titleToAlt
Xhorxhi dhe Haroldi nuk janë djem të këqij. Ata duan vetëm "t'i gjallërojnë pak gjërat" për të gjithë. Per fat të keq, shakatë e matura futin Xhorxhin dhe Haroldin në telashe. Hera-herës edhe në telashe TË MËDHA. Dhe kur Profesor Pi-Pi bëhet mësuesi i tyre i ri i shkencës... hëm, Xhorxhi dhe Haroldi gati sa nuk shkaktojnë që i gjithë planeti të pushtohet nga shkencëtari i çmendur i futur brenda kostumit të robotit! Kush do ta ndalojë komplotin e rrezikshëm të Pi-Pit?!!? Kjo duket si punë-për Kapiten Brekushin!
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Romani "I rrëmbyeri" i vlerësuar nga Henry James si romani më i mirë i Robert Louis Stevenson-it. I këndshëm në lexim, romantik dhe i mbushur me rreziqe, "I rrëmbyeri" është një roman klasik i aventurës së lartë i Robert Louis Stevenson-it. E dashur nga gjeneratat është saga e David Balforit, një trashëgimtar i ri, që xhaxhai i babëzitur e përjashtoi nga pasuria e trashëguar dhe komplotoi për ta shitur atë si skllav. Por nderi, besnikëria dhe guximi shpërblehen; të shpëtuarit i mbijetojnë rrëmbimit dhe mbytjes së anijes, duke i shpëtuar edhe një mashtruesi dhe bëjnë një arratisje emocionuese për të fituar lirinë duke u endur nëpër malësitë e egra të Skocisë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Kur nisi Lufta e Dytë Botërore, djaloshi Uilli Biç u shpërngul në një fshat. Një djalë i trishtuar, i privuar nga gëzimet e jetës, me ngadalë filloi të rritej dhe të zhvillohej nën përkujdesjen e plakut të mirë Tom Oukli. Por pikërisht në atë kohë mamaja e tij mizore e merr prapë në Londrën e shkatërruar nga lufta… A do ta takojë përsëri ai zotin Tom?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një djalë i përsosur? E kujt i duhet ky? Si duhet të sillet ai? Norma!? Ky libër rrëfen edhe për lidhjet tona, miqësinë, sepse Konradi nuk është një fëmijë i zakonshëm, por një fëmijë i bërë artificialisht. Si duhet të jetë ai? I sjellshëm, i shkëlqyer dhe me rezultate të jashtëzakonshme? A kanë vërtetë këto ndonjë rëndësi? A është normal një fëmijë që punon gjithmonë mirë? Një nxënës model, me nota të mira, por që nuk orientohet dot në këtë botë dhe as luan me shokët e klasës? Christine Nostlinger i prek këto tema, duke dhënë përgjigje zbavitëse, ironike, përmes këtij libri gazmor, me vlerë të madhe. Romani mahnitës i Christine Nastlinger rrëfen për fëmijërinë dhe rritjen e fëmijëve, për prirjet e tyre dhe pritshmëritë e prindërve. Konradi - ose djali konservës" është një sukses botëror i jashtëzakonshëm, i përkthyer në më shumë se 20 gjuhë, tanimë vjen edhe në shqip, për të na rrëfyer historinë e një djali të dorëzuar gabimisht te dikush, që nuk dëshiron ta kthejë më mbrapsht. Ky roman është një nga më të dashurit e fëmijeve në të gjithë botën, pa marrë parasysh nëse lexuesi është vajzë apo djalë. Historia e jashtëzakonshme e Konradit, i nxit lexuesit të qeshin, ta lexojnë me zë të lartë dhe të ‘’infekiojnë" edhe lexuesit e rritur ta njohin këtë personzh që kthehet nga një djalë i mirë-edukuar, në një djalë që bëhet qëllimisht " i prapt''
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Dikur magjia ka ekzistuar dhe gjallonte nëpër pyjet e errët... derisa atje mbërritën Luftëtarët dhe... Ksarit dhe Dëshirës u duhet të harrojnë që janë kundërshtarë, nëse duhet që tja dalin mbanë gjatë aventurës në burgjet e fshehta në Kështjellën e Luftëtarëve të hekurt... Atje diçka ka qënë duke fjetur për njëqind vjet dhe tani po zgjohet...
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Kjo është një ndodhi e vërtetë. Është ndodhia se si në fund, Ariu i stërvitur i zotit Xhubat më preu mes për mes dhe Buburreci me sustë më ngjiti me shirit skoçi. Ai mban gjithmonë një rrotull të tillë me vete, sepse hera herës i qëllon të shqitet nga fundi i kutisë dhe të bjerë jashtë. Gruaja fluturuese deshi të më jepte një prej leukoplasteve të veta, por unë i thashë se, kur kur të presin më dysh nevojitet diçka më e fortë për të të mbajtur bashkë.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Pas klasës së gjashtë, viti vërtet më keq i jetës së tij, Rejf Kaçadoriani mendon se ia hodhi. U pranua në shkollën artistike të një qyteti të madh, ku përfytyronte se shpëtoi një herë e mirë nga matematika dhe historia. Por e kishte gabim! Shkolla ishte më e vështir nga sa kujtonte ai dhe, për të dalë mirë në mësime, i duhej të gjent një mënyrë për ta kthyer jetën e tij të mërzitshme në një fiymëzim për një vepër artistike. Metoda e tij? Operacioni: "Jeto për s'mbari"! Gjithçka që nuk e kishte bërë më parë, nisi ta bënte tani, nga mësimi lojës se pokerit deri te vizitat nëpë muzetë e artit modern. Por kur misioni i tij më i ri zbulon të fshehta për familjen, që ai nuk i kishte ditur kurrë, i duhet të vendosë nëse ësht gati ta shohë botën të përmbysur kokëposhtë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 950 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në familjen Olivieri ka ardhur një mik i jashtëzakonshëm: Moja, një fëmijë nga planeti Deneb. Eshtë vajzë apo djalë? Ndërmjet tokësorëve dhe denebianëve ka një ndryshim të vogël: gjinia e fëmijëve nuk zbulohet pa mbushur të njëzetat. Por ky ndryshim i vogël shkakton vështirësi të mëdha. Me sa duket, në tokë, të qenit djalë apo vajzë përcakton çdo aspekt të jetës, që në fëmijëri .Në këtë roman, që të bën për të qeshur e për të menduar, Bianca Pitzorno tregon kontradiktat dhe paragjykimet, që shoqërojnë edukimin e vajzave dhe të djemve, dhe se sa e vështirë është të zgjedhësh se çfarë do të bëhesh, ndërkohë që të gjithë të thonë se kush je.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Rrjeta kafazit në një kopsht zoologjik: nga njëra anë një ujk me një sy nga tjetër një djalë me një sy të mbyllur. Në syrin e ujkut shfaqet Veriu i Madh, aventura përndjekja e vazhdueshme nga njerëzit; ndërsa syrin e djalit të vogël, Afrika, zjarri, leopardi, antilopa, deveja..
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 560 Lekë
titleToAlt
E hatashme ! Prindërit e Billit do të martohen dhe Koni është e ftuar !Dasma e pare në jetën e saj, ku ajo do të jetë e pranishme. Mbi të gjitha, ajo do të jetë shoqëruesja e nuses dhe do të hedhë petalet. A nuk është pak e rritur për këtë punë ? Billit i duket çmenduri që prindërit e saj vendosin të martohen dhe mbi të gjitha , nuk do të veshë fustan në ceremoninë e tyre .Por , s’ka dasmë pa pengesa. Edhe kjo dasmë has disa të tilla.
Çmimi: 470 Lekë
titleToAlt
Amfitrita dymbëdhjetvjeçare është një vajzë sirenë që dëshiron vetëm të shohë botën , po ka një problem të vogël. Ndryshe nga motra e saj binjake ,Tetisi ,dhe praktikisht nga çdo njeri sirenë tjetër , Amfitrita nuk mund ta ndryshojë akoma formën e vet për të ecur në tokë- dhe ndihet e zënë në grackë nga bishti i saj . Po kur Tetisi ftohet nga Poseidoni për t’iu bashkuar ekipit të tij në Lojërat e Tempullit Amo-së, Amfitrita zë tinëz vendin e së motrës. Ajo që fillon si argëtim dhe lojëra kthehet në telash kur gjigantët prishin garën. A mundet Amfitrita ta ruaje sekretin dhe ta çojë ekipin e vet drejt fitores ?
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Ekziston një botë që merr jetë nga fjalët e lexuara me zë të lartë nga Megi dhebabai i saj, Mortimeri. Një botë e ngjyrosur, brenda së cilës ata janë zhytur që të dy, duke ngërthyer fatet e tyre me ata të ca gangsterëve të ndershëm dhe zjarrngrënësish, xhuxhë kristalesh dhe zana. Ekziston një libër që të jep pavdekësinë, që di ta kopsitë vetëm Mortimeri. Por, kur Kokëgjarpri kërkon Librin e Boshatisur, Mortimeri ia lag faqet, që ai të vdesë dalëngadalë. Dhe ndërkaq trupi i Zotërisë së Lig tretet mes dhimbjesh të tmerrshme, duke shpërthyer gjithë egërsinë e tij mbi Botën e Ngjyrosur. Ekziston një histori që ka marrë një rrugë të paparashikuar dhe mizore, por nuk ka shkrimtar që mund të vendosë për fundin e personazheve të tij. Sepse nuk është shkruar gjithçka dhe gjithkush mund ta shkruajë historinë e tij e ta ndryshojë fundin. Autorja gjermane Cornelia Funke u lind në Dorsfen, VVestfallen. Pas diplomimit, punoi për tre vjet si punonjëse sociale pranë fëmijëve në vështirësi. Më pas ndoqi një kurs për ilustrim librash në Hamburg. Ky pasion i hershëm i saj, bashkë me shkollimin, bënë të mundur më pas që ajo t'i ilustronte vetë librat e saj. Ka shkruar më se 20 romane e libra të ilustruar për fëmijë. Librat e saj janë kthyer sakaq në bestseller. "Mbreti i hajdutëve", "Zemër si boja" dhe "Kalorësi i dragoit" janë ekranizuar. Cornelia-s i ka pëlqyer gjithnjë të lexojë libra me fantazi dhe të shkruar mirë, sidomos nga autorë anglishtfolës, si J.R.R.Tolkien me "Kryezotin e Unazave", "Kronikat e Narnias" të Lewis dhe "Piter Panin".
Çmimi: 1400 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania