titleToAlt
Hestia, perëndesha e ëmbël e vatrës, e dashuron gatimin, por është tepër e ndrojtur për të ndarë këtë pasion me nxënësit e tjerë. Sallata e saj e famshme jambrozia është nga më të preferuarat në AMO, por askush se ka indenë se e kujt është receta. Kur i duhet të zgjedhë një simbol, që përfaqësonë më së miri veten për konkursin Shërbimi ndaj Racës Njerëzore, shoqja e saj e klasës qesh me zgjedhjen e saj të parë të një ene gatimi të zakonshme. Pas sikletit fillestar, Hestia vendos të thyejë guaskën dhe të mos jetë kaq e padukshme për këdo rreth e rrotull në AMO. Me ndihmën e Famës dhe një djali me bisht hardhuce me emrin Aska. Ajo nis të kuptojë se ka shumë për t‘u ofruar të tjerëve.Por a do të mundet të tregojë më të mirën e vetvetes përpos gjithçkaje.
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Ndonëse skllavi grek Ezop, u ekzekutua mbi 2000 vjet më parë, fabulat e tij ushtrojnë ende një ndikim të fuqishëm te lexuesit e të gjitha moshave. Ato bëhen mjaft të njohura për fëmijët përpara se këta të mësojnë të shkruajnë e lexojnë dhe formojnë një pjesë të qenësishme të edukimit tonë moral, ndërkohë që shprehjet e tyre kanë hyrë në fjalorin tonë të përditshëm bashkëbisedues. Shprehje të tilla si "ujku, ujku!", "qeni në grazhd" apo "rrush të papjekur" janë kthyer në shprehje simbolike për sjellje të tilla si pamençuria, padrejtësia apo gjendja e mjerueshme morale. Si lexues, ne mund të mësojmë nga bëmat e dhelprës dinake, ujkut e gomarit budalla, por Ezopi kërkonte, gjithashtu, të nxirrte në pah pashpirtësinë dhe kotësinë e njerëzimit dhe kësaj ia del mbanë me zgjuarsi, qartësi dhe urtësi. Kjo përmbledhje përmban fabulat më të famshme të Ezopit. Të gjitha këto së bashku paraqesin një "tryezë morale" që ka mbetur e pandryshuar përmes shekujve.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
NJE BANDE E MREKULLUESHME! I jashtëligjshmi trim dhe sypatrembur, Robin Hud dhe banda e tij me djelmoshat e mrekullueshëm enden nëpër pyllin e Shervudit, duke u vjedhur të pasurve e ndihmuar të varferit. Të veshur me rroba në ngjyrë jeshile linkolni, ata i dredhojnë e i shmangen Sherifit të Notingamit, i cili është i vendosur për t'i kapur. Bashkohuni me ta në aventurat e tyre ngacmuese e të guximshme teksa ia hedhin Sherifit e tërheqin pas vetes miq të rinj. Bëmat e tyre të çuditshme kanë rrëqethur e kënaqur lexuesit e rinj prej shekujsh.
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Një përmbledhje e mrekullueshme, tërheqëse historish Krishtlindjeje, që do të magjepsë dhe mbushë me gëzim lexuesit e rinj. Këto janë histori që të ngrohin zemrën për guximin dhe premtimin, humorin dhe fantazinë, për dashurinë familjare dhe besnikërinë. Plot me skena të paharrueshme dhe personazhe të mrekullueshme, këto histori madhështore janë mbresëlënëse si rrëfenja përpara gjumit në një kohë të veçantë të vitit!
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Familja ka një numër të madh fëmijësh, po jo para të mjaftueshme për t'u kujdesur për të gjithë. Ndaj Rebeka duhet të largohet nga ferma e dashur Sanibruk për të jetuar me dy teto, të cilat thuajse nuk i njeh fare. Tetot kujtonin se e njihnin natyrën e Rebekës. Në fakt, ato kishin dëshiruar të merrnin motrën e saj më të madhe. Rebeka ka kurajë, zgjuarsi dhe një hijeshi krejt të veçantë, të gjitha këto do t'i nevojiten, madje shumë. Vajza fiton zemrat e të gjithëve që e njohin. Kjo është një ndër historitë më të pëlqyera nga fëmijët e tërë kohërave.
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Mishel Ardani, Nikoli dhe Barbikani i mbijetuan shpërthimit të tmerrshëm, i cili i dërgoi në hapësirë. Pavarësisht nga frika, që u shkakton një asteroid, i cili mund t'i bënte pluhur e hi, këta festojnë me dinjitet realizimin me sukses të nisjes së tyre. Nga ana tjetër, fantazitë e aventurierit francez në këtë udhëtim, më interesantin e kohërave të lashta dhe atyre moderne, nuk janë në gjendje të frenojnë shpirtin praktik e shkencor të dy shoqëruesve të tij amerikanë, i cili shpaloset edhe në ato lloj lartësish të pakrahasueshme. Nikoli dhe Barbikani kryejnë këqyrje nga më interesantet në lidhje me temperaturën e hapësirës ndërplanetare, gravitacionin dhe efektet e mungesës së peshës. Por ata konstatojnë, gjithashtu, se kursi i tyre i udhëtimit ka devijuar për shkak të takimit me atë trupin qiellor endacak; dhe se do ta humbasin mundësinë e takimit me Hënën...
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Eduard Tudori dhe Tom Kanti kanë të njëjtën moshë dhe të njëjtat tipare, vetëm se njëri prej tyre është djali i një të vobekti, ndërsa tjetri është trashëgimtari i fronit mbretëror të Anglisë. Kur rastësia bën që dy djemtë të takohen, ata, për t'u zbavitur, vendosin të ndërrojnë teshat. Po befas fati e hedh secilin prej tyre në botën e tjetrit. Tomi mëson si është jeta në rolin e trashëgimtarit të dashur nga të gjithë, ndërsa Princi mëson se çfarë duhet të durojnë lypsët. Kjo fabul e mrekullueshme e Mark Tueinit ka magjepsur lexuesit e vegjël për më shumë se njëqind vjet!
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Jeta e një kali mund të jetë e mbushur me dashuri dhe përkujdesje. Por ajo mund të ketë edhe plot poshtërsi e mizori. Bukuroshi i Zi i përjeton të dyja këto anë në rrëfimin klasik të Ana Suellit. Treguar nga këndvështrimi i një kali, historia e Bukuroshit të Zi krijon në zemrën dhe mendjen tuaj figurën e një kafshe të ndjeshme, e cila kërkon dashuri dhe mirëkuptim. Nga ditët e lumtura, kur mëzi i vogël hidhej e luante me nënën e vet, Dukeshën, deri në vitet e vështira si kalë i një karroce taksi në qytet dhe, më në fund, në qetësinë e gjetur në moshë të thyer, jeta e Bukuroshit të Zi na tregon se edhe kuajt kanë ndjenja, madje ndonjëherë kuptojnë gjëra, që njerëzit as nuk i çojnë në mendje.
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
I mërzitur e i vetmuar, djali i një milioneri gjendet në një udhëtim nëpër oqean. Duke u lëvduar e mburrur para pasagjerëve të tjerë, befas bie në ujë. Shpëtohet nga një barkë e vogël peshkimi, ku paratë e tij nuk kanë vlerë dhe përtesës nuk i njihet emri. Harvi duhet të punojë përkrah të tjerëve, në zanatin e tyre të rrezikshëm, për të fituar bukën e gojës. Ai njihet me një mënyrë jetese, ku paratë nuk blejnë gjithçka dhe vlera e njeriut qëndron në punën që ai bën dhe jo në pasurinë që zotëron. Mësimi, zbulimet, rreziqet, të tëra këto kontribuojnë në shndërrimin e tij nga njomëzak në burrë.
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Dëgjoni të rrahurat e zemrës së një të vdekuri, mbani vesh ulërimat rrëqethëse të dikujt që është varrosur për së gjalli, shikoni hijen e një fantazme që ngrihet nga varri! Hyni në botën drithëruese, të frikshme, krijuar prej shkrimtarit të parë të madh amerikan të misterit e që të mban zemrën ngrirë, Edgar Alan Po. Insekti prej ari, Shembja e shtëpisë së Ashërve, Zemra tradhtare dhe Fuçia e Amontijados, katër prej tregimeve më të famshme të Posë, janë mbledhur këtu në një variant të lehtë për t'u lexuar e të vështirë për t'u harruar.
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Beteja epike midis njeriut dhe monstrës arrin pikën kulmore me historinë e famshme të Frankenshtajnit. Në përpjekje për të krijuar jetën, studenti i ri Viktor Frankenshtajn lëshon nga zinxhiri forca të pakontro-llueshme, duke vënë në lëvizje një varg të gjatë e tragjik ngjarjesh që e shpien edhe vetë Viktorin në buzë të greminës. Përpjekjet e tij për të shkatërruar krijesën e vet, ndërsa kjo e fundit shkatërron gjithçka të dashur për Viktorin, shpalosen në një histori të fuqishme, të paharrueshme dashurie, miqësie... dhe tmerri.
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Me përfundimin e Luftës Civile Amerikane Klubi i Armëve i Baltimorës (i përkushtuar ndaj artilerisë) bie në depresion meqë ekspertiza e tij nuk i hynte më kujt në punë. Megjithatë, shpëtimi vjen kur presidenti i Klubit, Impej Barbikani, sfidon Klubin për.ta përdorur mjeshtërinë e shkencës së artilerisë në lëshimin e një mjeti drejt Hënës. Është lloji i sfidës, së cilës nuk mund t'i rezistojë dot asnjë amerikan, ndaj shumë shpejt bota përfshihet në orvatjen e parë për t'u larguar nga Toka.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Katër motra shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Megi dashuron gjërat e bukura. Bethi është e ndrojtur e mendimtare. Emi, më e vogla, mezi pret të rritet. Ndërsa çamarrokja Xhoui, me temperament të gjallë e humor, shpesh futet në telashe. Familja nuk ka shumë të holla. Po jetët e këtyre motrave janë plot gëzim e ëndrra. Ju nuk do t'i harroni kurrë, asnjërën nga këto.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër bëhet fjalë për një djalë që është bërë i famshëm me aventurat e tij. Ai është Tom Sojeri. Në një nga eksursionet e shkollës, ata shkuan në një shpellë. Tom Sojeri dhe Beki humbën në atë shpellë. Në këtë rast Tom Sojeri kontrollon të gjitha labirintet e shpellës dhe e gjen daljen. Por edhe e sheh armikun e tij indianin Xhoa. Pas daljes nga shpella Tom Sojeri tregon për indianin Xhoa dhe ata e burgosin.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Kur fëmijët e familjes Darling vizitohen nga Piter Pani dhe Lulekëmbana, ky i bind tre vogëlushët të fluturojnë drejt ishullit të Kurrëtokës, atje ku fëmijët nuk rriten kurrë! Këtu fëmijët takojnë Djemtë e Humbur, një krokodil gjigant dhe Çengelin, Kapitenin djallëzor. Zbuloni aventurat magjike të Piter Panit në këtë rrëfenjë klasike, që nuk njeh kufij kohorë.
Çmimi: 560 Lekë
titleToAlt
Ndër romanet më të njohur fantashkencë të Zhyl Vernit, “20 000 lega nën det” tregon historinë fantastike të kapitenit Nemo dhe nëndetëses së tij Nautilius. Gjatë udhëtimit, kapiten Nemo me ekuipazhin shkojnë në pika të ndryshme të oqeaneve, disa prej të cilave Verni i njihte nëpërmjet tregimeve reale të udhëtarëve të ndryshëm, ndërsa disa të tjera janë krejtësisht të trilluara.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Pipi shtatëvjeçar është shegert farkëtari, por ëndërron për një jetë më të mirë. Kush mund ta ndihmojë djaloshin që t'i shndërrojë rreckat në xhevahire? Një i dënuar i rrezikshëm që arratiset nga burgu, një plakë e kamur, apo një bamirës i fshehtë? Ndiqni aventurën pa fund dhe lexoni gjithçka rreth atyre, që për Pipin janë shpresa të mëdha.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një përmbledhje përrallash ku përfshihen : Magjia, Shtatë pëllumbat, Uji i rinisë së përjetshme, Maçoku me çizme, Aladini, Bukuroshja e fjetur në pyll, Vajza që shkeli bukën, Vendi i qenve, Rubini i mrekullueshëm, Tre qentë, Princesha e magjepsur, Johani besnik, Princi i lumtur, Përralla e maceve, Gjarpri, Zogu i vezëve të arta, Pleshti dhe profesori, E burgosura e bukur, Pata e artë, Tri unazat, Mbretëresha e dëborës, Historia e plazheve, Lëkurëgomarja, Lulet e Idës së vogël, Bijtë e babagjyshit të krishtlindjes, Përralla e bredhit, Prlncesha dhe shtatë kalorësit, etj
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Në vëllimin e dytë të “Një botë me përralla”, mund të lexoni: Flaka e dëshirave, Forca e dashamirësisë, Princi qe u martua me nje bretkose, perandori dhe zanat Libri i madh i magjive, Muzikantet e Bremenit, Baresha dhe oxhakfshirësi, Peshku i artë, Rrobaqepësi dinak, Tre muzikantë, Tri dëshirat, Dielli, hëna dhe Talia, Sindbad detari
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Në vëllimin e tretë të “Një botë me përralla”, mund të lexoni: Ali babai dhe dyzet hajdutët, Gjiganti egoist, Xhovanino kërkoi vdekjen, Tri Qitrot, Pallati i mbretëreshës së dënuar, Kripa, Një natë në parajsë, Nusja sirenë, Injoranti, Arusha, Nusja që jetonte prej erës, Historia e një gruaje dhe e pesë mëtuesve të saj, Zanat, Fyelli magjik, Breshka e magjepsur, Këpuca e artë, Tri tjerrëset, Majmuni ngjyrë rozë, Princi bretkosë, Gjarpri i madh i ujit, Brumbulli, Miu dhe bulkthi, Kokëbretkosa, Mbreti derr, Hundargjendi, Veza e zezë, Tre xhuxhët e pyllit, Njeriu i egër, Dhurata e zjarri, etj
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Ai është Gjithkund - Dhe Askund! Një fshat i qetë, një stuhi e fortë bore, një i panjohur misterioz më se të mjaftueshme për t'i nxitur fshatarët në thashetheme dhe meditime. Kush mund të jetë ky njeri me pamje të dyshimtë, që e mban fytyrën të fshehur dhe u kthen shpinën të gjithëve? Po, kur, më në fund, i panjohuri përballet me ta, ka më shumë pyetje sesa përgjigje, terror nga më i paimagjinueshmi, ndërsa mizoria dhe vrasja e vënë fshatin e qetë në sundimin e një të çmenduri të papërmbajtshëm. Së fundi, zgjidhja e misterit mbetet në dorë të një njeriu, që ky t'i japë fund turbullirës e të zbulojë identitetin që ka Njeriu i padukshëm.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
"Të gjithë për një e një për të gjithë!" Ejani me ne në Francën e shekullit të I7të me d'Artanjanin dhe tre miqtë e tij. Ata po rrezikojnë jetët e tyre, për të shpëtuar mbretëreshën. Dhe armiqtë e saj po u hapin jo pak telashe. Bëhuni pjesë e një aventure të pareshtur, duke udhëtuar me “Tre Musketierët”...
Çmimi: 450 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania