titleToAlt
Teksa qytetet e Besias dhe të Karanit po shkatërrohen në një luftë vdekjeprurëse mes qytetarëve të tyre, Fiderbët dhe Verrotët, Geri Hopi, i cili ka humbur të atin, jeton me dhimbjen e sëmundjes se nënes, e destinuar të vdesë për shkak të mungesës së barnave mjekësore. I vetmi që mund ta shpëtojë është shamani plak Bandeo Gropius, që jeton në ishullin e magjepsur të Hunias, molla e sherrit mes dy popujve. Fshehurazi, Geri niset drejt ishullk dhe këshcu, pë'r të, zë fill një udliëtim gjatë të cilit do të zbulojë vende, ndjenja dhe të vë'rteta të panjohura. Takimi me Alinën, një vajzë të re nga fisi i Fiderbëve, do ta ndihmojë të ndryshojë këndvështrimin e tij per botën. Dy fëmijët, të destinuar për t'u njohur për shkak të urrejtjes, shpejt do të gjenden si shokë udhëtimi dhe, në fund, do të bëhen miq për kokë. Rrëfimi është i mbushur me skena të papritura dhe personazhe fantastike, me një natyrë të harlisur dhe magjike. Një histori e madhe rrkjeje, lavd për paqen dhe vleren e diversketit. Dy fëmijë. Dy popuj armiq. Një ishull i harlisur dhe magjik. Një aventurë plot pasion, një himn per paqen dhe për respektimin e natyrës. Dy fjalë per autoren Nëvitin2002,gazetarjaekronikëssëzezë Roberta Rizzo, mepseudonimin Moony Witcher, botoi aventurën e pare te" Nines, "Vogëlushja e Hënës së Gjashcë"- një vogëlushe që falë aftësive të saj alkimike, lufton kunder së Keqes. Libri korri një sukses të bujshëm, ndaj u pasua edhe me gjashtë aventura të tjera, duke u përpirë nga fëmijet e gjithë botes. Saga e Nine's vijon të shitet në rreth 30 vende në mbarë globin. Past shkroi dhe serine e Geno-s, Moony Witcher rikthehet mes lexuesve me një histori njëherazi fantastike e tejet aktuale.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një ditë supermiushore... prej kampioni! "Unë jam një miush intelektual, por si të gjithë brejtëstt kam një pasion të madh: futbollin! Edhe unë jam tifoz... por një tifoz miushfisnik,: për mua sporti është kurajë, ndiershmëri dhe miqësi!"
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Hajduti Misterioz i Djathit "Ç'kërkon, vallë, ky miush i çuditshë që u paraqit në zyrën time për të më thënë se nuk quhem "StiLton"? Dhe përse duhet të nisem për në Britaninë e Madhe, ku prodhohet një djathë i famshëm që quhet pikërisht "Stilton"? Dhe ç'lidhje kam unë me një brejtës misterioz që ka vjedhur tërë rrotullat e djathit... "Stilton"?"
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në Shtëpinë e fshehtë shkrova një ditar, që u bë i famshëm në të gjithë botën... dhe që u kthye në simbolin e Holokaustit. Zëri im flet tashmë në emër të gjashtë milionë të pafajshmëve të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shpresoj që fjalët e mia të shërbejnë, mbi të gjitha për të menduar dhe reflektuar për çmendurinë dhe tmerret e luftës.
Çmimi: 480 Lekë
titleToAlt
Skulptor, piktor, arkitekt, poet... Pa dyshim jam gjeniu dhe artisti më i madh i Rilindjes. Me shumë mundësi më ambiciozi, punëtori dhe perfeksionisti që ka ekzistuar ndonjëherë... Punë pa pushim! Nuk ka dëm më të madh se koha e humbur. Kjo ka qenë gjithnjë motoja ime në jetë. Vështroni skulpturat dhe pikturat e mia! Trupat muskulozë, format e bukura, fytyrat dramatike, ngjyrat e gjalla... gjithçka është shënuar nga karakteri im i zjarrtë, që lufton për të qenë... më i miri artist i Firences, i Romës dhe i gjithë botes!
Çmimi: 585 Lekë
titleToAlt
Përshëndetje, më quajnë Njuton, Isak Njuton. Në moshën tuaj adhuroja të ndërtoja shpikjet e mia të çuditshme. Një ditë ngrita në fluturim disa balona, të cilave u ngjita disa drita që i frikësuan fqinjët. Sa gallatë! Më pëlqenin shumë edhe orët, kështu që arrita të ndërtoja një orë që funksiononte me forcën e ujit, dhe një ore die!lore, që më bëri të famshëm në gjithë vendin. Por nuk njihem nëgjithë botën për këtë orë, por per një kokërr mollë. Po, po, për një kokërr të thjeshtë molle!
Çmimi: 585 Lekë
titleToAlt
Në një vend, ku, sipas urdhrit të sovranit, gjithçka funksionon në të kundërt dhe është e ndaluar të thuhet e vërteta, mbërrin Jasemini me zërin e tij të fuqishëm, i cili me ndihmën e miqve simpatikë mposht arrogancën dhe bën të triumfojë sinqeriteti. Në këtë libër (një ndër të parët) Rodari dëshmon aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të shqyrtuar realitetin shoqëror me sy kritik dhe aftësinë për të shkuar me gjallëri dhe me finesë stili drejt një universi fantastik, të ngritur mbi altruizmin, bujarinë dhe miqësinë. Jasemini me zërin dhe me tipin simpatik na fton ta shohim me mirëbesim të ardhmen.
Çmimi: 820 Lekë
titleToAlt
Mirë t'i bëhet edhe erës që donte te matej me diellin babaxhan, edhe lepurit mburravec. Ja që jo gjithmonë, fiton më i shpejti! Le pastaj dhelpra, që deshi ta tërhiqte prej hunde (sqepi) lejlekun! Mirë t'i bëhet edhe asaj!
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Rush tepër lakmon, a thua më shumë gëzon? As që bëhet fjalë! Kush shumë lakmon, mbetet me gisht në gojë! Kjo i ndodhi luanit të babëzitur, gomarit lakmitar dhe personazheve të tjera të fabulave të kësaj përmbledhjeje.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Mos vallë vetëm ata që janë të mëdhenj ia dalin mbanë? Jo, aspak, sepse edhe të vegjlit janë mendjemprehtë, siç jane personazhet e këtyre fabulave. Gjinkalla ia hodhi dhelprës dinake, miushi i shpëtoi jetën luanit dhe keci ia mbathi prej kthetrave të ujkut... Nuk e beson?! Lexoje vetë me sytë e tu!
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Një ditë Lola e gjorë e gjen veten të vetme, të harruar, në stolin e parkingut të një pike karburanti në anë të autostradës. Ajo fillon të qajë e frikësuar, sepse prindërit e saj ishin larguar nga pika e karburanti pa e vënë re se ajo nuk ishte më në makinë, pasi ishin shumë të zënë duke debatuar me njëri-tjetrin. Lola ishte betuar se do të qëndronte në makinë me Kroketën,mirëpo nuk e mbajti fjalën...
Çmimi: 420 Lekë
titleToAlt
Shkolla e Loles vendos të bëjë një sfidë: një javë pa ekrane! Dhe sfida vlen për të gjithë familjen. Një javë pa telefon,pa kompjuter,pa tablet- pa televizor... pa asnjë ekran. Oh,jo, kështu fëmijëve iu duket sikur e gjithë jeta ndalon. Prandaj ata duhet ta organizojnë ditën ndryshe: të bëjnë shëtitje, veprimtari të ndryshme, të lexojnë, të luajnë me kushërinjtë dhe shokët, të gatuajnë me prindërit etj. Por në këtë sfidë të madhe ata që rrinë të menduar edhe mund të gënjejnë...
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Të shëtitësh në pyll është shumë argëtuese! Mirëpo gjatë shëtitjes Kroketa gëlltit një copë sfungjeri dhe nga shëtitje kthehet në ekspeditë. Kur kthehen në shtëpi. Lola dhe Tomi duhet të lajnë Kroketën e zhytur në baltë. Kjo është një tjetër aventurë. Më e keqja është se këtë here Kroketa sëmuret keq. Atë natë në familjen e Lolës gjendja ishte si luftë. Ehhh! Lola do të donte të ishte e rritur, që të kujdesej vetë për qenushen e saj. Madje kur të rritet ajo do të bëhet veterinere.
Çmimi: 420 Lekë
titleToAlt
Ben Ripleji, 12 vjeç Të mbijetojë në "shkollën e shkencave", e cila në fakt është një akademi ku CIA përgatit agjentët sekretë të së ardhmes. Dhe të zërë një të dashur. 1. Të zbulojë agjentin e dyfishtë tinëzar që është infiltruar në shkollë. 2. Të shpëtojë i gjallë. 3. T'u vërtetojë të gjithëve se ka kellqe të bëhet agjent sekret, të tregohet pehlivan e t'u shpëtojë rreziqeve që i kanosen dhe të mos duket më i mefshtë e i leshtë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Babi dëshiron të bëjmë një balonë, kështu që mund të dalim jashtë dhe të marrim shumë "ajër të pastër”. Nuk do ta kisha aspak problem nëse do të kishim një qen por kjo nuk ka për të ndodhur sepse Delia është "alergjike" nga qentë (ndërsa unë mendoj se jam alergjik nga Delia). Unë, Dereku dhe Normani po planifikojmë të bëjmë prova serioze për betejën e grupeve në revistën javore të rrokut. Kemi shumë kohë - kështu që nuk më zë PANiKU.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Sokrati ecën rrugëve të Athinës, duke u thirrur atyre që ndesh në rrugën e vet... Njih vetveten! Mos u shqetëso për pasurinë, kërko të vërtetën dhe bëhu filozof! Por kjo nuk është në shijet e athinasve. Në fund të një gjyqi, Sokrati dënohet dhe duhet të pijë helm vdekjeprurës. A do të arratiset ai? A duhet ta trembë vdekja.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Do t’i kthejë shpinën Agorasë, dhe ia arrin Diogjeni! Do t'ju kafshojë pulpat, do të ngrejë këmbën dhe do t'ua bëjë në kokë pasurive tuaja, do ta bëjë cope e cikë mendjemadhësinë tuaj! Askush nuk mund ta ndalojë atë; është i tërbuar! Edhe Aleksandrin e Madh e kafshoi. Se Diogjeni është Qen i vërtetë: i lirë, i furishëm,i paepur. Por ai është edhe miku më i mirë i njeriut!
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Maratona më e çmendur në botë! "Shoku im Miushald Roku, një ndër atletet më të famshëm të Miusherisë, më nxori ujët e zi me superprogramin e tij të stërvitjes... pastaj së bashku morëm pjesë në një vrapim supermiushor, ku ndodhi gjithçka, vërtet gjithçka..."
Çmimi: 500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania