titleToAlt
Të dashur miq brejtës, këtu në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, librat e mi janë që të gjithë bestseller! Po si kështu, nuk i njihni? Janë histori gazmore, më të buta se mocarela, më të shijshme se gruvieri, më ndjellëse se gorgonxola... historipër t'u pirë në kupë... Fjalë nderie Jeronim Stiltonit! KATËR MIUSHË NË FAR UEST "Ç'kërkoj, vallë, në Far Uestin e humbur, me time motër Tean, tim kushëri Çarkun dhe nipçen tim, Beniaminin? Ç'kërkoj i veshur si kauboj rrugëve të Qytetit të Kaktusit? E, mbi të gjitha, ç'kërkoj në shpinën e një demi të xhindosur? Më duket sikur po jetoj në një Ëndërr.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Aventurat e Nikolasit të vogël rrëfehen në një seri të jashtëzakonshme të letersisë për fëmijë me 14 libra të ilustruar. Tregimet janë shkruar me gjuhë fëminore, ashtu siç Nikolasi e sheh dhe e përjeton botën që e rethon. Humori vjen nga keqkuptimi i Nikolasit ndaj sjelljes së të rriturve. Në te njejtën kohë edhe të rriturit i keqkuptojnë sjelljet e tij dhe të shokëve. Fëmijët gjejnë vetveten te Nikolasi, ndërsa prindërit gjejnë tek ai si fëmijët e tyre, ashtu edhe kujtimet e veta të femijërise. Nikolasi rrëfen jetën e tij me shokët, ndaj lexuesi zbulon karaktere të ndryshme. Libri ka situatë komike të jashtëzakonshme. Personazhet e këtij libri i gjeni edhe në klasën tuaj.
Çmimi: 600 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania