titleToAlt
Heronjtë jo të gjithë kanë superfuqi. Nuk e beson? Mërçi Vozaxhiu është prova e gjallë për këtë. Qysh kue mori emrin Fëmijë Normal ai dhe skuadra e super-heronjve kanë zënë keqbërës kudo. Por, të jesh hero, është ku-e-ku më e koklavitur … Shumë, shumë larg, në një burg tepër sekret, super keqbërësi më i rrezikshëm në botë sapo ka thyer heshtjen e tij tridhjetëvjeçare. Cilët qenë fjalët e tij të para? ‘’ Sillmëni fëmijën normal!’’
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Jemi në vitin 1926 në qytetin e Nju Jorkut: një kohë dhe një vend ku ngjarjet e pak njerëzve -dhe krijesave - do të përcaktojnë fatin e shumë të tjerëve. Midis tyre dallohen: NJUT SKAMANDERI, i pari (dhe ndoshta i vetmi) magjizoolog, lufta e të cilit për mbrojtjen e krijesave magjike të botës merr një kthese të rrezikshme kur disa nga kafshët e frikshme për të cilat ai kujdeset, ia mbathin për në qytet; TINA GOLLDSTIN, një (ish) Aurore amerikane, e punësuar në Ministrinë e Magjisë të SHBA, e cila dëshiron me gjithë shpirt të kthehet në këtë detyrë dhe është e sigurt se lëvizja kunder magjistarëve, e quajtur "Trashëgimtarët e Salemit", është strofull e vetë së Keqes; KUINI GOLLDSTIN, motra e bukur dhe e paturpshme e Tinës, e aftë të lexojë mendimet; dhe XHEJKOB KOVALSK1, një veteran (dhe JoMagji}, i cili një herë për një herë dëshiron të hapë një furre për të shitur bukë e ëmbëlsira. Dhe shumë kafshë fantastike, të njohura nga librat e Harry Porterit ose të reja, që e popullojnë këte vepër, duke i dhënë emocion dhe një atmosferë magjike të papërsëritshme, Fansat e JX. Rowlingut do të ndeshen në cdo faqe të këtij libri me humorin, forcen e pabesueshme të saj për krijimin e një bote magjike, si dhe ndjeshmërinë dhe mirëkuptimin e thellë ndaj çdokujt me ose pa shkop magjik, emra të tillë, si Urtimori janë një urë midis kësaj historie dhe Harry Potterit,dhe lexuesit do të jenë të lumtur të ndeshen me ta në një situatë të re të botës magjike .Por kjo është një aventurë që jeton jetën e vet dhe do t’ju lëre pa frymë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Rrefenjat e Bardii Bidell janë një përmbledhje e përrallave të shkruara për fëmijët magjistarë apo shtriga. Për shekuj me radhë ato kanë qenë rrëfenja popullore, me të cilat i vinin femijët në gjumë. Prandaj Kazani Kërcyes apo Burimi i Fatit të Mirë janë po aq të njohura për studentët e Hoguortsit sa edhe Hirushja dhe Bukuroshja e fjetur e pyllit, për fëmijët babanacë (jomagjistarë)... Jemi të gëzuar që me këtë rast do të botojmë edhe shënimet e Profesor Urtirnorit, së bashku me nje përkthim të ri të tekstit të Bidëllit, në kujdesin e Hermionë Granxherit. Në mendimet e Profesor Urtimorit, gjenden vëzhgime për historinë e magjisë, kujtime personale dhe informacione ndriçuese për pikat kyce të çdo rrëfenje. Shpresojmë se ato do të ndihmojnë një brez të ri magjistarësh dhe lexuesish babanacë te çmojnë Krëfenjat c Bardil Bidell.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Keni dëgjuar për Biletat e Arta? Janë bileta që ju çojnë në fabrikën e çokollatave të Vili Vonkës, ku do të mahniteni duke shijuar karamele, sheqbar, manahunde, akullore të nxehta, bonbon etj. Këto të gjitha Çarli Buketi i gjeti. Lexoni dhe shijoni këtu, këto çudira të tjera prej çokollate e prej sheqeri në këtë libër “të ëmbël” të Roald Dahlit.
Çmimi: 690 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër do të mësoni çdo gjë rreth shtrigave. Shtriga e përrallës na del gjithnjë veshur me pelerinë të zezë e me kapele, kaluar mbi një fshesë bishtgjatë kot- më-kot. Kurse ne këtu nuk po kallëzojmë përrallë, po kallëzojmë për SHTRIGAT E VËRTETA. Dhe për shtrigat e vërteta e para gjë që duhet të dini është kjo këtu - hapini veshët mirë e dëgjoni: SHTRIGAT E VËRTETA duken krejt si gra të zakonshme, vishen si ato, banojnë në shtëpi si gjithë bota e shkojnë në punë SI GJITHË GRATË E TJERA. Ja se pse është kaq vështirë t'i diktosh e t'i zbulosh.
Çmimi: 690 Lekë
titleToAlt
NJE BANDE E MREKULLUESHME! I jashtëligjshmi trim dhe sypatrembur, Robin Hud dhe banda e tij me djelmoshat e mrekullueshëm enden nëpër pyllin e Shervudit, duke u vjedhur të pasurve e ndihmuar të varferit. Të veshur me rroba në ngjyrë jeshile linkolni, ata i dredhojnë e i shmangen Sherifit të Notingamit, i cili është i vendosur për t'i kapur. Bashkohuni me ta në aventurat e tyre ngacmuese e të guximshme teksa ia hedhin Sherifit e tërheqin pas vetes miq të rinj. Bëmat e tyre të çuditshme kanë rrëqethur e kënaqur lexuesit e rinj prej shekujsh.
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Një përmbledhje e mrekullueshme, tërheqëse historish Krishtlindjeje, që do të magjepsë dhe mbushë me gëzim lexuesit e rinj. Këto janë histori që të ngrohin zemrën për guximin dhe premtimin, humorin dhe fantazinë, për dashurinë familjare dhe besnikërinë. Plot me skena të paharrueshme dhe personazhe të mrekullueshme, këto histori madhështore janë mbresëlënëse si rrëfenja përpara gjumit në një kohë të veçantë të vitit!
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Familja ka një numër të madh fëmijësh, po jo para të mjaftueshme për t'u kujdesur për të gjithë. Ndaj Rebeka duhet të largohet nga ferma e dashur Sanibruk për të jetuar me dy teto, të cilat thuajse nuk i njeh fare. Tetot kujtonin se e njihnin natyrën e Rebekës. Në fakt, ato kishin dëshiruar të merrnin motrën e saj më të madhe. Rebeka ka kurajë, zgjuarsi dhe një hijeshi krejt të veçantë, të gjitha këto do t'i nevojiten, madje shumë. Vajza fiton zemrat e të gjithëve që e njohin. Kjo është një ndër historitë më të pëlqyera nga fëmijët e tërë kohërave.
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Mishel Ardani, Nikoli dhe Barbikani i mbijetuan shpërthimit të tmerrshëm, i cili i dërgoi në hapësirë. Pavarësisht nga frika, që u shkakton një asteroid, i cili mund t'i bënte pluhur e hi, këta festojnë me dinjitet realizimin me sukses të nisjes së tyre. Nga ana tjetër, fantazitë e aventurierit francez në këtë udhëtim, më interesantin e kohërave të lashta dhe atyre moderne, nuk janë në gjendje të frenojnë shpirtin praktik e shkencor të dy shoqëruesve të tij amerikanë, i cili shpaloset edhe në ato lloj lartësish të pakrahasueshme. Nikoli dhe Barbikani kryejnë këqyrje nga më interesantet në lidhje me temperaturën e hapësirës ndërplanetare, gravitacionin dhe efektet e mungesës së peshës. Por ata konstatojnë, gjithashtu, se kursi i tyre i udhëtimit ka devijuar për shkak të takimit me atë trupin qiellor endacak; dhe se do ta humbasin mundësinë e takimit me Hënën...
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Eduard Tudori dhe Tom Kanti kanë të njëjtën moshë dhe të njëjtat tipare, vetëm se njëri prej tyre është djali i një të vobekti, ndërsa tjetri është trashëgimtari i fronit mbretëror të Anglisë. Kur rastësia bën që dy djemtë të takohen, ata, për t'u zbavitur, vendosin të ndërrojnë teshat. Po befas fati e hedh secilin prej tyre në botën e tjetrit. Tomi mëson si është jeta në rolin e trashëgimtarit të dashur nga të gjithë, ndërsa Princi mëson se çfarë duhet të durojnë lypsët. Kjo fabul e mrekullueshme e Mark Tueinit ka magjepsur lexuesit e vegjël për më shumë se njëqind vjet!
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Jeta e një kali mund të jetë e mbushur me dashuri dhe përkujdesje. Por ajo mund të ketë edhe plot poshtërsi e mizori. Bukuroshi i Zi i përjeton të dyja këto anë në rrëfimin klasik të Ana Suellit. Treguar nga këndvështrimi i një kali, historia e Bukuroshit të Zi krijon në zemrën dhe mendjen tuaj figurën e një kafshe të ndjeshme, e cila kërkon dashuri dhe mirëkuptim. Nga ditët e lumtura, kur mëzi i vogël hidhej e luante me nënën e vet, Dukeshën, deri në vitet e vështira si kalë i një karroce taksi në qytet dhe, më në fund, në qetësinë e gjetur në moshë të thyer, jeta e Bukuroshit të Zi na tregon se edhe kuajt kanë ndjenja, madje ndonjëherë kuptojnë gjëra, që njerëzit as nuk i çojnë në mendje.
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
I mërzitur e i vetmuar, djali i një milioneri gjendet në një udhëtim nëpër oqean. Duke u lëvduar e mburrur para pasagjerëve të tjerë, befas bie në ujë. Shpëtohet nga një barkë e vogël peshkimi, ku paratë e tij nuk kanë vlerë dhe përtesës nuk i njihet emri. Harvi duhet të punojë përkrah të tjerëve, në zanatin e tyre të rrezikshëm, për të fituar bukën e gojës. Ai njihet me një mënyrë jetese, ku paratë nuk blejnë gjithçka dhe vlera e njeriut qëndron në punën që ai bën dhe jo në pasurinë që zotëron. Mësimi, zbulimet, rreziqet, të tëra këto kontribuojnë në shndërrimin e tij nga njomëzak në burrë.
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Dëgjoni të rrahurat e zemrës së një të vdekuri, mbani vesh ulërimat rrëqethëse të dikujt që është varrosur për së gjalli, shikoni hijen e një fantazme që ngrihet nga varri! Hyni në botën drithëruese, të frikshme, krijuar prej shkrimtarit të parë të madh amerikan të misterit e që të mban zemrën ngrirë, Edgar Alan Po. Insekti prej ari, Shembja e shtëpisë së Ashërve, Zemra tradhtare dhe Fuçia e Amontijados, katër prej tregimeve më të famshme të Posë, janë mbledhur këtu në një variant të lehtë për t'u lexuar e të vështirë për t'u harruar.
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Beteja epike midis njeriut dhe monstrës arrin pikën kulmore me historinë e famshme të Frankenshtajnit. Në përpjekje për të krijuar jetën, studenti i ri Viktor Frankenshtajn lëshon nga zinxhiri forca të pakontro-llueshme, duke vënë në lëvizje një varg të gjatë e tragjik ngjarjesh që e shpien edhe vetë Viktorin në buzë të greminës. Përpjekjet e tij për të shkatërruar krijesën e vet, ndërsa kjo e fundit shkatërron gjithçka të dashur për Viktorin, shpalosen në një histori të fuqishme, të paharrueshme dashurie, miqësie... dhe tmerri.
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Me përfundimin e Luftës Civile Amerikane Klubi i Armëve i Baltimorës (i përkushtuar ndaj artilerisë) bie në depresion meqë ekspertiza e tij nuk i hynte më kujt në punë. Megjithatë, shpëtimi vjen kur presidenti i Klubit, Impej Barbikani, sfidon Klubin për.ta përdorur mjeshtërinë e shkencës së artilerisë në lëshimin e një mjeti drejt Hënës. Është lloji i sfidës, së cilës nuk mund t'i rezistojë dot asnjë amerikan, ndaj shumë shpejt bota përfshihet në orvatjen e parë për t'u larguar nga Toka.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Ai është Gjithkund - Dhe Askund! Një fshat i qetë, një stuhi e fortë bore, një i panjohur misterioz më se të mjaftueshme për t'i nxitur fshatarët në thashetheme dhe meditime. Kush mund të jetë ky njeri me pamje të dyshimtë, që e mban fytyrën të fshehur dhe u kthen shpinën të gjithëve? Po, kur, më në fund, i panjohuri përballet me ta, ka më shumë pyetje sesa përgjigje, terror nga më i paimagjinueshmi, ndërsa mizoria dhe vrasja e vënë fshatin e qetë në sundimin e një të çmenduri të papërmbajtshëm. Së fundi, zgjidhja e misterit mbetet në dorë të një njeriu, që ky t'i japë fund turbullirës e të zbulojë identitetin që ka Njeriu i padukshëm.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Familja Robinson (anije e mbytur në një ishull të shkretë) duhet të zbulojë forcën e fshehur në vetvete për të mbijetuar! Shikoni sesi vetëmbrohen nga bishat e egra, sesi mësojnë të gjuajnë e të peshkojnë, si të gjejnë strehë. Ndërsa koha kalon, ata fillojnë të duan bukurinë e ashpër të ishullit të tyre, mbushur me kafshë të rralla, zogj ekzotikë dhe lule të egra aromatike. Kur një anije ankorohet në limanin, në të cilin kanë mbetur ata, u duhet të pyesin veten nëse duan vërtet të kthehen në shtëpi. Kjo histori e përjetshme e burimeve të brendshme dhe e dashurisë familjare ka emocionuar dhe kënaqur lexuesit e rinj për më shumë se dyqind vjet.
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
"Bëj ç'të duash", thotë mbishkrimi në simbolin e pushtetit i sundues pa kufij të Fantastikës. Por se ç'do të thotë kjo në të vërtetë,Bastiani e merr vesh vetëm pas shumë kërkimesh të gjata, e të mundimshme. Nga e njëjta shtëpi botuese, në vijim të "Legjendave të fantazisë", edhe dy libra të tjerë nga M. Ende:"Xhim Kopsa dhe Lukas makinisti"dhe "Xhim Kopsa dhe Trembëdhjetë të Tërbuarit".
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky është libri i dytë i aventurave të Xhim Kopsës dhe Lukas makinistit, për të cilët asnjë mal nuk është shumë i lartë, asnjë mur i pakalueshëm, asnjë rrugë tepër e gjatë kur bëhet fjalë për të arritur qëllimet që i kanë vënë vetes.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër do të gjeni aventurat e këndshme të Xhim kopsës dhe Lukas – makinistit me gjigandë të rremë, gjysëmkuçedrat dhe shumë qenie të tjera të jashtëzakonshme.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
“Eldest”, libri i dytë i autorit Christofer Paolini është vazhdimi i historisë së Eragon dhe aventurave të tij. Një libër që konsiderohet një nga sukseset më të mëdha editoriale të dekadës së fundit, i përkthyer në të gjithë gjuhët e botës, një ndër romanet e letërsisë fantastike më të lexuar gjatë viteve të fundit.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Eragon së bashku me dragoin e tij, Safirën, sapo ia kanë dalë mbanë të shpëtojnë shtetin e rebelëve nga shkatërrimi prej forcave të mbretit Galbatriks, sundimtarit mizor së Perandorisë. Tani Eragonit i duhet të shkojë në Elesmera, në vendin e elfëve, ku duhet të vazhdojë stërvitjen e tij me artin e magjisë dhe të mjeshtërisë së përdorimit të shpatës. Kështu nis një udhëtim me aventura, ku ka zënë pritë në çdo kthesë kaosi dhe tradhtia. Ndërkohë, kushëriri i tij, Roani ka nisur një betejë të re, e cila i sjell Eragonit një rrezik të ri më të madh.
Çmimi: 1200 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania