titleToAlt
Në këtë libër që është një nga kryeveprat letrare më të shquara e më të dashura të shekullit XX, e gjithë poezia e Princit të vogël është sjellë me ilustrimet e Manuela Adreanit, një artiste e zonja që të rikrijojë udhëtimin imagjinar të heroit të saj për të zbuluar universin. Me ilustrimet e saj ka përcuar magjinë e kësaj historie, që është bërë përjetësisht klasike.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një jetim i cili jeton me tezen e tij Poli dhe që gjithnjë hyn në telashe. Ka një zemër fisnike dhe di të jetë shok i mirë. Me të, gjithçka është aventurë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Xhim Houkinsi është një djalë i ri që jeton në një han i cili quhet "Admiral Benbou". Ai atje jeton më të atin dhe më të ëmën. Një ditë tek dera e hanit shfaqët një burë i çuditshëm. Ai u thoshte njerëzve të tjerë që ta thërrisnin vetëm "kapiten". Ai jetoi një kohë të gjatë atje. Ditën ai shkonte të vështronte tek gjiri ose ulej tek shkëmbinjtë dhe vështronte përtej detit më një dylbi prej bakri. Netëve ai ulej pranë zjarrit dhe pinte rum. Një ditë ai e hoqi mënjanë Xhim Houkinsin dhe i premtoi një monedhë argjendi në qoftë së Xhimi do ti bënte sytë katër që të shikonte një njëri më këmbë të prerë. Për të kuptuar më shumë mbi aventurën e Xhimit dhe thesarin, lexoni librin.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Botimi i një prej kryeveprave të Balzakut, siç është “Xha Gorioi”, nën një përkthim të ri dhe me një vështrim e vlerësim të ri, është një prurje me vlera të veçanta si për penën e Balzakut ashtu edhe për kulturën dhe përkthimet shqiptare. Me këtë përkthim të ri pena balzakiane është ngritur ashtu siç ka qenë dhe mbetet në elitën e aristokracisë dhe të kulturës parisiene.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Suksesi i parë i vërtetë i autorit, qe “Mendimet e kota të një dembelhaneje” dhe mbas tij doli vepra që e bëri të njohur: “Tre veta në një barkë”. Këto vepra nuk u vlerësuan nga kritika, përkundrazi, por lexuesit i përlanë. Libri “Tre veta në një barkë” u botuan në miliona kopje dhe u përkthye madje edhe në rusisht, ndërsa në Gjermani u përdor si tekst shkollor. Zherom Zherom mbahet si një nga shkrimtarët humoristë më të mëdhenj anglezë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Dikur në Greqinë e vjetër njerëzit besonin që kishte shumë Zota, falë dhe njohurive të tyre më të pakta mbi botën. Pikërisht mbi një legjendë të kësaj kohe e ka shkruar historinë e këtij libri shkrimtari italian, Gianni Rodari. Atalanta, bijë e mbretit Jaso, rritet në pyll, në strofkën e arushës. Më pas ajo bëhet gjahtarja më e famshme e Greqisë. Pasi vret derrin e egër në një garë ku ishin mbledhur gjahtarët më të njohur të asaj kohe, ajo njihet me të atin, mbretin Jaso dhe më pas martohet me Melanionin, fituesin e garës së madhe të vrapimit...
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Eksploratori Dr. Samuel Ferguson i shoqëruar nga shërbyesi i tij Joe, dhe shoku i tij gjuetar profesionist Riçard “Dik” Kenendi, shkojnë të eksplorojnë Afrikën akoma pak të vizituar në një udhëtim me balonë me hidrogjen. Dr. Samuel ka shpikur një mekanizëm që i mundëson balonës të bëjë udhëtime të gjata. Ai ka ndërmend të vizitojë Saharanë, Çadin dhe Afrikën lindore. Udhëtimi fillon në Zanzobar në bregun lindor dhe kalon afër: liqenit Viktoria, liqenit Çad, Timbuktu, e deri në Senegal. Libri tregon për kontinentin afrikan ende të paeksploruar plotësisht ndërkohë që bota po kalon një fazë modernizimi të gjithanshëm ndërkohë që në Afrikë, mbretërojnë savanat dhe nëna natyrë, ashtu siç duhet të jetë.
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Në një fshat në Karpatet e Transilvanisë ndodhin disa ngjarje të çuditshme dhe vendasit besojnë se Chort (djalli) ka pushtuar kështjellën e zonës. Konti Franz de Télek, vizitor në këto terrene, intrigohet nga historitë dhe vendos të shkojë në kështjellë dhe të hetojë. Ai gjen të zotin e kështjellës, baronin Rodolphe de Gortz, me të cilin vite më parë ishte rival pasi dashuronin të njëjtën grua
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Shtëpiza e vogëlushes Doroti nga Kansasi ngrihet lart në ajër për shkak të një tufani. Kështu Dorotia do të gjendet befas në vendin e limonshtrydhësve. Vogëlushja e hirshme, së bashku me qenin e saj të adhuruar Totonë, do të ndeshet me personazhe të çudtishme derisa të mbërrijë në mbretërinë e magjistarit Oz.
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
“Robinson Kruzo”, është mbështetur në historinë e vërtetë të një detari të quajtur Aleksandër Selkirk, i cili u braktis nga piratët në ishullin Juan Fernandez, në Oqeanin Paqësor. Ai jetoi atje, i vetmuar, për 28 vite me radhë dhe arriti të largohej me ndihmën e një anijeje në vitin 1709. Robinson Kruzo kishte jetuar dikur i qetë, një periudhë kohe në shtëpinë e tij në Angli; mirëpo, ai vendosi të bëhej marinar dhe të lundronte në të gjithë detet e botës mbarë. Aty nga viti 1659 papritur e pakujtuar ai u gjend në një anije duke udhëtuar nga Brazili për në Afrikë dhe një ditë të bukur shpërtheu stuhia e cila e çau anijen dhe kështu Robinsoni së bashku me shokët e tij u gjendën në mes të dallgëve. Bënë aq e aq shumë përpjekje për të shpëtuar por u mbytën mizorisht, ndërsa Kruzo shpëtoi nga dallgët të cilat e hodhën në breg të një ishulli të vetmuar. Ky ishte një vend i çuditshëm, i egër. Kështu ai mbeti i vetëm pa ushqim, pa shokë, pa anije dhe pa asnjë mjet shpëtimi. Aty ai qendroi e jetoi për njëzet e shtatë vjet dhe gjithashtu takoi edhe shokun e tij të egër Premtin.
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Historia e Polianës, e “vajzës së kënaqur” ose, siç u quajt më vonë nëpër filma, “vajza e dashur”, është një histori e jashtëzakonshme, që do ju shoqërojë gjatë gjithë jetës. Ky libër aq i pëlqyeshëm sidomos për të rinjtë, shpalos të bukurën që në faqet e para, të cilat ndiqen nga një vazhdim që është thjesht i mrekullueshëm.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Një mbrëmje në klub, Phileas Fogg vë një bast prej 20 mijë paundësh me kolegët e tij se mund të udhëtojë përqark globit për vetëm 80 ditë. Jo vetëm kaq, por ai është i vendosur që mos ta humbasë bastin. Duke ndryshuar rutinën e mërzitshme të përditshmërisë së tij,anglezi dhe shërbëtori i tij gjaknxehtë francez nisin udhëtimin nga Doveri.
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Ai parashikoi një botë të drejtuar fund e krye nga teknika. Shkroi për Hënën, Marsin, boshtin e Tokës, vullkanet, thellësitë e detit dhe lartësinë e yjeve, duke i treguar njerëzimit se një ditë bota do të shikohej në televizor ose se në kinematë do të shiheshin filma, se do të kishte nëndetëse dhe raketa, por edhe armë të shkatërrimit në masë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Fondi i letërsisë botërore për fëmijë dhe të rinj, përkthyer në shqip, do të qe pa dyshim i mangët, sikur mos të figuronte në të edhe Libri i Librave, të cilit kritika letrare nuk i vë kufij moshe për lexuesit: “Historia pa mbarim” e shkrimtarit shumë të njohur gjerman Mihael Ende. Ky roman, i botuar më 1979, i përkthyer menjëherë në shumë gjuhë të huaja të botës dhe i nderuar me 10 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, është libri i një fantazie shpërthyese që bart në velvete një ndërthrje filozofish të larmishme, ku kritika ndaj epokës sonë mbështillet nga sim-boli artistik dhe ku lënda poetike dhe misteri i nënshtrohen një kompozicioni krejt të veçante, një gjinie të re letrare, të çliruar nga çdo lloj angazhimi të njëanshëm. Mihael Ende (i ndarë para kohe nga jeta e tji shumë prodhimtare në gusht 1995) me romanin "Historia pa mbarim" zbuloi mjeshtërinë e mahnitshme që të shkruajë një rpman për fëmijët dhe për të rriturit njëherësh.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Seria e librave puzzle: Tre derrkucët; Maçoku me çizme; Gishtoja; Bambi; Kësulëkuqja; Borëbardha; Pinoku; Hirushja.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Përrallat më të bukura: lexo e zbavitu me formueset magjike plot ngjyra. Seria e librave puzzle: Tre derrkucët; Maçoku me çizme; Gishtoja; Bambi; Kësulëkuqja; Borëbardha; Pinoku; Hirushja; Libri i xhunglës; Piter Pan; Rosaku shëmtaraku; Shpata në shkëmb.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Seria e librave puzzle: Tre derrkucët; Maçoku me çizme; Gishtoja; Bambi; Kësulëkuqja; Borëbardha; Pinoku; Hirushja.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Seria e librave puzzle: Tre derrkucët; Maçoku me çizme; Gishtoja; Bambi; Kësulëkuqja; Borëbardha; Pinoku; Hirushja.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Përrallat më të bukura: lexo e zbavitu me formueset magjike plot ngjyra. Seria e librave puzzle: Tre derrkucët; Maçoku me çizme; Gishtoja; Bambi; Kësulëkuqja; Borëbardha; Pinoku; Hirushja; Libri i xhunglës; Piter Pan; Rosaku shëmtaraku; Shpata në shkëmb.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Përrallat më të bukura: lexo e zbavitu me formueset magjike plot ngjyra. Seria e librave puzzle: Tre derrkucët; Maçoku me çizme; Gishtoja; Bambi; Kësulëkuqja; Borëbardha; Pinoku; Hirushja; Libri i xhunglës; Piter Pan; Rosaku shëmtaraku; Shpata në shkëmb.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Seria e librave puzzle: Tre derrkucët; Maçoku me çizme; Gishtoja; Bambi; Kësulëkuqja; Borëbardha; Pinoku; Hirushja.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Seria e librave puzzle: Tre derrkucët; Maçoku me çizme; Gishtoja; Bambi; Kësulëkuqja; Borëbardha; Pinoku; Hirushja.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Shumë Robinsonë kanë zgjuar kureshtjen e lexuesve tanë të rinj. Por, me gjithë numrin e madh të romaneve të këtij cikli, më ngjau që mbetej ende vend për një roman të ri. Një grup fëmijësh nga tetë deri trembëdhjetë vjeç, të braktisur në një ishull, të shtrënguar të luftojnë për jetën midis pasioneve të rigjallëruara, të ndryshimeve të kombësisë, me një fjalë një kolegj Robinsonësh.
Çmimi: 600 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania