titleToAlt
“Eldest”, libri i dytë i autorit Christofer Paolini është vazhdimi i historisë së Eragon dhe aventurave të tij. Një libër që konsiderohet një nga sukseset më të mëdha editoriale të dekadës së fundit, i përkthyer në të gjithë gjuhët e botës, një ndër romanet e letërsisë fantastike më të lexuar gjatë viteve të fundit.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Eragon së bashku me dragoin e tij, Safirën, sapo ia kanë dalë mbanë të shpëtojnë shtetin e rebelëve nga shkatërrimi prej forcave të mbretit Galbatriks, sundimtarit mizor së Perandorisë. Tani Eragonit i duhet të shkojë në Elesmera, në vendin e elfëve, ku duhet të vazhdojë stërvitjen e tij me artin e magjisë dhe të mjeshtërisë së përdorimit të shpatës. Kështu nis një udhëtim me aventura, ku ka zënë pritë në çdo kthesë kaosi dhe tradhtia. Ndërkohë, kushëriri i tij, Roani ka nisur një betejë të re, e cila i sjell Eragonit një rrezik të ri më të madh.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Pas vdekjes së nënës, Karteri u detyrua t'i shkojë pas anembanë botës të atit, Juliusit (egjiptolog), dhe të jetojë i ndarë nga motra Sejdi. Familja Kein mund të kalojë së bashku vetëm dy ditë në vit, dhe në një prej këtyre ditëve Juliusi vendos t'i çojë fëmijët në Muzeun Britanik. Por diçka nuk shkoi mbarë. Juliusi thirri një figurë misterioze. Sa çel e mbyll sytë, ndodhi një shpërthim i fuqishem dhe burri u zhduk. Karteri dhe Sejdi u gjendën përpara një të vërtete të beftë dhe tronditëse: zotat e Egjiptit të Lashtë po zgjohen dhe më i keqi ndër të gjithë, Seti, bluan në mendje një plan të frikshëm kaosi dhe shkatërrimi të mbarë planetit. Për të shpëtuar të atin, vëlla e motër nisin një udhëtim të ethshëm midis Londrës, Kajros, Parisit dhe Shteteve të Bashkuara, që do t'i çojë drejt të vërtetës rreth familjes së tyre dhe lidhjeve të saj me Shtëpinë e Jetës, një shoqëri e fshehtë që nga koha e faraonëve. Përherë e më shumë të çmeritur, përherë e më shumë të përfshirë, përherë e më shumë të zhytur në rrezik, do të zbulojnë që shpesh dukja të gënjen....
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Deri në mëngjes ai kishte fjetur i përqafuar me të, si atëherë kur ishte i vogël. Guendi e kishte siguruar. Rrethi Magjik ishte aty prej vitesh e vitesh e pse do të zhdukej krejt papritur? Edhe nëse, në një rast të pamundur, Rrethi Magjik mund të zhdukej, ishte gjith-monë diçka që nuk mund të zhdukej dhe kjo ishte dashuria e tyre. Kur dy vetë duhen shumë, i kishte thënë Guendi, është si të jetë një Rreth i vogël Magjik, një rreth që qëndron brenda tyre dhe lëviz bashkë me ta dhe ky rreth është më i fortë se çdo gje. Nuk prishet dhe nuk copëtohet. Askush nuk mund ta prekë nga jashtë, askush nuk mund ta prishë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Vazhdon historia e mrekullueshme dhe aventurat e bukura, në librin e dytë të shkrimtares P. L. Trevërs, të fëmijëve dhe dados magjike Meri Popins.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
A keni ëndërruar ndonjëherë të udhëtoni në MBRETËRINË E FANTAZISË? A do të dëshironit të takonit shtriga, sirena, dra xhinde, xhuxhmaxhuxhë mjekroshë, gjigantë, zana... por edhe njëbrirësha, katallanë dhe njerëz-ujqër? Do t'ju pëlqente të fluturonit në shpinën e Dragoit legjendar të Ylberit? Le të nisemi së bashku atëherë, në këtë udhëtim aventuror në flatrat e Fantazisë!
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania