titleToAlt
Eksploratori Dr. Samuel Ferguson i shoqëruar nga shërbyesi i tij Joe, dhe shoku i tij gjuetar profesionist Riçard “Dik” Kenendi, shkojnë të eksplorojnë Afrikën akoma pak të vizituar në një udhëtim me balonë me hidrogjen. Dr. Samuel ka shpikur një mekanizëm që i mundëson balonës të bëjë udhëtime të gjata. Ai ka ndërmend të vizitojë Saharanë, Çadin dhe Afrikën lindore. Udhëtimi fillon në Zanzobar në bregun lindor dhe kalon afër: liqenit Viktoria, liqenit Çad, Timbuktu, e deri në Senegal. Libri tregon për kontinentin afrikan ende të paeksploruar plotësisht ndërkohë që bota po kalon një fazë modernizimi të gjithanshëm ndërkohë që në Afrikë, mbretërojnë savanat dhe nëna natyrë, ashtu siç duhet të jetë.
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Në një fshat në Karpatet e Transilvanisë ndodhin disa ngjarje të çuditshme dhe vendasit besojnë se Chort (djalli) ka pushtuar kështjellën e zonës. Konti Franz de Télek, vizitor në këto terrene, intrigohet nga historitë dhe vendos të shkojë në kështjellë dhe të hetojë. Ai gjen të zotin e kështjellës, baronin Rodolphe de Gortz, me të cilin vite më parë ishte rival pasi dashuronin të njëjtën grua
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Një mbrëmje në klub, Phileas Fogg vë një bast prej 20 mijë paundësh me kolegët e tij se mund të udhëtojë përqark globit për vetëm 80 ditë. Jo vetëm kaq, por ai është i vendosur që mos ta humbasë bastin. Duke ndryshuar rutinën e mërzitshme të përditshmërisë së tij,anglezi dhe shërbëtori i tij gjaknxehtë francez nisin udhëtimin nga Doveri.
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Shumë Robinsonë kanë zgjuar kureshtjen e lexuesve tanë të rinj. Por, me gjithë numrin e madh të romaneve të këtij cikli, më ngjau që mbetej ende vend për një roman të ri. Një grup fëmijësh nga tetë deri trembëdhjetë vjeç, të braktisur në një ishull, të shtrënguar të luftojnë për jetën midis pasioneve të rigjallëruara, të ndryshimeve të kombësisë, me një fjalë një kolegj Robinsonësh.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Mishel Ardani, Nikoli dhe Barbikani i mbijetuan shpërthimit të tmerrshëm, i cili i dërgoi në hapësirë. Pavarësisht nga frika, që u shkakton një asteroid, i cili mund t'i bënte pluhur e hi, këta festojnë me dinjitet realizimin me sukses të nisjes së tyre. Nga ana tjetër, fantazitë e aventurierit francez në këtë udhëtim, më interesantin e kohërave të lashta dhe atyre moderne, nuk janë në gjendje të frenojnë shpirtin praktik e shkencor të dy shoqëruesve të tij amerikanë, i cili shpaloset edhe në ato lloj lartësish të pakrahasueshme. Nikoli dhe Barbikani kryejnë këqyrje nga më interesantet në lidhje me temperaturën e hapësirës ndërplanetare, gravitacionin dhe efektet e mungesës së peshës. Por ata konstatojnë, gjithashtu, se kursi i tyre i udhëtimit ka devijuar për shkak të takimit me atë trupin qiellor endacak; dhe se do ta humbasin mundësinë e takimit me Hënën...
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Me përfundimin e Luftës Civile Amerikane Klubi i Armëve i Baltimorës (i përkushtuar ndaj artilerisë) bie në depresion meqë ekspertiza e tij nuk i hynte më kujt në punë. Megjithatë, shpëtimi vjen kur presidenti i Klubit, Impej Barbikani, sfidon Klubin për.ta përdorur mjeshtërinë e shkencës së artilerisë në lëshimin e një mjeti drejt Hënës. Është lloji i sfidës, së cilës nuk mund t'i rezistojë dot asnjë amerikan, ndaj shumë shpejt bota përfshihet në orvatjen e parë për t'u larguar nga Toka.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Ndër romanet më të njohur fantashkencë të Zhyl Vernit, “20 000 lega nën det” tregon historinë fantastike të kapitenit Nemo dhe nëndetëses së tij Nautilius. Gjatë udhëtimit, kapiten Nemo me ekuipazhin shkojnë në pika të ndryshme të oqeaneve, disa prej të cilave Verni i njihte nëpërmjet tregimeve reale të udhëtarëve të ndryshëm, ndërsa disa të tjera janë krejtësisht të trilluara.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
I bazuar në historinë e vërtetë të Alexander Selkirk, i cili mbijetoi vetëm për afro 5 vjet në një ishull të pabanuar në brigjet e Kilit. Romani i Vernit tregon historinë e pesë burrave dhe një qeni, të cilët zbresin me balonë në një ishull fantastik dhe mundohen të mbijetojnë në atë tokë misterioze, duke zbuluar një nga një sekretet e saj.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Romani, i vendosur në vitin 1861, përshkruan aventurat e ekspeditës britanike udhëhequr nga Captain Hatteras John në Polin e Veriut. Një nga tregimet më pak të njohura të Zhyl Vern-it. Ashtu si shumë nga krijimet e përfytyruar Vern-it, përshkrimi i tij gjeografik i Arktikut është bazuar në njohuritë shkencore të kohë kur është shkruar romani (1866).
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Profesori Liedenbrock përgatitet për ekspeditën më të çuditshme të shekullit XIX: një udhëtim përmes grykës së një vullkani ishullor, drejt e në bërthamën e tokës. Në kërkesën e tij për të njohur sekretet e planetit, gjeologu i njohur – së bashku me nipin e tij Axel dhe shoqëruesin Hans – zbulon një botë nëntokësore të mahnitshme, me kafshë të egra të periudhës prehistorike.
Çmimi: 500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania