titleToAlt
Na ishte njëherë një grua e varfër që rronte në një kasolle prej kashte. Para kësaj kasolleje ishte një kopsht i vogël, ku rriteshin dy trëndafila: njëri çelte lule të bardha, kurse tjetri lule të trëndafilta. Kjo grua kishte dy vajza që u ngjanin burbuqeve të dy trëndafilave. Prandaj, njëra quhej Bardha, kurse tjetra Roza. Ato ishin të ëmbla, të mira dhe sypatrembura. Bardha, vajza e madhe, ishte më e shtruar, ndërsa Rozës i pëlqente të lodronte nëpër fusha për të mbledhur lule ose për të kapur flutura. Bardhës i pëlqente më shumë të ndihmonte nënën e saj për të bërë punët e shtëpisë ose për t’i lexuar ndonjë libër, pasi t’i kishin mbaruar punët. Aq shumë e donin njëra-tjetrën sa....
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Shigjeta e Kaltër, treni-lodër i mrekullueshëm, i ekspozuar në vitrinën e Befanës, tërheq vështrimin e Françeskos së vogël, i cili shet karamele në një kinema dhe nuk do të ketë kurrë paratë për ta blerë. Por, edhe lodrat kanë zemër dhe natën e 6 janarit hipin në trenin-lodër, duke nisur kështu një udhëtim të rrezikshëm, për të shkuar te fëmijët që i dëshirojnë me të vërtetë ato. Rodari rrëfen me lehtësi e mprehtësi për tema të rëndësishme. Treni i tij imagjinar kalon mbi shinat e solidaritetit, prek stacionet e miqësisë, rend drejt një të ardhmeje të qeshur e të ndritshme. Produkte t
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Dy fëmijë guximtarë vendosin të kalojnë natën të fshehur në kopshtin zoologjik. Dhe ndërsa qielli errësohet, ata zbulojnë atë që askush nuk do ta besonte: natën, kafshët e kopshtit zoologjik flasin ... dhe tregojnë histori të mrekullueshme. Por Xhani Rodari, nuk ka sesi t’u rrëfejë fëmijëve histori të zakonshme. Me një gjuhë të thjeshtë, por të pasur në karaktere, në përrallat e tij ai trajton çështje të ndjeshme si: luftën midis njeriut dhe kafshëve në kohët parahistorike, gjuetinë e balenave, marrëdhëniet e komplikuara të atyre që janë të detyruar të jetojnë krah për krah me të kundërtit e tyre etj.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Pesë balenat iu afruan Flatusit dhe fëmijët dalluan mes tyre Megarën, Balenën e Madhe e të Bardhë që kishin takuar para se të shkonin në Atlantidë. Balena e fuqishme kishte marrë me vete edhe katër balena të tjera të besuara, ngjyrë trëndafili.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Autorët Shefik Osmani dhe Robert Gjedia, sjellin për nxënësit 9-10 vjeçarë librin “Hape portën”. Libri përmban informacion mbi tema të ndryshme që zhvillohen në programin mësimor, si: atdheu, familja, bota rreth nesh, shkolla dhe jeta, enciklopedia, folklori, përralla etj. Janë përzgjedhur materiale nga autorë të zgjedhur, në poezi e vjersha, proza: tregime, përralla, fabula, anekdota e fjalë të urta, gjëegjëza e balada, kuriozitete e përshkrime, të cilat i ndihmojnë nxënësit të zgjerojnë njohuritë që marrin në shkollë, duke e bërë këtë libër të domosdoshëm për të gjithë nxënësit e kësaj moshe.
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
Novela “I vogli Donat Argjendi”, është një nga rrëfenjat e para të letërsisë sonë për fëmijë. Autori i vendos ngjarjet në kohën e princërve shqiptarë. Djali i një prijësi rrëmbehet nga kusarët dhe pas shumë peripecish kthehet tek prindërit. Me një gjuhë të thjeshtë, autori iu përcjell fëmijëve mesazhin se liria fitohet me sakrifica dhe i mëkon me dashurinë për atdheun.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
“I dashur Moikom, librat e tu stimulojnë imagjinatën, që është edhe nervi i historisë. Të uroj të bëhesh një Zhyl Vern shqiptar i letërsisë për gjeneratën e re të lexuesve”-Nga një letër e Odise Paskalit, 27 korrik 1982. DISA LIBRA TË LETËRSISË PËR FËMIJË TË AUTORIT: 1. Kalorësit Dardanë - 1977, 2. Heroi i detit Nanas dhe shpendi i tokës Guraks -1979, 3. Pedagogu i Kopernikut -1980, 4. Princi i Vjeshtës - 1991, 5. Vjeshta e Princit -1997, 6. Tre libra në Një - 2007, 7. Enigma E.Y. - 2012, 8. Kësulëkuqja fluturuese - 2013.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Përgjatë brigjeve të Misisipit, Tom Sojeri dhe shoku i tij i pandashëm Hakëlberri Fin e bëjnë të paharrueshme çdo ditë. Maskohen si piratë, zbulojnë një thesar të fshehtë dhe arrijnë t’i shpëtojnë kthetrave të të tmerrshmit Indianit Xho. Edhe pse rrallë e tek bëjnë ndonjë paudhësi, të dy miqtë shpalosin guxim të rrallë dhe dëshmojnë se e kanë zemrën flori. Një klasik i letërsisë i përshtatur nga Jeronim Stilton. Plot ilustrime me ngjyra. Lindur në Miushëri (Ishulli i Miushëve), Jeronim Stiltoni është diplomuar në Topologjinë e Letërsisë Mijore dhe në Filozofinë Arkeomiuke të Krahasuar. Drejton Jehonën e Brejtësit, gazeta më e famshme e Ishullit të Miushëve. Është fitues i shumë çmimeve, ndër të cilët çmimin prestigjioz “Miucer” për lajmin e bujshëm “Misteri i thesarit të zhdukur”. Librat e tij, të përkthyer në 40 gjuhë, janë shitur në më shumë se 25 milionë kopje vetëm në Itali dhe 85 milionë në mbarë botën.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Nina u ndje e humbur. Kujtoi letrën e gjysh Mishës mbi sfidën, i cili, si zakonisht, e kishte vënë gishtin mbi plagë. Të sfidoje Terrin, do të thoshte të vrapoje drejt qëllimit pa u përkulur. Ndjenja të ngatërruara i bashkoheshin me përgjegjësinë e mundjes së Karkonit dhe rikompozimit të vargut të artë para se Asgjëja të gëlltiste Gjithçkanë. Sekreti i Tenuerantes duhej mbajtur. Pastaj, ishte dhe një tjetër sfidë, një tjetër sekret. Ai i Livios dhe i këmbënguljes së tij të çmendur, me dashurinë false, me joshjen dhe ligësinë që minonin çdo siguri të pastër. Mes dashurisë dhe alkimisë, kë të zgjidhte? A ishte tërheqja që ndinte për Livion, më e rëndësishme se dashuria për Çeskun? Vogëlushja e Hënës së Gjashtë gjendej në një turbinë ndjenjash që ia thyenin forcën që i rridhte nëpër vena.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Po si vallë më mori maçoku mendjen dhe shkova deri në Transmiushëri, në kështjellën e kontit Vlad? Kaq e dendur është mjegulla sa nuk shquan gjë prej gjëje dhe banorët vijnë era hudhër! Bërr... Thonë se hudhra i mban larg vampirët..
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Xhoi dhjetë vjeçe, është që e vogël pjesë e shkollës së kërcimit të Akademisë. Më e rëndësishmja e qytetit, një nga më të famshmet në botë. Të studiosh seriozisht kërcim nuk është aq e lehtë , për më tepër me një drejtuese si Madamë Olenska. Megjithatë janë miqtë: Leda, që po zgjatet ca si shumë shpejt; Lukasi me pasionin e tij të shfrenuar për kërcimin bashkëkohor; Xhonatani i ardhuri më i ri, i turpshëm,por shumë i këndshëm …
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër do të gjeni këto përralla: • Princi i trishtuar (Japoni) • Hani i gomerëve (Tibet) • Simony dhe Djalli (Irlandë) • Kusia magjike ( Europa Qëndrore) • Kali magjik (Persi) • Gjigandi i pyllit (Skandinavi) • Anansi dhe Pitoni (Antile) • Tregëtarja e mangrove (Indi) • Tradhtia e zanës Morgan (Angli) etj.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Me figura plot ngjyra dhe me mozaikë, kjo seri e veçantë i ndihmon, vogëlushët të mësojnë fjalët e para dhe zhvillon aftësitë e tyre ndërvepruese.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Me figura plot ngjyra dhe me mozaikë, kjo seri e veçantë i ndihmon, vogëlushët të mësojnë fjalët e para dhe zhvillon aftësitë e tyre ndërvepruese.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Me figura plot ngjyra dhe me mozaikë, kjo seri e veçantë i ndihmon, vogëlushët të mësojnë fjalët e para dhe zhvillon aftësitë e tyre ndërvepruese.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Me figura plot ngjyra dhe me mozaikë, kjo seri e veçantë i ndihmon, vogëlushët të mësojnë fjalët e para dhe zhvillon aftësitë e tyre ndërvepruese.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Me figura plot ngjyra dhe me mozaikë, kjo seri e veçantë i ndihmon, vogëlushët të mësojnë fjalët e para dhe zhvillon aftësitë e tyre ndërvepruese.
Çmimi: 300 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania