titleToAlt
Greg Hefli i ka punët pisk. Është dëmtuar muri i shkollës dhe Gregu është i dyshuari kryësor. Por çmenuria është se ai është i pafajshëm. Ose pak a shumë. Autoritetet po i afrohen gjetjes së fajtorit, por kur vendin e godet një stuhi e papritur, familja Hefli ngecet brenda në shtëpi. Gregu e di se, kur të shkrijë bora ai do të bërballet e muzikën, por a ka dënim më të keq sesa të ngecesh brenda me familjen në ditët e pushimit?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Duke i lexuar këto rrëfenja, të bëhet sikur të ndjekin dy sy të dashur që të qortojnë, këshillojnë, por butë dhe me dashuri. Nëpër rreshta duket sikur fryn një fllad dashuror prej një mësuesi dhe gjyshi të mirë, që ai e zbulon pak nga pak. Në shënjë janë gabimet njerëzore, për të cilat, mençuria popullore, që në hershmërinë e saj, ka ngritur kode të vlerave shpirtërore, morale, shoqërore dhe estetike. Ai i drejtohet psikologjisë së tyre. Gjuha është e thjeshtë, e drejtpërdrejtë, e kuptueshme, diku e hidhur e diku sarkastike, pa një simbolikë të nderlikuar abstraguese, ndërlikime e ndërthurje të subjekteve. Rrëfimi është i ngrohtë, fjala e zgjedhur godet në zemrën e femijes. Marrëdhëniet ndërtohen në funksion të moralit të fjalës së urtë, që është dhe qëllimi i fundmë i ndërtimit të fabulës. Ai vjen nëpërmjet lojës dhe sintetizimit të veprimeve për të trokitur drejt vetëdijes së qënies, larg moralizimeve të thata..."
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në këtë vëllim të tretë tematik me përmbledhje rrëfenjash të titulluar "Guri i rëndë, në vend të vet", autori Bardhyl Xhama, "Mësues i merituar", trajton temën e emigrimit të vjetër e të ri, duke na dhënë copëza të jetës dhe të emocioneve të emigrantëve larg mëmëdheut, apo dhe kur ata rikthehen në vendlindje. Temat e rrëfenjave i ka qëmtuar kryesisht nga gurra e pashtershme popullore, nga fjalët e urta dhe ndodhitë e së kaluarës e të sotmes, të cilat i ka shtjelluar shkurt, me gjuhë të pasur e të kuptueshme, me nivel artistik e karakter edukativ.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Pesë balenat iu afruan Flatusit dhe fëmijët dalluan mes tyre Megarën, Balenën e Madhe e të Bardhë që kishin takuar para se të shkonin në Atlantidë. Balena e fuqishme kishte marrë me vete edhe katër balena të tjera të besuara, ngjyrë trëndafili.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
“Ku ta gjej gjyshin”, një libër i autorit Pilo Zyba, i përkthyer nga origjinali nga Elene Prifti. Libri tregon historinë e Andonit, një djaloshi që i kishte vënë qëllim vetes të gjente gjyshin e tij. I ati kishte fotografinë e tij dhe në të kishte të shkruar emër, mbiemër dhe adresë. Ai bën gjërat e nevojshme gati dhe ndërmerr një udhëtimin për të gjetur gjyshin e tij, sikur t’i duhej të shkonte deri në fund të botës.
Çmimi: 400 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania