titleToAlt
Libri tregon historinë e Tomit, një arushi të rrembyer nga nëna e tij, të shkeputur nga jeta e lire në pyll, për t'u mbyllur në kafaz. Por edhe pse në roberi, Tomi nuk eshtë vetëm. Në ndihmë të tij vjen çafka Egretë dhe një djalosh, që trishtohet teksa sheh Tomin në kafaz. Libri ndjek aventurat dhe përpjekjet e Egretës dhe djalit të vogël për të shpëtuar arushin Tom dhe për ta rikthyer në shtëpinë e tij. Ata me në fund ia dalin. Tomi kthehet në pyll, i lirë si më parë. Por shumë shpejt Tomi kupton se shumë gjëra kanë ndryshuar, ai vetë ka ndryshuar dhe përshtatja me jetën e egër nuk është aq e lehtë sa mendonte. A do t'ia dalë Tomi? . Një histori emocionuese, që tregon se kafshet kanë nevojë per shtepinë e tyre, ashtu si edhe njerezit. Një udhëtim në një botë ku zemra rreh fort per Tomin dhe miqtë e tij të mirë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Duke i lexuar këto rrëfenja, të bëhet sikur të ndjekin dy sy të dashur që të qortojnë, këshillojnë, por butë dhe me dashuri. Nëpër rreshta duket sikur fryn një fllad dashuror prej një mësuesi dhe gjyshi të mirë, që ai e zbulon pak nga pak. Në shënjë janë gabimet njerëzore, për të cilat, mençuria popullore, që në hershmërinë e saj, ka ngritur kode të vlerave shpirtërore, morale, shoqërore dhe estetike. Ai i drejtohet psikologjisë së tyre. Gjuha është e thjeshtë, e drejtpërdrejtë, e kuptueshme, diku e hidhur e diku sarkastike, pa një simbolikë të nderlikuar abstraguese, ndërlikime e ndërthurje të subjekteve. Rrëfimi është i ngrohtë, fjala e zgjedhur godet në zemrën e femijes. Marrëdhëniet ndërtohen në funksion të moralit të fjalës së urtë, që është dhe qëllimi i fundmë i ndërtimit të fabulës. Ai vjen nëpërmjet lojës dhe sintetizimit të veprimeve për të trokitur drejt vetëdijes së qënies, larg moralizimeve të thata..."
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ermir Nika lindi ne Tiranë më 17.2.1978 dhe i përket atij brezi autorësh, krijimtaria e të cilëve u shfaq në letrat shqipe pas viteve 90. Në vitin 1996, kur ishte ende nxënës në shkollën e mesme , botoi librat e tij të parë me poezi "Lumi i ëndrrave, vetmia". Kur ndiqte studimet e larta për Gjuhë-Letërsi, bëhet i njohur me botimet e shumta në shtypin periodik dhe atë ietrar. Ka shkruar dhe ka botuar poezi dhe prozë, të cilat do ta bëjnë të njohur brenda dhe jashtë vendit. Komunikimi i tij me lexuesin ka vijuar edhe në fushën e studimeve dhe të letërsisë për fëmijë. Në këtë libër, Gjyshi në kornizë, autori sjeli me emocion një ngjarje kulmore, nga jeta e një gjyshi dhe nipit të tij. Fëmija ndodhet para vështirësis natyrore, të cilat shumëfishohen nga humbja aksidentale e gjyshit. Përballimi i situatës, me ndihmën e njerëzve të rastësishëm, dhe forca e vitaliteti i gjyshit, i mbeten fëmijës të pashiyeshme në kujtesë. Përshkrimet e situatave, dhënë me shumë art, lexuesit do t'i mbeten gjatë në kujtesë , së bashku me foton e gjyshit në kornizë.
Çmimi: 420 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Një libër për fëmijë të moshës 10-14 vjeç. Libri me aventura ka fituar çmimin e Ministrisë së Kulturës për vitin 2002. Libri merret me raportet mes prindërve dhe fëmijëve në ditët tona. Në qendër të librit është një djalë, të cilin prindërit e detyrojnë të studiojë për muzikë kundër dëshirës së tij. Por ai arrin t’i bindë prindërit se nuk ka talent dhe jeta e tij merr një rrjedhë tjetër, sidomos pas përfshirjes rastësore në kapjen e disa banditëve që kanë grabitur një bankë, një ngjarje që vë në provë karakterin e tij.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Histori për fëmijë. Viktor Canosinaj e nisi aktivitetin letrar në moshë të re, duke botuar vjersha e tregime. Libri i tij i parë, një novelë për fëmijë, u botua në vitin 1981. Në vitin 1984 u pasua nga një roman me temë historike po për fëmijë. Në vitin 1989 botohet romani i tij i parë për të rritur "Katër yje në qytet", i cili fitoi çmim kombëtar dhe tirazhi prej 8000 kopjesh u shit brenda një kohe të shkurtër. Pas një ndërprerjeje prej disa vitesh, Viktor Canosinaj i rikthehet përsëri letërsisë, kryesisht në romanin për të rritur dhe për fëmijë. Ai boton disa romane për të rritur dhe rreth 20 libra për fëmijë e të rinj, duke u bërë brenda pak viteve një nga autorët më të lexuar në vend. Ka fituar çmimin e Ministrisë së Kulturës për librin më të mirë për fëmijë e të rinj në vitet 1996 dhe 2002. Romani i tij "Meriyll" është renditur në Listën e Nderit të IBBY - it për vitin 2002. Pas një anketimi të kryer nga UNICEF - i, Lëvizja "Mjaft" dhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë, në vitin 2006, Viktor Canosinaj u shpall shkrimtari më i lexuar për fëmijë e të rinj. Ai vazhdon ta ruajë këtë pozicion në mënyrë të pandryshuar dhe disa nga romanet e tij ndjekin rrugën në treg si bestseller. Viktor Canosinaj është gjithashtu autor i studimit " Nga Liza te Harri Poteri", studim kushtuar letërsisë për fëmijë. Ai ka përkthyer nga anglishtja dhe italishtja letërsi për fëmijë dhe të rritur. Ndërsa për fëmijë e të rinj ka përshtatur romanin "Don Kishoti i Mançës".
Çmimi: 300 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania