titleToAlt
"Unë besoj se ne kemi zbuluar një shpellë; Dhe duhet të jetë një shpellë që fsheh diçka të veçantë, përndryshe nuk do ta kishin mbuluar me kaq kujdes" "Mos ndoshta është me rrezik të futemi aty brenda?"; Misteri i anijeve të mbytura, nëpërmjet një aventure të mrekullueshme, i çon tre zbuluesit në një shpellë piratësh. "Unë besoj se ne kemi zbuluar një shpellë; Dhe duhet të jetë një shpellë që fsheh diçka të veçantë, përndryshe nuk do ta kishin mbuluar me kaq kujdes" "Mos ndoshta është me rrezik të futemi aty brenda?"
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
U dëgjua një shpërthim dhe makinën e mbuloi zjarri Zëri i Xhefrit gjëmoi nga megafonët: -Kamerat gati! Të shfaqet superheroi! tre, dy, një! Xhirim! Justin e zgjedhin si personazh për reklamat e një kompanie cerealesh. I veshur me kostumin e superheroit ai përfytyron të kryej heroizma përballë kameras së xhirimeve. Porr shpejt, ai dhe dy shokët e tij, zbulojnë gjurmët e reklamave mashtruese.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Askush nuk e di se nga ku transmeton Uolfmani, -tha Justi. -Ai drejton një radio pirate, -tha me bindje Piteri. -Mbase transmeton me ndonjë nëndetëse mu prane brigjeve të Roki Biç, -tha Bobi nervoz. Duke kërkuar të njohin DJ-in e radios, tre detektivat e vegjël, arrijnë në një burg të vjetër të braktisur. Aty ata i pret një aventurë me shumë rreziqe...
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Grumbujt e termiteve ndriçonin. Në Parkun Kombëtar, natën ju mund të vëzhgoni një spektakël natyror të jashtëzakonshëm. Justi, Piteri dhe Bobi nuk donin ta humbisnin një spektakël të tillë. Por, natën e pare të ekspeditës së tyre, tre, fëmijët, do të ndesheshin me grabitës të rrezikshëm.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Kafshët në kopshtin zoologjik të Larsonit, janë të rrezikuara; Justi, Piteri dhe Bobi, tre djem hetues, nga Roki Biç, gjurmojnë nga vjen rreziku. Dhe kështu nis një aventurë e re...
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Antoni është një djalë nëntëvjeçar, që i pëlqejnë librat me histori të frikshme. Mirëpo një natë, në parvazin e dritares së dhomës së gjumit, zbriti një Gjë më e frikshme se King Kongu, më e frikshme se përbindëshi i Frankenshtajnit, madje më e frikshme se vetë Drakula. Gjëja në dritare quhej Rudiger dhe ishte një vampir i vogël. A ndodhet djali në rrezik nga Rudigeri? Po nga të afërmit e Rudigerit, të cilët janë vampirë të pamëshirshëm? Shfletoni librin për të mësuar se çfarë bën Antoni për të ruajtur sekretin e shoqërisë me një vampir.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Antoni mbetet pa fjalë, kur Rudigeri, vampiri i vogël, vjen papritur ta kërkojë në shtëpi. Rudigeri ka rënë në hall. Familja e tij e ka përzënë nga zgavra për shkak të shoqërimit me njerëzit. Antoni i gjen strehë vampirit në bodrumin e pallatit. Mirëpo për Antonin është shumë e vështirë të mbajë larg bodrumit prindërit, si edhe fqinjët kureshtarë, të cilëve u ngacmohet hunda nga kutërbimi që vampiri ka sjellë me vete. Antoni mezi pret ditën, kur familja Drithërima të mblidhet e të heqë masën e dëbimit për Rudigerin. Për këtë i lypset edhe ndihma e Anës pa Dhëmbë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Antoni dhe shoku i tij Rudiger , vampiri i vogël , po qëndrojnë në fermën e familjes Hering . Po Rudigeri është gjithë hundë e buzë , sepse nuk mund të gjejë diçka të përshtatshme për të ngrënë. Kur zonjusha Hering zbulon se dikush i ka thëthirë të gjitha vezët , dyshimet bien mbi Antonin … Por a do të zbulohet ky mister dhe cili do të jetë roli i doktor Rrëmuesit dhe dy heronjve tanë ?
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Antonin e ka marrë malli për shokët e tij vampirë, të cilët jetonin në zgavrën e varrezave lokale. Rudigeri, vampiri i vogël dhe motra e tij, Ana, jetojnë shumë larg, në Luginën e Rrëmetit. Kështu që, kur prindërit e pyesin Antonin se ku dëshiron t'i kalojë pushimet, ky zgjedh pa mëdyshje një vend pranë shtëpisë "së re të" vampirëve...
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Vampiri i vogël hungërin pa pushim në gërmadhat e kështjellës në luginën e Rrëmetit. Antonit sigurisht iu desh të shpërngulej në bujtinën e mërzitshme të zonjës Miroshe . Për fat , edhe këtu ai arrin t’u shpëtojë here pas here syve të vëmëndshëm të prindërve . Vampiri i vogël e pret në një orë mësimi për kronikat e familjes . Në fund Antonit i duhet të mësojë çka hequr Olga në kështjellën transilvaniane .
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Një mbrëmje, gjatë vizitës te psikologu, Antoni vë re një pacient të ri të pazakontë. I huaji duket i zbehtë dyllë, me sy të skuqur dhe bie një erë kutërbuese lagështire e kalbjeje. Për më tepër, ai shihet të vijë vetëm pasi ka rënë muzgu. Në mendjen e Antonit nuk ka vend për dyshime: pacienti i mistershëm është vampir! Po çfarë plani ka zoti Koreçjerrësi me këtë pacient? Antoni fillon hulumtimet. Në fund, ai, miku më i mirë i vampirit të vogël, duhet të zbulojë nëse doktor Koreçjerrësi është miqësor me vampirët apo jo.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Antoni do të shkoj në një ballo me maska vampirësh: me vampire të vërtetë ! Gojështypuri , rojtari i varrezës, organizon festën, por ai nuk e ka iden se tre prej të ftuarve nuk janë aspak të veshur me kostume maskimi . Antoni është tmerrsisht i merakosur; nga çasti në cast , festa e “frikshme “ mund të kthehej në një ngjarje të pastër horror …
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Miku më i ngushtë i Antonit, vampiri i vogël, po ndjek një kurs të çuditshëm trajtimi. Mjeku i Antonit po zhvillon një "program për uljen e ndjeshmërisë" për njerëzit - apo vampirët - që kanë frikë nga drita e diellit. Vampiri i vogël mezi po pret që të fitojë aftësinë të shohë në dritë po aq mirë sa edhe në errësirë. Por Antoni ruan goxha dyshime për kurën e veçantë të mjekut.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Antoni dyshon se shokët e tij vampirë janë në rrezik vdekjeje! Druan se i fejuari i ri i teto Dorotisë, i mistershmi Igno fon Rant, ruan një sekret të rrezikshëm. Cili është identiteti i vërtetë i Igno fon Rantit dhe si mund ta bindë Antoni vampirin e vogël se ata mund të jenë duke strehuar një armik të përbetuar?
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Antoni ka rënë në gjurmët e një komploti të lig kundër miqve të tij vampirë. Ka bindjen se vampiri i "ri" misterioz, Igno fon Rant, që së shpejti pret të fejohet me teto Dorotinë, nuk është ai që shfaqet. Po si do ta ndalin Antoni, Ana dhe vampiri i vogël keqdashësin Igno fon Rant që të vërë në jetë qëllimet e tij mizore?
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Antoni niset në ekskursion me shkollën, gjë që nuk e ka fare me qejf, aq më tepër që me ta do të jetë mësuesi strikt i matematikës. Kështu ai mendon të ftojë Anën dhe Rudigerin. Ekskursioni nuk mund të lshte kurrë i mërzitshëm, po të kishte rrotull miqtë e vet vampirë.Natën e fundit ata organizojnë një festë jo një festë të zakonshme, po një festë vampirësh!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Vampiri i vogël nuk ka qenë në një festë Krishtlindjeje prej më shumë se njëqind e pesëdhjetë vitesh! Kështu që Antoni i bën Rudigerit dhe Anës një surprizë të veçantë: i fton të kalojnë Krishtlindjen me të. Në shtëpinë e Antonit po përgatitet festa: pemë Krishtlindjeje, dhurata e gatime të shijshme. Por gjasat janë që kjo të jetë Vigjilja më e pazakontë që ka kaluar ndonjëherë familja Bishtaja.
Çmimi: 500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania