titleToAlt
Romani "I rrëmbyeri" i vlerësuar nga Henry James si romani më i mirë i Robert Louis Stevenson-it. I këndshëm në lexim, romantik dhe i mbushur me rreziqe, "I rrëmbyeri" është një roman klasik i aventurës së lartë i Robert Louis Stevenson-it. E dashur nga gjeneratat është saga e David Balforit, një trashëgimtar i ri, që xhaxhai i babëzitur e përjashtoi nga pasuria e trashëguar dhe komplotoi për ta shitur atë si skllav. Por nderi, besnikëria dhe guximi shpërblehen; të shpëtuarit i mbijetojnë rrëmbimit dhe mbytjes së anijes, duke i shpëtuar edhe një mashtruesi dhe bëjnë një arratisje emocionuese për të fituar lirinë duke u endur nëpër malësitë e egra të Skocisë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Bazuar në aventurat e jetës reale të Laura Ingalls Ëilder, romani "Shtëpia e vogël në Pyllin e Madh" është libri i parë në serinë e çmuar " Shtëpia e vogël ", që ka magjepsur breza të terë lexuesish. Libri na paraqet Laurën katërvjeçare, e cila jeton në një kasolle buzë pyjeve të medha të Uiskonsinit, së bashku me babanë, mamanë dhe motrat e saj, Meri e Kerri, si dhe me qenin e tyre të dashur, Xhekun. Jeta në pyll nuk është e lehtë për familjen Ingalls, pasi fëmijët duhet të rriten duke siguruar me forcat e tyre gjithë ushqimin dhe të përgatiten per t'u përballur me dimrin e ftohtë. Por ata ia dalin më së miri të përballojnë çdo situatë të vështirë që iu del përpara. Ata bëjnë mbjelljet e pranverës, mbledhin të korrat në vjeshtë, festojnë, si dhe bëjnë udhëtimin e tyre të parë në qytet. Cdo natë, në shtëpinë e tyre të vogël, të sigurt dhe të ngrohtë, tingujt e ngrohtë të violines së babait venë në gjumë Lauren dhe motrat e saj.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në romanin “tetë kushërinj” të autores së mirënjnohur Louisa May Alcott, rrëfehet historia e Roza Kapbellit, një vajzë e vetmuar, jetime e ndrojtur që, pas vdekjes së babait të saj të dashur, ka ardhur për të jetuar me gjashtë hallat, përfaqësueset e familjes të rrëmujshëm. Ajo është mjaft e mbingarkuar emocionalisht dhe mendon se si do të mundet ajo, një zonjushë e re kaq delikate, e sapo dalë nga korridoret e qeta të një shkollimi për vajza të përshtatet në një shtëpi të tillë plot gjallëri dhe jetë? Është pikërisht ardhja e xhaxhait ,Aleksit i cili mer përsipër kujdesin ndaj saj, që përmbys gjithçka. Për tmerrin e madh të hallave të saj xhaxhai i rozës këmbëngul që vajza nuk duhet mbajtur mbyllur në shtëpi por të dale ne ajrin e pastër ne dritë e diellit. Dhe Roza, si një gonxhe që ka nevojë për këta element të natyrës me kurajë dhe në mes të shumë aventurave me kushërinjtë e saj çapkënë, por të dashur dalëngadalë fillon të lulëzojë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Elsa është pothuajse tetë vjeçe. Në shkollë thonë se ajo është "shumë e pjekur për moshën e saj dhe ajo e di se kjo përkthehet ndryshe: "mjaft shqetësuese për moshën qeë ka". Gjyshja e saj është shtatëdhjetë e shtatë, por mosha nuk e pengon që ta jetojë jetën. Disa mund ta thërrasin gjyshen e Elsës "të çuditshme", ose edhe "të çmendur", por Elsa e quan atë një superheroine. Tregimet gjyshes për kalorësit dhe princeshat, dragonjtë dhe kështjellat, janë superfuqia e saj. Ndërsa ngjarjet në roman rrjedhin, nië ndryshim fati e orientoi Elsën duke e lëne atë vetëm me një seri letrash të gjata, në të cilat gjyshja u kërkon ndjesë shumë njerëzve që ka njohur në jetë. Elsa ka një detyrë, t'ia dorëzojë secilën letër marrësit të saj. Është fìllimi i një aventure të madhe: letrat, njohja me fqinjët dhe me njerëz me histori dashurie të papritura, e bëjnë Elsën ta njohë jetën e vërtetë të gjyshes. Elsa po fillon të kuptojë se heronjtë nuk ekzistojné vetëm në mbretëritë imagjinare; ata mund të jetojnë edhe poshtë katit të banesés së saj.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Librat e Zhyl Vernit vazhdojnë edhe sot të ngjallin diskutime ndërmjet studiuesve të ndryshëm në lidhje me përmbajtjen e tyre gati profetike. Jo më kot është shkruar se Franca i dha botës dy nga profetët e saj më të mëdhenj: Nostradamusin dhe Zhyl Vernin. Sot, sipas agjencisë UNESCO të OKB-së, Verni është një ndër dhjetë autorët më të njohur në botë.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër të autorit Dionis Bubani mund të lexoni për aventurat e çamarrokut Çapaçul në Amerikë. Imagjinoni dhe bëhuni edhe ju pjesë e aventurave të tij magjepsëse në një ambient sa modern dhe sa të rrezikshëm për një djalë si ai.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër të autorit Dionis Bubani mund të lexoni për aventurat e çamarrokut Çapaçul nga Australia deri ne Polin e Jugut. Çfarë udhëtimi, nga një vend gati ekzotik si Australia mes kangurëve, koalave dhe kafshëve të rralla, tek Poli i Jugut mes llojeve të ndryshme të pinguinëve.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Poliana, heroina e dashur e shumë vajzave, rritet. Si shumica e vajzave të reja, ajo dashurohet. Por sa vuan zemra e saj! Megjithatë, edhe në çastet më të vështira, Poliana nuk harron të veçantën e saj, “lojën e të kënaqurit”.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Libri tregon historinë e bankierit të Londrës Xhorxh Bangs, të cilit pas dorëheqjes së guvernatorit të bankës Tata Ketty i duhet pak qetësi që të punojë në shtëpi, por për këtë më përpara i duhet të gjejë një dado për dy fëmijët e tij të zhurmshëm. Ata nxjerrin një lajmërim në gazetë se si do donin të ishte ajo. Të nesërmen në mëngjes të gjitha aplikantet ishin rreshtuar jashtë portës së shtëpisë së bankierit, kur papritur një erë e madhe i largon ato dhe nga qielli zbret një grua e re me fuqi magjike. Bankieri do ta marri në punë për një javë prove dhe gjatë kësaj kohe do të shohim aventurat e dados Meri Popins, fëmijëve dhe gjithçka tjetër që ndodh në shtëpinë e bankierit.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Vazhdon historia e mrekullueshme dhe aventurat e bukura, në librin e dytë të shkrimtares P. L. Trevërs, të fëmijëve dhe dados magjike Meri Popins.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
I bazuar në historinë e vërtetë të Alexander Selkirk, i cili mbijetoi vetëm për afro 5 vjet në një ishull të pabanuar në brigjet e Kilit. Romani i Vernit tregon historinë e pesë burrave dhe një qeni, të cilët zbresin me balonë në një ishull fantastik dhe mundohen të mbijetojnë në atë tokë misterioze, duke zbuluar një nga një sekretet e saj.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
E parapëlqyer për vite radhazi, ky roman klasik ndjek aventurat e Ana Shirlit, kokëkuqes energjike, e cila shkon të jetojë pranë një familjeje në Grin Grejbëlls dhe fiton zemrat e gjithë atyre që takon aty. Romani “Ana flokëkuqja”, është një nga më të paharruarit dhe njëkohësisht një nga më të këndshmit nën të gjithë letërsinë botërore.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Vazhdon rrëfimi i mrekullueshëm i L. M. Montgomery-t për personazhin aq të dashur për lexuesin, Ana Flokëkuqja, që tashmë kthehet në Ejvonli. A mbarojnë të papriturat dhe “telashet” në jetën e saj si mësuese? Po marrëdhëniet e saj me Gilbertin a vazhdojnë të përmirësohen? Zbulimi i “Shtëpisë së Jehonës” çfarë të papriturash solli? Këto dhe shumë pikëpyetje të tjera gjejnë përgjigje në faqet e këtij romani.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Aventura të reja e presin Ana Shirlin, ndërkohë që po bën gati valixhet për t’u larguar nga Ejvonli, duke u ndarë nga fëmijëria e saj, që të nisë studimet në kolegjin e Redmondit. Me mikeshat e saj të ngushta, ajo zbulon një jetë të re të pavarur të mbushur me surpriza, në qytetin e zhurmshëm të Kingsportit; duke përfshirë një propozim për martesë, shitjen e tregimit të saj të parë dhe një tragjedi që i shkakton shumë dhimbje. Por lotët kthehen në të qeshura kur Ana dhe mikeshat e saj zhvendosen te “Shtëpiza e Patit”. Anës nuk ja merr mendja se djali i pashëm Gilbert Blith do t’ia fitojë zemrën. Papritmas asaj i duhet të vendosë për t’iu përgjigjur dashurisë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ky vëllim i serisë “Ana flokëkuqja”, nga ana kronologjike është i katërti, ku shtjellohen ngjarjet në periudhën midis diplomimit të Anës në Redmond dhe fejesës me Gilbertin, që vijoi me martesën e tyre, tre vjet më vonë. Çaste dhe karaktere të paharrueshme në këtë libër që do të mbetet gjatë në kujtesën tuaj.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Në një qytet të vogël në Perëndim, 11-vjeçarja Poliana humb të ëmën dhe më pas edhe të atin si pasojë e sëmundjeve. Ky libër përshkruan sesi jetimja shkon të jetojë me tezen që banon në anën tjetër të vendit. Për fat të keq, tezja e saj nuk do, por e pranon vajzën në shtëpi vetëm sepse është e detyruar. Natyra e qeshur dhe miqësore e Polianës, gjithsesi, do të transformojë gjithë fshatin.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ajo do të dukej e çuditshme edhe në fytyrën e një vajze njëmbëdhjetëvjeçare, kurse Sara Kru ishte vetëm shtatë vjeçe. Puna është se Sara nuk ngjante me fëmijët e tjerë. Ajo gjithnjë mendonte dhe ëndërronte për diçka të pazakontë dhe gjithmonë, për sa kohë e mbante mend veten, interesohej për të rriturit dhe jetën e tyre. Asaj i dukej sikur Jetonte në këtë botë prej shumë, shumë vjetësh.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Kur erdhi në Miselltuajt Menor, në çifligun e burrit të hallës në Jorkshir, Meri Lenoksi jo vetëm që kishte një pamje për ibret, por edhe nuk sillej fort mirë. Përfytyroni një vajzë të vogël arrogante, dhjetë vjeçe, me fytyrë të dobët inatçore e me trup të brishtë, shtoni zbehtësinë e lëkurës dhe pa vështirësi do të kuptoni pse prania e saj në Miselltuajt nuk gëzonte asnjë njeri.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Romani, është i vendosur në vitin 1861 dhe përshkruan aventurat e ekspeditës britanike udhëhequr nga Kapiten Xhon Hateras në Polin e Veriut. Haterasi është i bindur se deti rreth polit nuk është i ngrirë dhe i është bërë obsesion, të arrijë këtë vend pa marrë parasysh pasojat. Revolta e ekuipazhit çon në shkatërrimin e anijes së tyre, por Hateras, me disa njerëz të besuar, vazhdon ekspeditën. Ata gjenden të bllokuar nga akujt por mbijetojnë falë doktorit të anijes. Kur dimrit mbaron deti bëhet pa akull. Udhëtarët ndërtuan një barkë dhe shkuan drejt polit. Këtu ata zbulojnë një ishull me një vullkan aktiv, dhe i vendosin emrin e Haterasit. Për më shumë lexoni librin!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Romani, i vendosur në vitin 1861, përshkruan aventurat e ekspeditës britanike udhëhequr nga Captain Hatteras John në Polin e Veriut. Një nga tregimet më pak të njohura të Zhyl Vern-it. Ashtu si shumë nga krijimet e përfytyruar Vern-it, përshkrimi i tij gjeografik i Arktikut është bazuar në njohuritë shkencore të kohë kur është shkruar romani (1866).
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ngjarjet zhvillohen në Sidnei, Australi. Shtatë fëmijë futen në telashe nga më të ndryshmet, megjithëse përpiqen shumë që të sillen mirë. Të renditur nga mosha nga një vjeç deri në gjashtëmbëdhjetë, fëmijët Ullkot pothuajse janë lënë që të veprojnë sipas qejfit. Njerka e tyre, Esteri, që ka lindur vetëm më të voglin prej tyre, është vetëm njëzet vjeç dhe nuk ka përvojë në rritjen e fëmijëve. Babai i tyre është ushtarak dhe pret që fëmijët e tij të sillen mirë, ndërkohë që gati nuk merret vazhdojnë ngjarjet në këtë familje me këto personazhe? Autorja Ethel Turner ka shkruar dyzet romane dhe librat e saj janë shtypur me tirazhin më të madh në Australi. "Shtatë australianët e vegjël" është lexuar dhe pëlqyer nga lexuesit në mbarë botën dhe ka qenë vazhdimisht në shtyp për më shumë se njëqind vjet. Ethel Turner, ka vdekur më 1958, duke lënë si memorial të saj një libër që tani cilësohet si klasik në letërsinë për fëmijë. Që atëherë libri është ribotuar mbi 50 herë. Ky libër është plot aventura. Që nga fillimi e deri në fund, do të qeshni dhe do të qani. Meqë mosha e personazheve varion nga një deri në gjashtëmbëdhjetë vjeç, ky libër i drejtohet një rrethi të gjerë lexuesish.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania