Por ti e ndjen që diçka ka ndodhur. Diçka e tmershme. Dhe ai është njeriu më i dashur për ty. I vetmi që të ka pagëzuar me merin e bukur “leximtare”. Kurse në shkollë të tjerët të shohin shtrëmbër, ti mendon se je njeriu i vetëm të cilin askush nuk e do në bankë, që mësuesja e qorton pareshtur ... Një histori plot humor dhe të papritura për një vajzë të vogël rome, që do të fitojë zemrat tuaja-kaq e sinqertë, e dashur, e mençur interesante, por edhe krenare vajza që thotë atë që mendon, pavarësisht nga pasojat është Kebria.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Shumë Robinsonë kanë zgjuar kureshtjen e lexuesve tanë të rinj. Por, me gjithë numrin e madh të romaneve të këtij cikli, më ngjau që mbetej ende vend për një roman të ri. Një grup fëmijësh nga tetë deri trembëdhjetë vjeç, të braktisur në një ishull, të shtrënguar të luftojnë për jetën midis pasioneve të rigjallëruara, të ndryshimeve të kombësisë, me një fjalë një kolegj Robinsonësh.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Aladini është një i ri i varfër, i cili rekrutohet nga një magjistar nga Magrebi, i cili e mashtron duke thënë që është xhaxhai i tij dhe do ta ndihmojë me një punë që do ti sigurojë atij para dhe një jetesë më të mirë. Ama qëllimi i vërtetë i tij, është që të shtijë në dorë një llampë magjike të cilën vetëm Aladini mund ta aktivizojë. Aladini gjendet i mbyllur në shpellë dhe me ndihmën e xhindit të llambë i cili plotëson dëshira, ai kthehet në shtëpi tek e ëma. Më pas një tjetër xhind më i fuqishëm shfaqet që e ndihmon Aladinin të bëhet i pasur dhe të martohet me vajzën e Perandorit.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Gulliveri, gjatë udhëtimit të tij të parë, pasi anija e tij mbytet e gjen veten si i burgosuri i një race njerëzish të vegjël, të cilët janë banorë të ishullit Liliput. Pasi, Guliveri fiton besimin e tyre, njerëzit e vegjël i japin një shtëpi dhe bëhet i preferuari i familjes mbretërore. Atij gjithashtu ju lejua të bënte shëtitje në qytet duke pasur kujdes mos të shkelte ndonjë prej banorëve. Gulliveri i ndihmon banorët e Liliputit për të mposhtur fqinjët e tyre, banorët e Blefuskut.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ditën e ditëlindjes së tij, një djalë merr për dhuratë 25 ushtarë të vegjël plumbi, të cilët i vendos mbi tavolinë si në një fushë beteje. Njëri prej ushtarëve ka vetëm një këmbë sepse është ndërtuar i fundit. Afër ti,j ai fillon të shikojë një kukull balerinë të ndërtuar me letër. Ushtari bie menjëherë në dashuri me të, teksa e shikon që edhe ajo qëndron vetëm mbi një këmbë. Një prej lodrave që ishte si magjistar u bë shumë ziliqar dhe bëri një magji kundër ushtarit të vogël. Ditën tjetër ushtari ra nga dritarja e dhomës, duke përfunduar në rrugë ku e gjetën dy djem të vegjël të cilët e vendosin në një varkë letre dhe e lënë të lundrojë në tubacionet e ujit, ku ai takohet me nje mi, gëlltitet nga një peshk dhe ritakohet me balerinën e tij mbi një tavolinë kuzhine. Por shumë shpejt, djali e hedh ushtarin e vogël në zjarr dhe bashkë me të hidhet edhe balerina e cila digjet plotesisht, ndërsa ushtari shkrin në formën e një zemre.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Një libër i ri i Martha Heesen plot me të papritura dhe humor. Neli është një kalama i tmerrshëm: u luan njëqind rrengje mamasë, babait, gjysheve pale kalamajve të tjerë të kopshtit. Bërtet në kupë të qiellit, u bie me shkelm të tjerëve, thyen ç'i bie në dorë, thotë fjalë të pista, kurse nganjëherë e mbyll gojën e nuk flet, dhe jo një orë a një ditë, por ditë të tëra. E motra, Stela, 10 vjeç, është e vetmja që ia gjen fijet dhe i qetëson gjakrat, por hera herës Neli edhe asaj ia bie në majë të hundës.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Poema homerike “Odiseja” u krijua në shekullin e 8 para Krishtit. Ajo tregon aventurat e rrezikshmë të Odisesë (Uliksit), heroit grek dhe mbretit të Itakës, në Greqinë e Perëndimore. Pas rënies së Trojës, Odiseja detyrohet të endet për dhjetë vjet derisa kthehet në shtëpi te gruaja e tij Penelopa, në Itakë. Vjen si libër i ilustruar.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Protagonisti i vogël i kësaj historie të famshme, David Koperfildi, lindi në Anglinë e shekullit të kaluar. Ai vinte nga një familje në gjendje të mirë, por vdekja e parakohshme e prindërve e la fëmijën të vetëm dhe të varfër, të braktisur në duart e të afërmve mizorë. Pas vështirësive të panumërta, të rrëfyera nga autori me dramacitet por edhe me një ironi të lehtë, djaloshi arrin të realizojë shpresat e veta dhe të kurorëzojë ëndrrën e dashurisë me Anjezen e ëmbël, vajzën që me aq dashuri dhe përkushtim i kishte qëndruar pranë në çastet e vështira.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Robin Hood, ishte një figurë heroike në folklorin anglez. A ishte një shigjetar dhe shpatar shumë i aftë, dhe është i njohur për "vjedhjen prej të pasurve dhe dhënien të varfërve". Këto ai i realizonte i ndihmuar nga një grup i jashtëligjshëm të njohur si "Burrat qejflinj”. Tradicionalisht, Robin Hood dhe burrat e tij janë të përshkruar si të veshur me rroba jeshile. Robin Hood u bë një figurë popullore në periudhën mesjetare duke vazhduar edhe në epokat moderne në letërsi, filma dhe televizion.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Së bashku me historitë e heronjve të shquar, të kënduara nga Homeri dhe Virgjili, pra pranë aventurave legjendare të Akilit, të Odisesë dhe të Eneas, vjen historia e një heroi të vërtete: Aleksandri i Maqedonisë. Fushatat e tij nuk janë fryt i fantazisë së poetëve. Betejat, në të cilat luftoi dhe vështirësitë që përballoi, nuk qenë fryt i muzes poetike: qenë të vërteta si drita e diellit. Por ishin aq madhështore, aq të jashtëzakonshme, madje mund të themi edhe aq të pabesueshme, sa mund të duket sikur edhe ato janë rrjedhim i një fantazie heroike.
Çmimi: 450 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania