titleToAlt
Mortina është një vajzë, që ndryshon paksa nga të tjerat: ajo është një vajzë zombi. Jeton në Vilën e Rrënuar me teton Yllshuar dhe ka për shok një zagar albin, Rrodhen, nga i cil nuk ndahet kurrë. Mortina digjet nga dëshira që të ketë shokë moshatarë, me të cilët të luajë dhe të argëtohet, por ia kanë ndaluar: nuk duhet të diktohet nga të tjerët, se do t'u shtinte frikën. Por një ditë mbërrin çasti i përshtatshëm: festa e Hallouinit! Mortinës nuk i duhet as të maskohet Por çfarë ndodh kur fëmijët e tjerë zbulojnë që ajo nuk mban asnjë lloj maske?
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Suksesi i parë i vërtetë i autorit, qe “Mendimet e kota të një dembelhaneje” dhe mbas tij doli vepra që e bëri të njohur: “Tre veta në një barkë”. Këto vepra nuk u vlerësuan nga kritika, përkundrazi, por lexuesit i përlanë. Libri “Tre veta në një barkë” u botuan në miliona kopje dhe u përkthye madje edhe në rusisht, ndërsa në Gjermani u përdor si tekst shkollor. Zherom Zherom mbahet si një nga shkrimtarët humoristë më të mëdhenj anglezë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Denisi jeton në shtëpinë e mërzitshme të një rruge të mërzitshme të një qyteti të mërzitihëm. Por ai gati zbulon se, kur mendja hapet, jeta s'bëhet veçse e mërzitshme! Keni për të qeshur, keni për të qarë dhe, me ta takuar Denisin, ai s'ka për t'u ndarë më kurrë prej jush...
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Një libër me humor gjenial. Dëfryes për fëmijët, si të vegjël dhe të rritur! Një libër ku kombinohen përkryer humori me moralin. Në libër do të njiheni me Xho Spadin, 12 vjeçarin më të pasur në botë. Xhoi ka çdo gjë që dëshiron, por ai ka nevojë vetëm për një shok.. A do të gjejë shok Xhoi? … Zbulojeni duke lexuar librin.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Njihu me gjyshen e Benit. Ajo i ngjan shumë gjyshes së librit tënd: Ka flokë të bardhë. Ka dhëmbë të rremë. Mban shami letre të përdorura te mënga dhe është hajdute ndërkombëtare bizhuterish! Në këtë libër perlë, Walliams ndërthur komedinë e vërtetë me një mesazh emocional. Të gjithë ata që mendojnë se gjyshet nuk dinë gjë tjetër, veç të vishen me të zeza dhe të luajnë letra, do të gajasen së qeshuri. Jashtëzakonisht dëfryese, histori komike, prekëse dhe ndonjëherë e trishtueshme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një rrëfenjë argëtuese që të bën për të qeshur, origjinale e që të fut në mendime. Kloeja është vajza më e vetmuar në botë. Ndodh të takohet me zotni Qelbashin, endacakun e qytetit. Po, ai vjen ca erë, por është i vetmi njeri që tregohet i mirë me të. Dhe, kur zotni Qelbashit i nevojitet një vend për t'u strehuar, ajo e fsheh te baraka e kopshtit! Kloeja mëson se ka sekrete që të çojnë në fatkeqësi. Dhe, kur flitet për sekrete, për zotni Qelbashin ka shumë më tepër nga ç'nuhat hunda.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
NJE BANDE E MREKULLUESHME! I jashtëligjshmi trim dhe sypatrembur, Robin Hud dhe banda e tij me djelmoshat e mrekullueshëm enden nëpër pyllin e Shervudit, duke u vjedhur të pasurve e ndihmuar të varferit. Të veshur me rroba në ngjyrë jeshile linkolni, ata i dredhojnë e i shmangen Sherifit të Notingamit, i cili është i vendosur për t'i kapur. Bashkohuni me ta në aventurat e tyre ngacmuese e të guximshme teksa ia hedhin Sherifit e tërheqin pas vetes miq të rinj. Bëmat e tyre të çuditshme kanë rrëqethur e kënaqur lexuesit e rinj prej shekujsh.
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Një përmbledhje e mrekullueshme, tërheqëse historish Krishtlindjeje, që do të magjepsë dhe mbushë me gëzim lexuesit e rinj. Këto janë histori që të ngrohin zemrën për guximin dhe premtimin, humorin dhe fantazinë, për dashurinë familjare dhe besnikërinë. Plot me skena të paharrueshme dhe personazhe të mrekullueshme, këto histori madhështore janë mbresëlënëse si rrëfenja përpara gjumit në një kohë të veçantë të vitit!
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Familja ka një numër të madh fëmijësh, po jo para të mjaftueshme për t'u kujdesur për të gjithë. Ndaj Rebeka duhet të largohet nga ferma e dashur Sanibruk për të jetuar me dy teto, të cilat thuajse nuk i njeh fare. Tetot kujtonin se e njihnin natyrën e Rebekës. Në fakt, ato kishin dëshiruar të merrnin motrën e saj më të madhe. Rebeka ka kurajë, zgjuarsi dhe një hijeshi krejt të veçantë, të gjitha këto do t'i nevojiten, madje shumë. Vajza fiton zemrat e të gjithëve që e njohin. Kjo është një ndër historitë më të pëlqyera nga fëmijët e tërë kohërave.
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Eduard Tudori dhe Tom Kanti kanë të njëjtën moshë dhe të njëjtat tipare, vetëm se njëri prej tyre është djali i një të vobekti, ndërsa tjetri është trashëgimtari i fronit mbretëror të Anglisë. Kur rastësia bën që dy djemtë të takohen, ata, për t'u zbavitur, vendosin të ndërrojnë teshat. Po befas fati e hedh secilin prej tyre në botën e tjetrit. Tomi mëson si është jeta në rolin e trashëgimtarit të dashur nga të gjithë, ndërsa Princi mëson se çfarë duhet të durojnë lypsët. Kjo fabul e mrekullueshme e Mark Tueinit ka magjepsur lexuesit e vegjël për më shumë se njëqind vjet!
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Të dashur miq brejtës, këtu në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, librat e mi janë që të gjithë bestseller! Po si kështu, nuk i njikeni? Janë histori gazmore, më të buta se mocarela, më të shijshme se gruvieri, më ndjellëse se gorgonxola, histori për t'u pirë në kupë. Fjala e nderit e Jeronim Stiltonit miushit simpatik!
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Të dashur miq brejtës, Këtu në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, librat e mi janë që të gjithë bestseller! Po si kështu, nuk i njohkeni? Janë histori gazmore, më të buta se mocarela, më të shijshme se gruvieri, më ndjellëse se gorgonxola, histori për t'u pirë në kupë. Fjalë nderi e Jeronim Stiltonit! "Një anije e mbytur, një thesar, një ishull! Ah, ç'aventurë e paparë në detet tropikale! Gjithçka filloi nga një letër e parfumosur me livandë e hallë Lipës.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Të dashur miq brejtës, Këtu në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, librat e mi janë që të gjithë bestseller! Po si kështu, nuk i njohkeni? Janë histori gazmore, më të buta se mocarela, më të shijshme se gruvieri, më ndjellëse se gorgonxola, histori për t'u pirë në kupë. Fjalë nderi e Jeronim Stiltonit! Ç'ndodh vallë në metronë e qytetit? Një maçok gjigant, endet nëpër terrin e galerive të nëndheshme duke frikësuar tërë, brejtësit e qytetit. Çfarë sekeretesh fsheh ai? Bërrr, ndoshta mund të jetë një fantazmë..."
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Të dashur miq brejtës, Këtu në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, librat e mi janë që të gjithë bestseller! Po si kështu, nuk i njohkeni? Janë histori gazmore, më të buta se mocarela, më të shijshme se gruvieri, më ndjellëse se gorgonxola; histori për t'u pirë në kupë. Ju merren mendtë nga lartësia? Keni frikë nga terri? Nga merimangat? Po nga maçokët? Unë kam. Në fakt, kisha, tani jo më, sepse u shërova falë një aventure të çuditshme e të pabesueshme në Xhunglën e Zezë." Fjalë nderi e Jeronim Stiltonit!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Winx-at janë vajzat guximtare që kanë gjithmonë adhuruese miliona vajza në mbarë botën. Edhe në Shqipëri.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania