titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Tetoja e gjeti atë maçok kur shiu binte buuu dhe era frynte vuuu. Duke u përpjekur për ta marrë në duar, iu prish edhe ombrella që e ruante nga koha e nusërisë, e huheee... Si ombrella, edhe tetoja! Në djall ombrella, maçokun nuk e Ië!", u gërrmërr tetoja. E mori maçokun e mardhur në shtëpinë e saj, në Rrugën e Kavajes, numër aq e kaq, Tiranë. Nëse doni, me të pyetur edhe mund ta gjeni. Aty maçoku e mori veten, piu qumësht dhe nisi të luajë me një kuvaristër të kuqe për qendisje. Atë të diel mbrëma, maçokun e zuri gjumi në peqi të tetos me "T" të madhe, që i këndonte: Erë e vjeshtës gjethet ngre, në peqi maçoku fle. Vetëtin e bie shi, fli maçok i tetos, fli! Kënga vuri në gjumë edhe papagallin simpatik në një goxha kafaz aty pranë dritares me grila gri.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Shkrimtari i shumëpëlqyer dhe ilustruesi fitues i Medaljes Caldecott, Dav Pilkey, u jep lexuesve të vegjël një aventurë të mrekullueshme me këtë libër jashtëzakonisht zbavitës, plot veprim dhe që lexohet me lehtësi. Me vizatimet e bukura në çdo faqe, Aventurat e Kapiten Brekushit është një libër i përshtatshëm si për fillestarët ashtu edhe për lexuesit më të rritur. Dhe librat e tjerë humoristikë bestseller të Dav-it do t'i bëjnë me siguri edhe lexuesit më shpërfillës të qeshin për orë të tëra.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Jam Semi Rejes- Rodrigez.Jam si shumë fëmije të tjerë…Vetëm se jetoj në një shtëpi plot me robotë! Disa herë është shumë bukur.Kemi Blicenin,kositësin e madh të barit; Z. Fshiendrit,shërbëtorin e çmendur; Mekfeçin ,qenin robot dhe plot të tjerë. Por ardhja më e re është A-ja,roboti më i keq në botë.Ai është i mërzitshëm.Ai i di të gjitha.Ai është i bindur se është vëllai im i vërtet.Dhe tani,do të vijë në shkollë me mua. Nëse kjo nuk është një emergjencë,nuk e di çmund të jetë tjetër!
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Neti e di se është caktuar për gjëra të mëdha. Gjëra VËRTET të mëdha. Por, jeta nuk ecën gjithnjë si dëshiron ti, vetëm se je i tmerrshëm. Duket se e ndjekin telashet, por Neti ruan qetësinë, çfarëdo që të ndodhë. Ai e di se është i madh. Ia tha këtë një biskotë me pusullë fati. Për ata që pëlqejnë librat zbavitës të serisë Ditari i Gregut: Ja ku vjen BIG NETI, rebeli që bën pa dashje prapësi dhe që, pa dyshim, NUK është i përkëdheluri i mësuesve..
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Aleksia dhe Koneri u përpëlitën gjithë natën, duke vrarë mendjen për të gjetur mënyrën si të ktheheshin në shtëpi. Atyre u mbetej vetëm të ndiqnin udhëzimet e ditarit, i cili tregonte sesi të përmbushnin Magjinë e dëshirës. Nuk kishin zgjidhje tjetër. Kështu, binjakët iu futën aventurës më të madhe të jetës së tyre.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Shen Shixi (lindur në tetor 1952), është një autor best-seller i librave për fëmijë në Kinë. Ai është i famshëm për romanet për kafshët, ndryshe quhet edhe si "mbreti i historive me kafshë". Shumica e kafshëve në librat e tij janë të egra, jetojnë kryesisht në vende të virgjëra, në pyjet tropikale, në malet me ngricë e të mbuluar nga bora, ose në lumin e rrëmbyer të Lantsang-ut. Peizazhi unik dhe mjediset në Xihuang Banna, i kanë dhënë Shen-it plot hapësirë për krijim, si dhe material për një përvojë origjinale të jetesës në pyll.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Zoti Grant duhet të dorezojë një PIRM (domethënë një Person i Rëndësisë së Madhe, kuptohet) te një njeri i caktuar në një kohë të caktuar. Por ka edhe njerëz të tjerë përreth që e duan PIRMIN për veten e tyre. Shto në këtë histori MekGint Këmbëshpejtën me karrocen me rrota, misteriozet Maks dhe Marta (që përdorin me radhë të njëjtën palë mustaqe) dhe Roder Lesenbin që e ka ngritur sjelljen e vrazhdë në art të përsosur dhe do të kuptoni pse djali i vjedhur i Grantëve, Sani, nuk di kujt t'i besojë... apo nëse Gishtoja, elefanti, do ta përmbysë anijen e do t'i bëjë të gjithë të mbeten në det. Familja Grant në mes të detit
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Kur dalmatët e Dirlit bënë këlyshët e parë - 15 gjithsej - të gjithë u mrekulluan. Por gëzimi i tyre nuk zgjati shumë sepse këlyshët i rrëmbyen. Skotland Jardi nisi kërkimet por në lojë qenë futur mëndje djallëzore! Kruela de Vili kërkonte të bënte një gezof me lëkurën e tyre! Pongoja dhe Zonja do të jepnin gjithcka që t'i kthenin këlyshët shëndoshë e mire në shtëpi... po a do t'ia dalin vallë t'i shpëtojnë nga kthetrat e Kruela deVilit?
Çmimi: 600 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania