titleToAlt
Të dashur miq brejtës, këtu në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, librat e mi janë që të gjithë bestseller! Po si kështu, nuk i njihni? Janë histori gazmore, më të buta se mocarela, më të shijshme se gruvieri, më ndjellëse se gorgonxola... historipër t'u pirë në kupë... Fjalë nderie Jeronim Stiltonit! KATËR MIUSHË NË FAR UEST "Ç'kërkoj, vallë, në Far Uestin e humbur, me time motër Tean, tim kushëri Çarkun dhe nipçen tim, Beniaminin? Ç'kërkoj i veshur si kauboj rrugëve të Qytetit të Kaktusit? E, mbi të gjitha, ç'kërkoj në shpinën e një demi të xhindosur? Më duket sikur po jetoj në një Ëndërr.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Na ishte një herë e një kohë tre ujq të vegjël,që donin të ndërtonin një shtëpi.Por Runi-Runi ,derri i keq dhe dinak,kishte bërë plane të tjera me mendjen e tij.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Papunësia u fut frikën si të rriturve, ashtu edhe fëmijëve . Kompaninë e Pierit, babait jo të vërtetë të Lolës, do ta blejë një kompani tjetër dhe ai do të mbetet pa punë. Lola është shumë e shqetësuar dhe e pyet veten se pse pikërisht Pieri duhet të mbetet i papunë. Një ditë Pieri i njofton se do të rikthehet në shkollë, sepse dëshiron të ndryshojë profesion... Por profesioni i tij i ri në fillim nuk i pëlqen aspak Lolës dhe Tomit!
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Lola bashkë me prindërit e saj është ftuar për darkë te shoqja e saj, Zhana. Për fatin e saj.të madh, ajo do të qëndrojë edhe për të fjetur tek ajo. Por në shtëpinë e Zhanës fëmijët sillen shumë çuditshëm : nuk i dëgjojnë prindërit e tyre dhe, mbi të gjitha, sillen siç ua do qejfi. Lola habitet shumë dhe imagjinon se çfarë mund të ndodhë në shtëpinë e saj, nëse ajo dhe Tomi sillen kështu
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Në të vërtetë , jo vetëm djemtë dine të luajnë futboll , por edhe vajzat janë sulmuese të mira dhe dinë ta mbrojnë portën . Dhe për këtë bindesh plotësisht , po të shohësh Kapuçinën me topin ndër këmbë. Sa i përket Lolës, këtu çështja është pak më e komplikuar, por ajo është gati të bëj gjithçka për të shënuar një gol kundër djemve!
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Jo , Ema nuk është si balenë , siç tallen djemtë në pishinë! Madje Lolës ajo i duket si princeshë. Edhe pse ka disa kilogramë më tepër, kjo nuk është një arsye për t'u tallur me të. Ema është shumë e mërzitur për këtë. Edhe pse familja e ndihmon shumë, ajo e ka kaq të vështirë të dobësohet. Emës i duket e padrejtë që Mediu ha si ari dhe nuk shëndoshet, kurse ajo... Por e vërteta është se ne nuk jemi të gjithë të barabartë para ushqimit.
Çmimi: 450 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania