titleToAlt
Tetoja e gjeti atë maçok kur shiu binte buuu dhe era frynte vuuu. Duke u përpjekur për ta marrë në duar, iu prish edhe ombrella që e ruante nga koha e nusërisë, e huheee... Si ombrella, edhe tetoja! Në djall ombrella, maçokun nuk e Ië!", u gërrmërr tetoja. E mori maçokun e mardhur në shtëpinë e saj, në Rrugën e Kavajes, numër aq e kaq, Tiranë. Nëse doni, me të pyetur edhe mund ta gjeni. Aty maçoku e mori veten, piu qumësht dhe nisi të luajë me një kuvaristër të kuqe për qendisje. Atë të diel mbrëma, maçokun e zuri gjumi në peqi të tetos me "T" të madhe, që i këndonte: Erë e vjeshtës gjethet ngre, në peqi maçoku fle. Vetëtin e bie shi, fli maçok i tetos, fli! Kënga vuri në gjumë edhe papagallin simpatik në një goxha kafaz aty pranë dritares me grila gri.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky titull është libri i katërt i ciklit të “Çufos”, cikël i cili do të bëhet simbol i lindjes së “përrallës së re” shqip. Personazhi i Çufos lindi në një kohë kur letërsia për fëmijë po kalonte një moment jo të mirë. Ai u krijua si një nevojë për të shpërfillur zymtësinë e të përditshmes, për të jetuar me më shumë ngjyra dhe në mënyrë gazmore. Dhe ia ka dalë mbanë për bukuri qysh prej dyzet vjetësh papushim.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Fëmijët e lagjes i lanë përgjysmë detyrat e shtëpisë dhe vrapuan te “Fusha e zezë”, ku Egoni i binte sazes dhe qeni i tij, Roza, kërcente me të rrotulluar. Ndonëse e adhuronin fshehurazi Egonin, asnjë nga femijët nuk thoshte që Egonin e kam shok. Mirëpo për çudi – ja që ndodhi një çudi – befas ata të gjithë së bashku thanë me krenari: Ky është shoku ynë Egoni. Si ndodhi kjo çudi? Sekretin do ta zbuloni duke lexuar romanin Princi i lagjes të shkrimtarit Gaqo Bushaka.
Çmimi: 490 Lekë
titleToAlt
Keni qenë ndonjëherë, qoftë edhe në ëndërr, në pyllin e magjishëm të majmunëve? Jo?! Ejani atëherë të shkojmë së bashku, duke ecur nëpër faqet e romanit Rrëfenja nga pylli i majmunëve. (Por merrni leje më parë te prindërit.) Në atë pyll të magjishëm ka një qytezë ku rrugët janë të shtruara me gurë drite. Natën ata lëshojnë një dritë blu... Trotuaret janë prej guaskash të nxjerra nga fundi i detit... Yjet mbrëmjeve zbukurojnë bredhat e lartë, sa duket sikur çdo natë të ishte Viti i ri... Do të njiheni aty me aventurat e majmunit simpatik Kiti dhe shokëve të tij të besës: gjelit Kiki, maçokut Mjau dhe bufit Humbo, që të gjithë nxënës në shkollën e këtij pylli, shkolla “Zogu i parajsës”.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, Çufoja na çudit me kandidaturën e tij për president të fëmijëve. Do të shohim se çfarë ndodh në fushatën elektorale dhe në këto zgjedhje me Çufon, shokët e tij dhe kalamajtë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, derrkuci jonë dhe shokët e tij do të shkojnë në shtëpinë e çudirave dhe do të na tregojnë për ndodhitë dhe aventurat e tyre edhe kësaj here. Zbavituni me Aventurën e re të Çufos!
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër Çufoja është kujdestar në kampin e pushimeve, ai njihet atje me ata që do te kalonin pushimet dhe fillojnë si gjithmonë aventurat me të dhe shokët e rinj.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër Çufoja na vjen me aventura të tjera. Ku këtyre aventurave dhe çapkënllëqeve iu bashkohet dhe shoku i tij i ri Bubi Kacurrel.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër autori na sjell një përmbledhje me përralla ndër të cilat do të gjeni : • Era • Zemërimi i erës • Shporta frutaplot • Maçoku na la shëndenë • Shpella e thesarit • Kokëziu dhe stuhia • Lotët e maces • Udhëtimi imagjinar i bretkosave etj.
Çmimi: 600 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania